PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kuinoa, "nëna e drithërave", pse duhet ta konsumojmë
2014-08-08 10:10:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kuinoa është një superushqim pasi është tepër i pasur me proteina dhe tepër antioksidantë, si flavonoide, kuercetinë etj.

Ja pse duhet të konsumojmë kuinoa...

Përfitime anti-inflamatore

Pjesa më e madhe e studimeve kanë treguar se nëse kuinoa konsumohet çdo ditë mund të rregullojë punën e zorrëve si dhe ul nivelet e inflamacionit. Kjo falë listës së substancave dhe elementeve që gjenden tek kuinoa si acid fenolik, vitaminë E dhe saponinë që ndodhen në pjesën e cipës që vesh kuinoan. Saponina që gjendet tek kuinoa është provuar të ketë veti anti-inflamatore dhe antioksidative.

Studimet e kryera tek kafshët kanë treguar se kuinoa ka aftësi të ulë nivelin e kolesterolit në gjak. Po ashtu ajo mbron enët e gjakut, duke ulur rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe arteriosklerozën.

 

Antioksidantët e lartë tek ky drithë e bëjnë atë një superushqim, i cili ul riskun e prekjes me kancer.

Hulumtuesit e lidhin përdorimin e hershëm të kuinoa-s rreth 3 mije vjet para Krishtit, kur konsumi i saj u përhap gjerësisht në Amerikën e Jugut. Në atë kohë ekzistonin rreth 250 loje kuinoash. Ky drithë është i aftë t'i mbijetojë lartësive të larta, ajrit të ftohtë, shirave dhe temperaturës së ftohtë. Për më tepër, të gjitha pjesët e bimës janë të ngrënshme, duke përfshirë jo vetëm farat që ne blejmë në dyqan por edhe gjethet dhe pjesët e tjera.

Vlerat ushqimore të kuinoa-s për (100 gramë)

372 kalori

Proteina- 11.49 gramë

Yndyrë 4.86 gramë

Karbohidrate 71.2 gramë

Kalcium 66 miligramë

Hekur 8.5 miligramë

Vitamin C 1 gramë

Tiaminë 0.24 gramë

Riboflavin 0.23 gramë

Niacinë 1.40 gramë

Përfitimet shëndetësore

1. Përmban proteina me 9 aminoacidet esenciale, balanca e proteinave është e ngjashme me atë të qumështit. Kuinoa ka më shumë proteinë se orizi (7.5 për qind).

2.Burim i shkëlqyer i riboflavinës, e cila ul rrezikun e sulmeve të migrenës, duke përmirësuar metabolizmin brenda trurit dhe muskujve.

3. Luftëtarët inkas kishin më shumë staminë dhe shëroheshin më shpejt duke ngrënë fara të kuinoa-s, duke e kthyer këtë drithë në një superushqim të lashtë të vërtetë..

4. Është një antiseptik i mirë. Saponian tek kuinoa përdoret për të kuruar problemet me lëkurën në Amerikën e Jugut.

5. Nuk të shëndosh! Vetëm 172 kalori për çdo 1/4 gotë (24 e kalorive është proteinë dhe vetëm 12 nga sheqeri, pjesa tjetër janë karbohidrate komplekse, fibra dhe yndyrna të shëndetshme).

6. Nuk përmban gluten.

7. Karbohidrate me nivel të ulët të indeksit të glimecisë, kështu që nuk do të ndikojë apo ngrejë nivelin e sheqerit në gjak.

8. Kuinoa përmban dyfish më shumë fibra se të gjithë drithërat e tjera. Siç e dimë të gjithë fibrat njihen për trajtimin e kapsllëkut. Ato ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, duke ulur tensionin e lartë të gjakut dhe riskun për diabet. Fibrat ulin nivelet e glukozës dhe kolesterolit, po ashtu ju ndihmojnë të bini nga pesha pasi ju jep ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë.

9. Kuinoa përmban hekur. Hekuri mban të shëndetshme qelizat e kuqe të gjakut dhe është bazë për formimin e hemoglobinës. Hekuri transporton oksigjenin nga një qelizë tek tjetra si dhe ofron oksigjen për muskujt tanë. Hekuri rrit gjithashtu funksionin e trurit. Hekuri sjell dhe përfitime të tjera për organizmin tonë si rregullimi i temperaturës së trupit dhe shtimin e energjisë.

10. Kuinoa përmban lysine, e cila shtë thelbësore për rritjen dhe riparimin e indeve.

11. Kuinoa është e pasur në magnez, i cili ndihmon në qetësimin e organizmin dhe parandalon migrenën. Magnezi redukton gjithashtu diabetin e tipit 2 duke nxitur kontrollin e sheqerit. Magnezi gjithashtu ka dhe veti të tjera për organizmin, rregullon temperaturën e trupit, detoksifikon organizmin, ndihmon në prodhimine energjisë së trupit si dhe në formimin e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.

12. Kuinoa është e pasur në Riboflavin apo vitaminë B2, e cila përmirëson metabolizmin e energjisë brenda qelizave.

13. Kuinoa përmban mangan, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të mitokondrisë dhe të prodhimit të energjisë si dhe mbron qelizat e kuqe të gjakut dhe qeliza të tjera nga shkatërrimi i radikaleve të lira.

Nga Inkasit, kuinoa njihej si "nëna e të gjitha drithërave "

Kuinoa përmban vitamina, minerale dhe fibra, të gjtiha këto ndihmojnë në rregullimin e sistemit tretës dhe jep ndjesi ngopjeje, pak a shumë si në rastin e mollës nëse konsumohet gjysmë ore para buke apo dhe në konsumimin e bollgurit për mëngjes.

 

Pra kuinoa nuk përmban gluten. Ajo është e pasur në hekur, vitamina B, magnez, fosfor, kalium, kalcium, vitaminë E dhe fibra. Ky ushqim u propozua nga NASA si një ushqim ideal për udhëtime të gjata në hapësirë.

Kuinoa përmban gjithashtu një dozë të shëndetshme acidesh yndyrore, sipas Melinda Lund, një dietologe dhe terapiste e njohur.

"Rreth 25% e acideve yndyrore të kuinoa-s janë në formën e acidit oleik, një yndyrë shumë e dashur për zemrën, dhe rreth 8% në formën e acidit alfa-linolenik, acidin yndyror omega-3 më të njohurin tek bimët"

Futja e kuinoa-s në dietën tuaj të përditshme mund të reduktojë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, diabetin e tipit 2, tensionin e lartë të gjakut dhe obezitetin.

Rekomandohet të përdorni 48 gramë në ditë.

Megjithatë para se ta gatuani kuinoa-n duhet ta lani mirë me ujë pasi në cipën e saj të jashtme ka saponinë, një kimikat që mban insektet larg, duke evituar përdorimin e pesticideve. Saponina mund të hiqet me lehtësi duke e larë me ujë.

Kuinoa-n mund ta përfshini në shumë gatime, ju merr vetëm 15 minuta kohë për t'u gatuar, mund të konsumohet në formë orizi, apo t'i shtohet sallatave të ftohta.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China