PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hurma, fruti magjibërës
2014-11-07 09:44:23 CRI Komenti juaj Printoni

Hurma është një frut i shijshëm dhe njëkohësisht shumë i ushqyeshëm. Pothuajse pjesa jonë më e madhe e pëlqejnë këtë frut. Ajo përmban shumë vlera ushqyese dhe vitamina, pothujse dyfish më shumë se frutat e tjera. Nëse konsumojmë 1 hurmë në ditë i bëjmë një nder të madh organizmit, pasi mund të marrim një sasi të konsiderueshme vitaminash.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, hurma mund të ndihmojë në pastrimin e mushkërive, të asgjësojë nxehtësinë e brendshme, të parandalojë dizanterinë, të nxisë funksionin tretës etj. Hurma është e pasur n karotene, riboflavin, vitaminën C dhe proteinë.

Kina është vendi i origjinës i hurmës, e cila ka një histori të mbjelljes m[ shumë se 1000 vjetë. Ky frut ndahet në dy lloje: hurma e ëmbël dhe hurmë rrudhëse. Lloji i parë mund të konsumohet drejtpërdrejt, ndërsa lloji i dytë kërkon lënien për një kohë në ujë të grohtë etj.

Hurma është e pasur në glukozë, saharozë, frutozë etj., prandaj ajo është shumë e ëmbël. Konsumi i hurmës mund të sjellë ndjenjen e ngropjes më shumë se konsumi i një molle apo dardhe. Hurma e freskët përmban edhe shumë jod, i cili mund të parandalojë dhe përmirësojë problemet me tiroiden.

Hurma ka gjithashtu pektinë, një llojë fibre dietike që mund të shkrihet në ujë. Kjo fibër pastron zorrët dhe nxit jashtëqitjen, duke parandaluar kapsllëkun. Ata që punojnë shumë duhet të konsumojnë hurma për zvogëlimin e inflamacioneve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, dhe për shëndetin e organizmit në tërësi.

Përveç kësaj, hurma mund të parandalojë ngurtësimin e arterive kardiovaskulare. Vetëm pacientët e prekur nga infarkti miokardial nuk duhet të konsojmë shumë hurma, pasi mund të ketë rol negativ për shëndetin e tyre

Hurma është një frut i shkëlqyer për uljen e tensionit, prandaj personat që vuajnë nga hipertensioni duhet ta konsumojnë këtë frut.

Një tjetër mënyrë e konsumit janë dhe hurmat e thata, që kanë jo vetëm një shije të mirë, por kanë dhe avantazhin e rezervimit për një kohë të gjatë.

Po si mund të thahen hurmat?

Së pari, duhet të zgjidhni hurmat e mëdha dhe të pjekura mirë e pa shumë bërthama.

Së dyti, duhet të hiqet plotësisht lëkura e hurmës.

Së treti, thahen hurmat nën ndriçimin e diellit. Duhet të vendosen hurma pa lëkurë në një ambientin me dritë dhe me ajër të pastër. Pas 10 ditësh, hurma do të zvogëlohen në volum. Mund të "shtrydhim" këto hurma çdo 4 ditë, për të hequr lagështirën e brendshme të hurmës.

Së kartërti, kur hurmat thahen plotësisht, mund të rezervohen në një mjedis me temperaturë të ulët.

Hurma mund të bëhet dhe reçel. 600 gramë hurma të pjekura, 250 gramë sheqer, 1 limon. Pastrojmë limonin dhe shtrydhim lëngun. Heqim lëkurën e hurmës dhe e presim në copa. Ziejimë së bashku hurmat, lëngun e limonit në temperaturën e vlimit. Shtojmë sheqer dhe e lëmë në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht me lugë.

Më sipër thamë që hurma ndahet në dy lloje: ajo e ëmbël dhe "hurma rrudhëse". Hurma e tipit të dytë mund të rezevohen së bashku me mollët, dardhët, murrizin, kivin në ambjent të mbyllur. Pas 5-7 ditëve, shija rrudhëse e hurmës do të asgjësohet dhe do të bëhet hurmë e ëmbël. Hurma që piqen me anën e kësaj metode kanë një aromë të veçantë të ëmbël dhe bëhen më të buta. Mund të fusni disa hurma rrudhëse së bashku me 1-2 mollë në një qesë të mbyllur.

Pas 2-3 ditësh, hurmat do të piqen plotësisht.

Ja kur nuk duhet të hani hurmë:

1.Me stomakun bosh

Kur jemi të uritur stomaku sekreton më shumë acide të tretjes. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulçer, gjakderdhjen dhe probleme të tjera serioze në stomak.

2.Disa hurma në të njejtën kohë

Hurma përmabn shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë thithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.

3. Konsumi i hurmës me fruta deti

Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbejtje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë etj dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.

4. Hurma me lëkurë

Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet ta heqja e lëkurës.

Kush nuk duhet të konsumojë shumë hurma?

1. Të gjithë ata që vuajnë nga anemia nuk duhet të konsumojnë shumë hurma, pasi mund të ndikojnë thithjen e hekurit.

2. Personat me diabet, pasi hurma ka shumë sheqer

3. Personat me gastrit kronik, keqtretje dhe sëmundje të tjera në aparatin tretës nuk duhet të konsumojnë shumë hurma. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China