PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prekja nga kanceri, vetëm një fat i keq?
2015-01-09 16:47:06 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekip studiuesish amerikanë thonë se pjesa më e madhe e kancerëve shkaktohen më shumë nga fati i keq, sesa nga faktorë si duhanpirja apo stili i jetës.

Ata shpjeguan arësyet pse disa njerëz janë me të rrezikuar nga prekja prej tumoreve sesa disa të tjerë.

Studimi është publikuar në gazetën "Science" dhe tregon se 2/3 e llojeve të tumoreve të analizuar, shkaktohen nga mutacione të rastësishme dhe jo si pasojë e mënyrës së jetës.

Por, gjithsesi disa nga kanceret më të zakonshëm janë të lidhur me stilin e jetesës që bëni.

Studimi tregon se dy të tretat e llojeve të kancerit janë thjesht shans , por një e treta e mbetur ende janë të ndikuar nga mënyra e jetesës.

Shumë alkool, duhan mbipeshë etj., janë disa nga faktorët që ndikojnë në shëndetin tone.

Pa harruar që pirja e duhanit shkakton një të pestën e të gjithë kancereve në mbarë botën.

Këto rezultate janë një kujtesë se shpesh kanceri është vetëm një fat i keq dhe i vetmi opsion për ta luftuar është zbulimi i hershëm i tij.

Shumica e llojeve to tij mund të krijohen për shkak të fatit të keq, më tepër se prej faktorëve të rrezikut, siç është duhanpirja.

Pra, pavarësisht se kanceri shkaktohet kryesisht prej fatit të keq, kjo nuk duhet të shërbejë si shfajësim për të hequr dorë nga përgjegjësitë.

Mjeku i famshëm Richard Smith thotë se të vdesësh nga kanceri është vdekja më e mirë, prandaj ndalni shpenzimin e milionave duke u munduar që ta kuroni atë.

"Independent" në Londër shkruan se Dr. Smith, ish-botues i British Medical Journal dhe pjesëtar i Bordit, në një raport të publikuar tek kjo gazetë e njohur mjekësore, vlerëson se kanceri jep kohë tek njerëzit e prekur që t'i thonë lamtumirë të dashurëve të tyre, por edhe të përgatiten për vdekjen. Dr. Smith thotë se një vdekje e tillë është shumë më e pranueshme sesa një vdekje e papritur apo një humbje jete pas një stërmundimi me vuajtje dhe dhimbje.

"Mund të thoni lamtumirë, të analizoni jetën tuaj, të lini mesazhet tuaja të fundit, të vizitoni vende të dëshiruara, për një herë të fundit, të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, të lexoni librat tuaj më të dashur dhe të përgatiteni, për të shkuar pranë Zotit", - thotë dr.Smith.

Ai sugjeron t'i qëndroni larg onkologëve me shpenzime të mëdha, ndalni së harxhuari miliona duke u përpjekur të kuroni kancerin".

Artikulli nga Dr.Smith, drejtues edhe i emisionit mjekësor në BBC, u publikua më 31 dhjetor 2014.

Pas publikimit të këtij artikulli dr.Smith është përballur me replika të shumta.

Pjesa më e madhe e komentuesve në "British Medical Journal", si dhe mediet angleze si "Independent", "Telegraph", "Daily Mail" apo Huffington Post, Russia Today, Fox News, ishin kritike ndaj tij. Nuk mungonin as "urimet" që këtë sëmundje ta provonte vetë doktori. Kurse në morinë e komenteve tek shkrimi origjinal në BMJ, këtij mjeku i thuhej ndër të tjera: "Ky doktor duket qartë se nuk ka jetuar pranë ndonjë njeriu të prekur nga kanceri në pancreas.

Nga ana tjetër mjeksëia tradicionale beson se ka disa mënyra që kurojnë sëmundjen e kancerit.

1. Domatja e zezë është një perime që përmban anthocyanin – një antioksidant që vret qelizat kanceroze si dhe lufton diabetin dhe obezitetin.

Në fillim kjo bimë u rrit në Britani dhe u zbulua nga Ray Brown (66-vjeçar).

Ngjyra e pazakontë e kësaj domateje vjen nga pigmenti në lëkurën e saj kur bie në kontakt me diellin. Shijen e ka tepër të fortë. Nga brenda kjo domate është e kuqe.

Herbalisti kinez sugjeron "Pijen e Mrekullisë"- Kjo pije përgatitet fare lehtë, mjafton të keni një mollë jeshile, një karotë dhe panxhar. Pasi i keni larë dhe grirë mirë të gjitha i fusni në një shtrydhëse frutash për të përftuar lëngun. Konsumojeni menjëherë. Për një rezultat dhe shije më të mirë shtoni pak limon dhe pak mjalt. Kurrsesi nuk duhet t'i shtoni sheqer.

