PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shëroni trupin në mënyrë natyrale
2014-10-10 09:43:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ndikimet më të mëdha biologjike në organizmin tonë janë ushqimi,ushtrimet dhe faktorët e mjedisit. Për të përmirësuar këto kushte ekzistojnë disa mënyra natyrale për një shëndet të mirë.

Këtu futen bimët,kurat popullore, puna me muskujt dhe kockat si dhe meditimi.

Hapi 1 -Kuptoni faktorët që ju çojnë në sëmundje

Njerëzit në Perëndim rrallëherë janë 100% të shëndetshëm.

Faktorët kryesorë që ndikojnë tek kjo janë:

1. Ushqimi jo natyral: ushqimi i përpunuar dhe mungesa e vitaminave, mineraleve, enzimave, konsumi i ushqimeve të shpejta, kombinimi i gabuar i ushqimit, dieta jo e përshtatshme etj.

2. Ndotësit, pesticidet, ilaçet mjekësore, ndotja e ujit dhe e ajrit, përdorimi i plastikës etj.

3. Mungesa e ushtrimeve: Mungesa e aktivitetit fizik çon në probleme shëndetësore.

4. Emocionet dhe ndjenjat negative, frika, zemërimi, inati, zilia etj

5.Humbja e besimit, depresioni etj

Ndjenjat negative gjatë jetës shkaktojnë tension muskujsh, gjë që bllokojnë rrjedhën e bioenergjisë apo siç e quajnë kinezët energjinë "CHI" në trup, kryesisht brenda meridianëve. Kjo gjë dobëson qarkullimin e gjakut dhe sistemin endokrin duke ndikuar tek organet vitale.

Si rezultat i këtyre shfaqen sëmundjet dhe problemet në organizëm.

Si rezultat i dobësimit metabolik dhe përdorimit të tepërt të ushqimeve jo të shëndetshme toksinat akumulohen në trup, kryesisht në indet dhjamore.

Acidet organike ndikojnë indet duke pakësuar mineralet. Aciditeti i tepërt në trup sjell shumicën e sëmundjeve.

Infeksionet: Toksinat akumulohen atje ku qarkullimi i gjakut ngadalësohet, për shkak të bllokimit emocional, duke çuar në kontraktimin e muskujve.

Infeksionet janë një reagim i trupit për t'u shëruar dhe shkatërruar ngarkesat e larta të toksinave të akumuluara në organizëm.

Përdorimi i medikamenteve për të luftuar këto infeksione frenon dhe dobëson aftësitë që ka sistemi ynë imunitar për ta pastruar vetë organizmin.

Nëse trupi është ende i fortë, i eleminon toksinat në mënyrë të përsosur. Kur haseni me një infeksion akut, kryesisht në formën e të ftohtit apo etheve duhet të dini që nëse trupi dobësohet sasia e toksinave rritet dhe organizmi nuk lufton më si duhet.

Sistemi imunitar bëhet tepër i dobët për të luftuar toksinat duke çuar në shfaqjen e sëmundjeve si kancer etj.

Varësia nga ushqimi dhe alergjitë: -Këto fenomene janë tepër të përhapura në shoqërinë tonë. Një alergji shihet si një reaksion imunolog kundrejt një preteine të huaj. Sistemi i gjendrave është projektuar për të transportuar hormone adrenale në gjak dhe dopaminën në tru. Në shoqërinë tonë njerëzit sidomos fëmijët janë të varur ndaj disa tipe ushqimesh si ëmbëlsirat, patatet e skuqura, djathi, mishi i kuq dhe të gjitha ushqimet që konsumojmë shpesh.

Pas disa vitesh konsumi ushqimesh të përpunuara sistemi i gjendrave dobësohet dhe kërkohen stimulantë edhe më të fortë. Më pas ju vareni nga alkooli, kafja, çaji, duhani etj.

Më pas nis shfaqja e simptomave, disa prej të cilave mund të kenë lidhje të drejtpërdrejt me ushqimin e patretur mirë, që përthithet nëpërmjet mureve të dobëta të zorrës dhe që shkakton reaksione të forta, këto simptoma janë si rezultat i alergjisë nga ushqimet.

