PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kush mund të përdorë dietat vegjetariane
2015-07-10 14:14:27 CRI Komenti juaj Printoni

Metodat e shëndetshme të dietës vegjetariane

Së pari, duhet të konsumojmë jo vetëm oriz dhe grurë, por edhe drithëra të tjera si dhe fasule, të cilat janë të pasura në vitaminë B, duke zëvendësuar mungesën e saj për shkak të mos përdorimit të prodhimeve të mishit.

Së dyti, duhet të përzgjedhim sa më shumë perime me gjethe të gjelbra, që janë të pasura në lëndë ushqyese. Perimet e freskëta mund të konsumohen drejtpërdrejt, por është më mirë që të konsumohen në avull apo ë gatuara. Shumë lëndë ushqyese të perimeve mund të thithen më mirë nga organizmi ynë pas gatimit, për shembull, vitamina K, apo katoreni etj.

Së treti, duhet patur kujdes përdorimi I frutave. Nëse konsumohen shumë fruta, duhet të pakësohet konsumi i drithërave, meqenëse frutat përmbajnë 8% sheqer. Kontrolli i sasisë së drithërave të konsumuara pakëson rreziqet e mbipeshës dhe të sëmundjeve kronike.

Së karti, personat që konsumojnë bulmet, duhet të konsumojnë sasi të mjaftueshme qumështi. Ndërsa ata nuk nuk konsumojnë bulmet, ta zëvendësojnë atë me fasule. Produktet e qumështit dhe fasulet përmbajnë proteina, kalcium, vitaminë B etj. Produktet e fermentuara mund të ofrojnë gjithashtu vitaminë B, elementet e hekurit, të zink-ut.

Së pesti, duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe sasisë së vajti, sheqerit dhe kripës gjatë gatimit. Shumë njerëz që përdorin dietën vegjetariane gjatë konsumit të perimeve përdorin shumë vaj, kripë, dhe erëza për të përmirësuar shijen e tyre. Pork jo është e dëmshme për shëndetin.

Duhet patur parasysh se dieta vegjetariane nuk është e përshtatshme për fëmijët, pasi ata janë në fazën e rritjes. Dieta vegjetariane nuk mund t'ua ofrojë atyre elementet ushqyese të mjaftueshme. Konsumi i produkteve të tepërta të mishit gjithashtu nuk është e përshtatshëm për fëmijët por edhe përjashtimi i mishrave në dietën e fëmijës nuk është ide e mirë.

Përveç kësaj, personat që konsumojnë dietën vegjetariane, duhet të bëjnë stërvitje fizike gjatë ditës, si ecje, shëtitje në natyrë por edhe ushtrime të ndryshme gjimnastikore. (Xu Guang)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China