Kjo pije që përbëhet nga fuqia e dy perimeve dhe një fruti ka antioksidantë që të shpëtojnë jetën. Mollët përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6, C, E dhe K, folate, niacinë, zink, bakër, magnez, kalium, fosfor, hekur, kalcium etj. Karotat përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B3, B6, C, E and K, folate, niacinë dhe acid pantothenic.

Po ashtu përmban mineralet si kalium, kalcium, fosfor, magnez. Një nga komponentët më të rëndësishëm tek karota është betakaroteni.

Kjo pije është shpresë e re për pacientët që vuajnë me kancer. Në fakt, disa vite më parë një herbalist kinez ia rekomandoi këtë pije një pacienti të tij që vuante nga kanceri i mushkërive. Duke e konsumuar këtë pije çdo ditë për 3 muaj pacienti u shërua nga sëmundja që i kërcënonte jetën. Nuk është vetëm efektive për sëmundjen e kancerit të mushkërive, por kuron gjithashtu çdo lloj kanceri dhe rritjen e qelizave të kancerit.

Pjepri i hidhur vret qelizat e kancerit

Pjepri i hidhur e ka origjinën nga Azia, nga disa vende të Afrikës dhe nga Karaibet, dhe sot kultivohet edhe në Amerikën e Jugut. Pjepri i hidhur në mjekësinë kineze është edhe ushqim edhe ilaç. Kina e përdor këtë ushqim për të vrarë bakteriet, viruset dhe disa qeliza kancerogjene, po ashtu për reduktimin e inflamacionit dhe pastrimin e gjakut.

Të paktën 32 kimikate aktive janë identifikuar tek pjepri i hidhur, përfshi dhe antioksidantët e fuqishëm si lutein, likopen dhe zeaxanthin.

Përsa i përket vitaminave pjepri i hidhur është një burim vitaminash dhe shumë i pasur në hekur! Pjepri i hidhur ka dy herë më shumë beta-carotene se brokoli, dy herë më shumë kalcium se spinaqi, dy herë më shumë kalium se banania, po ashtu përmban vitaminë A, C, B1 dhe B3, fosfor dhe fibra dietike. Shumë thonë se hidhësia tek ky pjepër vjen nga përmbajtja e lartë e kininës. Aziatikët e shquajnë këtë pjepër si një ushqim për parandalimin dhe trajtimin e malaries.

Nga hulumtimet e kryera tek kinezët lidhur me sekretin e tyre të jetëgjatësisë u përfshijnë mijëra gra dhe u arrit në përfundimin se femrat që konsumonin përditë lakër kineze dhe rrepë të bardhë, kishin më pak rrezik që pas menopauzës të prekeshin nga kanceri i gjirit.

Ndërkohë, helmi i gjarprit largon kollën dhe parandalon kancerin.

Disa pjesë të gjarprit kur përdoren së bashku me formula të tjera të mjekësisë kineze kanë një efekt më të madh kundër infertilitetit.

Guanabana, 10 mijë herë më e fuqishme se kimioterapia

Graviola apo guanabana qëndron në majë të listës së ushqimeve që luftojnë qelizat kanceroze dhe mund të shërojë kancerin.

Sipas hulumtimeve shkencore graviola "mbyt" qelizat kanceroze dhe është 10.000 herë më ë fuqishme se kimioterapia.

Graviola është gjithashtu e mrekullueshme pasi nuk shkakton efektet anësore që rezultojnë si pasojë e kimioterapisë, kështu që ky frut nuk lë pasoja të dëmshme në organizëm dhe nuk jep efekte të padëshiruara.

Graviola rritet në Amerikën Latine, nga jugu i Meksikës në Peru deri në Brazil.

Ajo ka shije të të ëmbël dhe preferohet shumë pasi është një kombinim shijesh I disa frutave ekzotike si ananas dhe banane.

Në të kaluarën çaji i përgatitur nga gjethet e graviolës përdoret si mjet për qetësim dhe për të luftuar diabetin, gjithashtu edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë. Në Indi këtë frut e përdorin për një gjumë sa më cilësor, gjithashtu kundër sëmundjeve të fshikëzës së tëmthit, ftohjes dhe kundër dehjes.

Guanabana ka vitamina të shumta përfshi vitaminë C, B1 dhe B2 dhe fosfor.

Ky frut përveç rolit që ka në luftën kundër kancerit, ndikon pozitivisht edhe në punën e organeve të brendshme, lufton mykun, bakteriet, parazitët dhe lehtëson depresionin dhe qetëson sistemin nervor.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China