Personat që janë alergjikë ndaj ushqimeve të veçanta zakonisht vuajnë nga diabeti, tensioni i ulët, sistemi i dobët imunitar ose dhe mungesë e enzimës së tretjes.

Ushqimet më problematike tek personat që kanë alergji ndaj ushqimeve janë:

1. Qumështi dhe nënproduktet e tij

2. Ushqimet që përmbajnë gluten

3. Ushqimet e ëmbla

4. Margarina

5. Mbipërdorimi i alkoolit, kafesë, çajit dhe stimuluesve të tjerë

Ushqimet që nuk përkojnë me grupin tuaj të gjakut shkaktojnë zakonisht problem. Për më tepër, çdo ushqim që përmban pesticide ose substanca të tjera kimike është një shhkatërrues potencial i shëndetit.

Hapi 2-Rruga drejt shëndetit të mirë.

Për shkak të padijes apo dhe neglizhencës ne zgjedhim ushqimet e gabuara, nuk bëjmë fiskulturë për shkak se jemi dembelë ose nuk kemi kohë, apo qoftë edhe nga krijimi i emocioneve negative si pasojë e mosbesimit tek vetja, frikës etj. Të gjitha këto çojnë në dobësimin e shëndetit tonë.

Në radhë të parë duhet të gjeni çfarë ju pëlqen duke provuar leximin, meditimin dhe eksperimente të tjera si këto.

Duhet të dini që sëmundja nuk është diçka që ndodh vetvetiu, që një ditë jeni i shëndetshëm dhe ditën tjetër sëmureni me kancer.

Në fakt trupi ynë ka potencial për t'u shëruar vetë, por kjo varet nga disa faktorë.

Një tregues se ju jeni të shëndetshëm tregohet edhe në faktin se sa shpejt ju shërohet një plagë, madje dhe se sa shpejt ju rriten thonjtë dhe flokët.

Rregulla bazë drejt një jete të shëndetshme

1. Evitoni ose pakësoni kontaktin me:

- Mikrovalën dhe të skuqurat;

- Ushqimet me gluten, qumështin e lopes dhe ushqimet e ëmbëlsuara

. Mishin e përpunuar, përfshi kremvicet etj

. Ushqimet acide në kontakt me metalin

. Produktet OMGJ

. Margarinën

. Kimikatet

. Pijet e gazuara apo lëngjet e kutive

. Ushqimet jo të përshtatshme për grupin tuaj të gjakut

. Duhanpirjen dhe përdorimin e tepërt të çajit, kafesë dhe alkoolit

. Ushqimet e gatshme apo nhrohjen e ushqimit

. Ujin me flor dhe klor

. Dritën fluoreshente

. Rrobat sintetike sidomos të brendshmet

Shtoni kontaktin me:

- Perimet e freskëta dhe ushqimet organike; ushqimet me ngjyrë vjollcë

. Konsumoni më tepër fara, arra dhe kos

. Përdorni më shumë qelq në kuzhinë dhe konsumoni ushqimin menjëherë pas gatimit

. Konsumoni vajin e farës së lirit; vaj ulliri dhe vajin e arrës së kokosit

. Perimet e gjalla dhe ato me gjethe jeshile

. Konsumoni spirulinë dhe fara chia

. Konsumoni çaj jeshil çdo ditë

. Flini me kokën në drejtim të veriut apo lëindjes dhe hiqni të gjitha pajisjet elektrike gjatë natës

. Shtoni aktivitetet në natyrë

. Meditoni

Pra, për të pasur një shëndet sa më të mirë nevojitet ushqimi natyral, frymëmarrja me ritmin e duhur, aktivitet fizik, përmirësim i sjelljes mendore dhe emocionale, si dhe pastrim i trupit dhe shpirtit me metoda të ndryshme..

Rolin më të madh për shërimin e trupit e qarkullimi i mirë i bioenergjisë apo energjisë "chi".

