PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kujdesi për fytyrën pa kremëra kozmetike
2015-03-22 11:16:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kremërat e kozmetikës po përdoren gjithnjë e pak për shkak të përmbajtjes së kimikateve në to! Sytë janë kthyer tek vajërat bimore, të cilat janë testuar nga popuj të ndryshëm për vite me radhë dhe që ofrojnë një lëkurë me shkëlqim, të hidratuar dhe pa rrudha. Indianët dhe kinezët përdorin mjete bimore për një numër problemesh me lëkurën si akne, etj. Sot ju sjellim disa bimë që do ta bëjnë lëkurën tuaj të duket e re dhe me shumë shkëlqim natyral.

1. Aloe vera:

Aloe Vera njihet si bimë më përmbajtje shumë kuruese për lëkurën dhe për këtë arsye kjo është edhe njëra ndër bimët më të përdorura në industrinë e kozmetikës.

Për shkak të përmbajtjes së saj shëruese të lëkurës, ajo ndihmon në shërimin e plagëve, djegies, madje edhe pickimet e lëkurës nga insektet. Aloe vepron në lëkurë si një analgjetik duke lehtësuar dhimbjet e plagëve.

Efekti i saj i menjëhershëm vërehet nëse e preni një pjesë të Aloe Vera dhe e vendosni atë në frigorifer dhe pastaj e vendosni në plagë, atëherë ajo fillon të jap efektin e saj kurues duke e zbutur dhimbjen dhe shëruar plagën.

Aloe gjithashtu njihet edhe si bimë anti-kruajtje, e cila e përmban një substancë e cila e parandalon kruajtjen e lëkurës dhe e qetëson atë, gjithashtu me Aloe vera mund të parandaloni edhe gjakderdhjen të shkaktuar nga lëndimet e vogla.

Për shkak të përmbajtës së lartë të ujit, rreth 99%, Aloe vera është bima ideale për rritjen e elasticitetit dhe riparim të lëkurës. Gjithashtu kjo bimë ndihmon edhe me furnizimin e qelizave të lëkurës më oksigjen

2. Vaj Neem-i ose Margosa është një trajtim i shkëlqyer për fytyrën i përdorur prej shekujsh. Pastron lëkurën në thellësi duke hequr puçrrat dhe pikat e zeza. Rekomandohet për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Gjethet e Neem-it janë një pastrues i mrekullueshëm për gjakun. Kjo bimë shëron plagët dhe ka veti antiseptike.

3. Kurkuma është një tjetër bimë që është lidhur shpesh me bukurinë. Nëse përzjehet me miell dhe and pluhur sandalwood dhe aplikohet në fytyrë do të largojë rrudhat dhe do të shtojë shkëlqimin. Kjo bëhet e përzier me pak mjalt ose vaj ulliri për ta kthyer në formë paste.

4. Sandalwood besohet se ka veti rigjeneruese dhe anti-toksike. Ndodhet tek shumë kremëra kozmetike. Trajton problemet me fytyrën si krruarje, skuqje dhe alergji. Mund të aplikoni pak vaj sandalwood të miksuar me vajin e arrës së kokosit ose pak vaj susami dhe masazhoni vendin ku keni probleme.

5. Trëndafili është i pasur në vitaminë C, ka veti ripërtëritëse dhe freskuese për lëkurën. Uji i trëndafilit përdoret për të lyer fytyrën, ndërkohë çaji i trëndafilit pastron stomakun.

Uji i trëndafilit ka shumë kohë që njihet për freskinë dhe qetësimin që i jep lëkurës.

Ai është gjithashtu një pastrues shumë i mirë i poreve. Për pastrimin e fytyrës përdorni një copë pambuku, do ta shihni që pluhuri, grimi i syve madje dhe kremi pudër do të largohen nga fytyra.

Tonik natyral

Uji i trëndafilit ka veti jo vetëm për pastrimin e fytyrës në thellësi, por ai tonifikon fytyrën.

Ai gjithashtu e bën lëkurën më të butë si dhe eviton skuqjen e fytyrës apo trupit.

Uji i trëndafilit redukton rrathët e zinj poshtë syve. Duhet të keni kujdes pasi lëkura rreth syve është shumë sensitive, prandaj nuk duhet të ushtroni shumë forcë. Aplikoni butësisht pak ujë trandafili rreth syve dhe lëreni gjatë natës.

Uji i trëndafiit i bën flokët tuaj më të butë e më të shkëlqyeshëm. Pasi ta keni larë kokën me shampo, shplajeni atë me ujë trëndafili.

Aroma e trëndafilit ka dhe një efekt të shkëlqyer për çlirimin e stresit. Kjo është dhe një nga arsyet pse uji i trëndafilit përdoret në trajtimet spa, për maska fytyre, masazh, trajtim flokësh etj.

Si ta përgatisni ujin e trëndafilit në shtëpi?

Mirë është që ta përgatisni vetë ujin e trëndafilit në shtëpi.

Për këtë do ju nevojiten:

1. Një litër ujë të distiluar

2. Gjashtë gota me petale trëndafili

•Hidhini të dy këta përbërës në një tenxhere dhe lërini derisa të zihet uji.

•Ulni zjarrin dhe lërini dhe pak më shumë.

Uji juaj i trëndafilit është gati. Lëreni të ftohet, nxirrini jashtë petalet dhe hidheni ujin në një enë të pastër. Ruajeni në frigorifer.

6. Shafrani:

Shafrani është një tjetër erëz e magjishme për lëkurën tuaj dhe nuk është i njejtë me kurkumën (turmeric). Që në lashtësi, shafrani është renditur në majë të klasifikimit për bukurinë e lëkurës. Ai jo vetëm i jep shkëlqim lëkurës por parandalon dhe formimin e rrudhave. Nëse doni të bëni kremin tuaj natyral përzieni shafranin me pak mjaltë dhe vendoseni në fytyrë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China