PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sa vështirë të flemë një orë më shumë?
2015-03-22 11:21:24 CRI Komenti juaj Printoni

21 marsi është Dita Botërore e Gjumit. Në këtë ditë, këshillohet një orë më shumë gjumë për çdo person. Kjo ditë ka si synim ndërgjegjësimin e popullatës mbi rëndësinë që ka gjumi për shëndetin. Sipas të dhënave, ekzistojnë disa çrregullime të gjumit në nivele të ndryshme, afro 66% e kinezëve preken nga simptomat e pagjumësisë.

Disa persona nuk i kanë të dukshme simptomat e pagjumësisë, por shohin shumë ëndrra gjatë natës, përpiqen në shtrat si dhe fenomene të tjera të çrregullimeve të gjumit.

Rasti i parë: Lëvizjet e shumta në gjumë, simptomat e çrregullimeve të gjumit

60 vjeçari "Wang" mbeti shumë i çuditur kur e shoqja i tha se e kishte lënduar gjatë gjumit, madje ai ishte befasuar kur kishte parë se xhami i dritares në anën e shtratit ku flinte ishte thyer. Pasi pa dorën e tij të plagosur Wang nisi të dyshonte se këto ishin shkaktuar prej tij, ndërsa flinte, por nuk mbante mënd asgjë.

Në fillim, e shoqja mendonte se lëvizjet e të shoqit ndërsa flinte vinin për shkak të lodhjes gjatë ditës. Por lëvizjet e tij të forta ndërsa flinte vazhduan rreth gjysmë viti. Të shqetësuar për këtë , familjarët e dërguan gjyshin "Wang" në spital për kontroll mjekësor. Pas këntrollit të mjekut u konstatua se ai kishte çrregullime të gjumit dhe këto ndodhnin në periudhën e gjumit të natës të njohur si REM. Pas këshillave të mjekut çrregullimet e gjumit të zotit Wang u pakësuan dukshëm dhe madje nuk u përsëritën më.

Sipas psikologëve, shumë persona besojnë se lëvizjet gjatë gjumit vijnë si pasojë e lodhjes gjatë ditës dhe nuk i konsiderojnë ato si çrregullime të gjumit.

Shumica e personave të prekur nga këto çrregullime nuk kanë simptoma të dukshme psikologjike, prandaj familjarët e tyre mund të shpërfillin veprimet e dhunshme të tyre gjatë gjumit, të cilat jo vetëm ndikojnë cilësinë e gjumit, por edhe fshehin rreziqe potenciale, si plagosje, thyerje të kockave, hemorragji e brendshme etj. Mësohet se çrregullimet gjatë pjesës së gjumit REM, mund të jenë simptoma të fazës fillestare të sëmundjeve të Parkinsonit, Alzheimerit etj. Pacientët e moshuar meshkuj preken më shumë nga çrregullimet e gjumit REM, që është pjesa e parë e gjumit të natës. Për këto fenomene, duhet të kërkohet ndihma profesionale mjekësore në spital.

Rasti i dytë: aktivitetet e tepërta argëtuese deri në orët e vona të mbrëmjes -arsyet e çrregullimeve para gjumit

Në kohët e sotme, aktivitetet argëtuese janë shtuar kryesisht në mbrëmje apo gjatë natës. Shumë të rinj pëlqejnë të shikojnë filma, të luajnë me smartfon deri në orët e vona pasmesnatës. Për shembull, në vitin 2014, një film serial nga Koreja e Jugut u bë shumë i preferuar në Kinë dhe Korenë e Jugut. Një kineze mbi 20 vjeçe e quajtur Lili u bë fanse e këtij filmi. Në orët e vona të së mërkurës dhe të enjtes, kur nisën seritë e reja të këtij filmi të përkthyer në gjuhën kineze, "Lili" qëndroi për një kohë shumë të gjatë para televizorit. Nisën tek ajo simptomat e pagjumësisë dhe në mëngjes dhimbjet e kokës.

Sipas analizave të mjekëve, shikimi i filmave, lojërat e smartfonit janë bërë aktivitete të pashmangshme të të rinjve në kohët e sotme. Si rezultat, në trurin e të rinjve këto ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Sipas të dhënave për përdorimin e celularit, të rinjtë kinezë që merren me punë intelektuale ndërrojnë një celular çdo 7 muaj. 60% e tyre luajnë lojëra në celular, para gjumit dhe këto aktivitete ndikojnë cilësinë e gjumit dhe shkaktojnë simptomat e pagjumësisë.

Rasti i tretë: çrregullimet obsesivo-kompulsive, shkak i pagjumësisë së shpeshtë

Një studente e vitit të dytë të universitetit "Zhao", ka simptoma të lehta të çrregullimeve obsesivo-kompulsive. Asaj i pëlqen të përfundojë çdo gjë në orare fikse, të lexojë librat në faqe fikse. Prandaj, asaj i pëlqen të flerë në orar fiks. Për shembull, ajo do këmbëngul të flerë në orën 01:00. Ajo e kishte zakon të flinte vonë në të kaluarën dhe simptomat e çrregullimeve obsesivo-kompulsive janë shtuar. Mungesa e orëve të gjumit shkakton dështime në provime dhe çrregullime të endokrinës.

Sipas mjekëve, pagjumësia lidhet gjithmonë me sëmundje të tjera psikologjike. "Ndër personat e prekur nga pagjumësia, mund të zbulohen shpesh simptomat e depresioneve, çrregullimeve obsesivo-kompulsive etj." Për personat me probleme serioze të pagjumësisë, orët e gjumit shkurtohen ekstremisht dhe gjatë ditës ata ndjehen të lodhur dhe me humor të keq.

Simptomat e pagjumësisë të rastit nuk janë insomni

Specialistët thonë se simptomat e pagjumësisë janë fenomene të zakonshme. Pagjumësia kronike nis me të paktën 3 netë pagjumë në javë. Përveç kësaj, ky fenomen vazhdon për mbi 1 muaj dhe shkakton shqetësime të dukshme, bie rendimenti dhe ulet energjia. Prandaj, mos u shqetësoni për pagjumësinë e rastit, e cila kalon pas një periudhe.

Sa orë gjumë janë të mjaftueshme në ditë?

Në fakt, personave të ndryshme u nevojiten orar i ndryshëm i gjumit. Disa personave u nevojiten 7 orë gjumë, disa të tjerëve, 9 orë. Koha mesatare e nevojshme për një gjumë të shëndetshëm është 8 orë. Kjo varet dhe se si ndiheni në mëngjes. Nëse ndiheni energjikë, të çlodhur plotësisht, kjo simbolizon se keni fjetur sa duhet, pra jeni ngopur me gjumë. Nëse mezi ngriheni në mëngjes, kjo tregon se nuk ju mjaftojnë orët e gjumi që keni bërë.

Prandaj, çdo njeri duhet ta rregullojë vetë orarin e gjumit sipas kërkesave trupore. Mirë është të ketë disiplinë në orarin e fjetjes dhe zgjimit dhe të respektohet çdo ditë. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China