PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Luhajtjet e humorit në adoleshencë
2014-11-21 09:29:03 CRI Komenti juaj Printoni

Adoleshenca është një fazë e rëndësishme e jetës sonë, periudhë kalimtare nga fëmijëria tek pjekuria. Të rinjtë në adoleshencë mund të kenë luhatje të madhe humori, dhe shpeshherë këto luhatje mund të jenë të pakontrolluara. Në këtë fazë të jetës së adoleshenitit, prindërit duhet të kuptojnë botën e tij të brendshme dhe arsyet e luhatjes së humorit, për të kuptuar sjelljen e fëmijës së tyre.

Ndryshimi i humorit tek adoleshentët:

1. Humori dhe emocionet tek adoleshentët nuk shfaqen plotësisht. Para adoleshencës, fëmijët thonë atë që mendojnë dhe janë të sinqertë në shfaqjen e ndjenjave si gëzim, zemërim, shqetësim apo dhe frikërat e tyre shihen dukshëm përmes shprehjeve të fytyrës. Veprimet dhe aktivitetet e fëmijës përputhen në përgjithësi me ndjenjat e tyre të brendshme të tyre. Por, fëmijët në moshën e adoleshencës janë më të rritur. Në të njëjtën kohë, ata kanë aftësi më të forcuar të vet-kontrollit. Shprehjet në mimikën e tyre sa vijnë dhe pakësohen. Megjithatë emocionet e brendshme dhe humori bëhen më të forta. Këto përvoja emocionale mund të zgjasin për një kohë më të gjatë. Ata do të pakësojnë shfaqjen e humorit dhe do të mbajnë më shumë emocione të brendshme pa shprehur. Megjithatë mund të ketë edhe nga ata që nuk e kanë shumë të zhvilluar ndjenjën e vetëkontrollit duke shpërthyer papritur ndaj një situate.

Janë të shumta arsyet se pse një i ri mund të bie në depresion. Për shembull, mund të zhvillohet në adoleshencë ndjehen si të pavlefshëm dhe mund të jenë të dobët në mësime.

3.Aktiviteti seksual në moshë të re

Adoleshentët kanë një dëshirë të madhe për t'u afruar me seksin e kundërt, megjithatë duhet të kenë kujdes nga seksi i pambrojtur për shkak të shtatzënisë së padëshiruar dhe infeksioneve të ndryshme apo sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Në këtë periudhë delikate prindërit duhet të qëndrojnë shumë pranë fëmijës së tyre.

Përveç ndryshmeve të mëdha psikologjike, fëmijët kalojnë edhe një rritje fizike shumë të shpejtë në periudhën e adoleshencës. Çekuilibri hormonal shkakton shumë çrregullime të tjera në organizëm.

Ja cfarë mund të ndjejnë disa adoleshentë:

1. Kërkesa të larta për pamjen e jashtme dhe janë të kujdesshëm me veshjet: Disa të rinj janë tepër të kujdesshëm për pamjen e tyre të jashtme dhe shqetësohen shumë nëse kanë defekte fizike apo nuk janë të pashëm sa duhet. Për këtë ata priren të gjejnë difektet në pamjen e jashtme si shëndoshje, pika të zeza në lëkurë, etj.

2. Të ndjeshëm ndaj gjinisë së kundërt: Të vetëdijshëm në periudhën e adoleshencës, të rinjtë mund të reagohen me ndjeshmëri të lartë për veprimet dhe fjalët e miqve të gjinisë së kundërt. Ata mund ta konsiderojnë miqësinë si dashuri.

3. Krizat emocionale: adoleshenca është një periudhë me luhatje të madhe emocionale. Nëse të rinjtë provojnë dështime të mëdha në mësim, miqësi dhe jetë, ata mund të bëjnë veprime të jashtëzakonshme për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit.

4. Zbrazëti shpirtërore: Adoleshenti mund të bjerë në depresion, humb interesin për jetën dhe çdo gjë i duket pakuptim. Pëlqen të qëndrojë në shtrat pa bërë asgjë dhe është i dobët në mësime.

Po si mund t'i menaxhojmë problemet që has fëmija juaj adoleshent:

1. Njohja dhe pranimi i vetvetes. Vetënjohja është baza e shëndetit psikologjike. I riu duhet të jetë në gjendje të adaptohet me ambientin e jashtëm për të ruajtur një gjendje të shëndetshme psikologjike.

2. Të bëhet i aftë përballë dështimeve: Adoleshenti duhet të jetë i aftë dhe i përgatitur për dështimet. Gjthashtu duhet t'i pranojë gjërat sic janë. Të kuptojë që thelbi i dështimeve në jetë janë përvojë psikologjike për të mësuar jetën dhe situatat në të ardhmen.

3. Vetkontroll i emocioneve negative: qëndrueshmëria emocionale është kushti bazë i shëndetit psikologjik. Kontrolli i emocioneve negative duhet të bëhet më parë nëpërmjet mendimeve të drejta. Duhet të kuptojmë që ka gjëra që nuk mund t'i ndryshojmë dhe jo cdo gjë varet nga ne. Duhet të pranojmë që bota nuk është perfekte dhe t'i pranojmë gjërat sic janë.

4. Komunikimi më i shpeshtë me miqtë dhe të afërmit. Adoleshenti duhet të marrë pjesë më në aktivitete të ndryshme sportive dhe argëtuese si futboll, basketboll, shah, noti etj për të larguar emocionet negative dhe plogështinë, duke e lëshuar veten drejt periudhe të shëndetshme kalimtare të adoleshencës (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China