PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të lehtësohen shqetësimet nga hypochondria
2015-03-13 15:46:16 CRI Komenti juaj Printoni

Profesori 70 vjeçar kinez Bai ka patur simptoma të kapsllëkut dhe gjatë jashtëqitjes të shoqëruar me hemoragji. Brenda një jave, ai ka bërë shumë vizita në spital, ku mjekët kanë zhvilluar mikroskopi në rektumin e tij dhe biopsi patologjike, duke konfirmuar ekzistencën e një polipi në zorrë. Pastaj zoti Bai i është nënshtruar operacionit për heqjen e polipit, por atij i ka lindur dyshimi se në zorrën e tij janë hequr jo polipe por tumore kanceroze, të cilat mund të rilindin pas një periudhe. Megjithëse familjarët dhe mjekët i kanë shpjeguar qartë ai nuk ka besuar se sëmundja e tij ishte kaq e lehtë. Më vonë, kur u prek nga problemet e jashtëqitjes ai nisi të dyshonte se ka tumor në zorrë dhe u shqetësua shumë. Pas kësaj gjendje të vështirë shpirtërore zotin Bai e shtruan në spital në pavionin e sëmundjeve mendore, pasi vuan nga hypochondria

Çfarë është hypochondria e të moshuarve?

Hypochondria është një simptomë e zakonshme në rradhët e të moshuarve. Pacientët e prekur nga hypochondria i kushtojnë vëmendje tepër të madhe gjendjes shëndetësore ose funksionit të trupit. Ata mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj çdo lloj ndryshimi të vogël të trupit, si rrahje zemre, diarre etj dhe mund të frikësohen në mënyrë të pandërgjegjshme nga simptomat, duke i quajtur ato si prova e një sëmundjeje serioze. Në të njëjtën kohë, këta njerëz ndjehen të paqetë dhe kanë shqetësime të mëdha psikologjike.

Pacientët e prekur nga hypochondria bëjnë vizita të shpeshta spital. Ata i kushtojnë vëmendje të madhe vërtetësisë, simbolit dhe arsyes së simptomave. Ata dëshirojnë diagnozën e saktë dhe kërkojnë trajtime mjekësore. Përveç kësaj, disa persona refuzojnë shpjegimet e mjekëve ndaj sëmundjes ose rezultatet e kontrollit objektiv. Ata ndihen të pakënaqur nga shpjegimet rreth sëmundjes.

Në periudhën e vonshme të jetës, të moshuarit ndjejnë shqetësime të ndryshme për shkak të degjenerimit të funksioneve fizike. Ky është fenomen i natyrës. Por disa të moshuar që kanë kulturë të përgjithëshme të pasur dhe arsimimin e duhur studiojnë dhe të analizojnë hollësisht çdo simptomë, sipas artikujve ose librave mjekësore. Duke mos i kuptuar tërësisht njohuritë mjekësore ata mund të konsiderojnë ndonjë simptomë të thjeshtë si simboli i sëmundjeve serioze. Në këtë mënyrë lindin shqetësimet, frika dhe trishtimi i madh .

Kush mund të preket më shpesh nga hypochondria?

1. personat e ndjeshëm, dyshues dhe ata që keqkuptojnë informacionet .

2. personat egocentrikë, që u mungon interesi për çështjet e të tjerëve .

3. personat që i kushtojnë vëmendje të madhe ndryshimit të trupit ose narcisistët.

4. personat që jetojnë në një mjedis familjar intensiv dhe me aktivitete të pakta shoqërore.

Si të lehtësohen vështirësitë dhe vuajtjet e hypochondrisë?

1. përkrahja dhe ndërhyrja psikologjike.

Hypochondria te të moshuarit është një nervozë e zakonëshme. Prandaj, metodat psikologjike janë masat kryesore.

Përkrahja psikologjike:

Duhet të njohim më parë karakteristikat e të moshuarve dhe të krijojmë një aleancë të brendshme me të. Pastaj i shpjegojmë me fjalë të thjeshta marrëdhëniet mes sëmundjes dhe shpirtit, simptomat objektive të sëmundjeve. Kjo është për të pakësuar konceptet e paravendosura të të moshuarve dhe për të lehtësuar frikën dhe dyshimet e tyre.

Duhet ta ndihmojmë të moshuarin të ketë më shumë humor dhe qëndrim pozitiv për jetën. Humori i qëndrueshëm mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin fizik. Duhet të ndihmojnë të sëmurët të kuptojnë në mënyrë të drejtë njohuritë mjekësore. Mos i besoni verbërisht ato njohuri.

Përveç kësaj, mund të inkurajojmë të moshuarit të marrin pjesë në ushtrime fizike dhe aktivitete kolektive, duke u krijuar interesa në shumë fusha. Kjo është për transferimin e kujdesin e tyre në fusha të tjera.

Terapia njohëse:

A. vlerësimi i drejtë i gjendjes shëndetësore: shumë të moshuar kanë vlerësime negative për gjendjen shëndetësore të tyre. Këto vlerësime negative dhe shqetësime të tepërta për sëmundjet nuk favorizojnë shëndetin psikologjik të tyre. Prandaj, më parë duhet të vlerësohet në mënyrë objektive gjendja shëndetësore fizike dhe psikologjike. Një qëndrim pozitiv për shëndetin është shumë i rëndësishëm.

B. njohja në mënyrë të drejtë e problemeve të moshës së tretë: është një proces natyror, i zakonshëm dhe i pashmangshëm që në mëshën e tretë njerëzit ndërpresin profesionin. Të moshuarit duhet të pranojnë dhe të kuptojnë plotësisht ligjin e metabolizmit dhe të zëvendësimit, pastaj mund të kenë një qëndrim të stabilizuar për jetën pas pensionit.

C. njohja e rëndësisë së mësimit në moshën e tretë : "shfrytëzimi i shpeshtë i trurit mund të parandalojë rënien e intelektit". Prandaj, të moshuarit mund të marrin pjesë në disa aktivitete kulturore sipas kushteve dhe interesave konkrete të tyre, si leximi, shkrimi, pikturimi, aktivitete të muzikës, vallëzim, kopshtari, shah etj. Këto aktivitete mund të zgjerojnë vizionin dhe të përmirësojnë humorin e tyre. Aktivitetet kulturore mund të shërbejnë si masa për mbrojtjen e shëndetit të të moshuarve.

2. terapia e ilaçeve

Për shkak se hypochondria e disa të moshuarve është relativisht kokëfortë, ndërhyrja psikologjike ka efekte të kufizuara. Nëse dëshironi të lehtësoni sa më shpejt vuajtjet shpirtërore, mund të ndërmerret edhe terapia e ilaçeve për të stabilizuar gjendjen shëndetësore të të moshuarve.

3. përkrahja familjare

Familjarët e të moshuarve të prekur nga hypochondria duhet ta shoqërojnë shpesh të moshuarin, për të forcuar besimin e tyre. Kjo është për të ruajtur humorin e mirë të të moshuarve,që ka ndikim shumë të mirë terapeutike për hypochondrinë.

Të moshuarit mund t'i kushtojnë vëmendje shëndetit së tyre, por nuk duhet të dyshojnë për çdo shqetësim fizik të tyre. Shëndeti i të moshuarve nuk mund të krahasohet me atë të të rinjve. Por qëndrimi pozitiv për jetën në periudhën e pensionit është shumë i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe psikologjik të të moshuarve . (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China