1. Përmirësoni ushqimin: zbuloni çfarë nuk ju bën mirë dhe evitoni ushqimet e përpunuara apo me kimikate. Kushtojini vëmendje kombinimit të ushqimeve.

2. Konsumoni ujë me limon gjatë ditës për të ndihmuar trupin të nxjerrë jashtë toksinat.

 

3.Kujdesni nga bakteriet dhe parazitët në zorrë dhe konsumoni më shumë probiotikë (kos, çokollatë të zezë, lakër turshi etj)

4. Forconi trupin, bëni rregullisht ushtrime, joga, fitness etj

5. Përmirësoni rrjedhën e energjisë me refleksologji, akupunkturë, masazh, etj.

6. Krijoni një ambjent të mirë jetese: minimizoni përdorimin e sintetikeve dhe plastikës dhe reduktoni rrezatimin në shtëpi.

7. Mësoni si të meditoni dhe si të largoni mendimet dhe emocionet negative.

Balanca. Sipas mjekësisë kineze çdo gjë në organizmin tonë vjen si pasojë e ndërveprimit të dy forcave të kundërta; që quhen yin and yang. Yin është i ftohti; yang është i nxehti dhe të qenit aktiv.

Në mjekësinë perëndimore trupi shihet si një ndërveprim mes tensionit dhe relaksit, sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik etj.

Si pjesë e shërimit tonë përpiqemi për ekuilibër jo vetëm në nivel biokimik, por edhe në emocionet dhe mënyrën tonë të të menduarit.

Shumë terapistë janë të mendimit se pjesa më e madhe e sëmundjeve nisin tek zorrët ose më mirë tek trakti gastrointestinal

Ata këshillojnë agjërimin apo pastrimin e organizmin për të eleminuar toksinat.

Pija që ju pastron organizmin

Ndoshta konsumi i një pije brenda së cilës ka hudhër nuk ju gëzon, por ajo është e shkëlqyer për shëndetin tuaj.

Pija e mëposhtme ju largon kripën e tepërt nga trupi, pastron organizmin nga viruset, infeksionet dhe bakteriet, pastron gjakun, forcon sistemin imunitar dhe zemrën.

Kjo pije ndihmon gjithashtu në heqjen e yndyrës së tepërt dhe përmirëson metabolizmin. Këshillohet për çdo grua. Pija me hudhër do t'ju pastrojë gjithashtu oraganizmin nga toksinat.

Përgatitja:

Ndani në gjysmë 12 thelpinj hudhër, dhe vendosini në një kavanoz qelqi, Sipër shtojini gjysmë litri verë të kuqe. Mbylleni kavanozin dhe vendoseni pranë dritares, e ekspozuar ndaj diellit për 2 javë. Çdo ditë tundeni kavanozin 2-3 herë. Pas 2 javësh, konsumoni një lugë të kësaj pijeje 3 herë në ditë para buke. Pasi të mbarojë bëni një pushim 6-mujor. Mund ta përsërisni 2 herë në vit.

Mrekullia për pastrimin e veshkave

Nëse keni ndonjë problem me veshkat, traktin urinar apo fshikëzën e urinës ju sjellim një pije që do t'ju zgjidhë problemin.

Veshkat janë organ jetik në trupin tonë. Ato filtrojnë 200 litra gjak në ditë dhe nuk lejojnë që toksinat të futen në trupin tonë.

Armiqtë më të mëdhenj të veshkave janë proteinat shtazore, pijet me gaz, produktet OMGJ, ëmbëltuesit artificialë, kafeina dhe cigaret.

Për të pastruar veshkat duhet të konsumoni ujë në sasi të lartë.

Për të bërë jë pije që largon problemet me veshkat ju duhen:

- 1 Kivi

- 1 Banane

- lëngu i gjysmë limonit

- ½ gote arra

- ½ luge majdanoz

- 1 gotë ujë

Mënyra e përgatitjes:

Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në blender dhe miksojini. Limonin duhet ta shtrydhni përpara se ta hidhni në blender.

Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China