PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vishuni më trashë në pranverë dhe më hollë në vjeshtë
2014-04-14 11:02:45 CRI Komenti juaj Printoni

Jemi në stinën e bukur të pranverës dhe në këtë stinë temperaturat nuk janë shumë të qëndrueshme. Gjatë kësaj stine, mëngjesi dhe mbrëmja janë më të ftohtë dhe mesdita është e ngrohtë. Nëse nuk i kushtohet vëmendja e duhur veshjes, ka shumë mundësi të prekeni nga i ftohti apo gripi sezonal.

Në Kinë ka një thënie "vishuni më trashë në pranverë dhe më hollë në vjeshtë". Pra, në pranverë, mos i hiqni menjëherë nga garderoba juaj veshjet e trasha; në vjeshtë, mos vishni menjëherë rrobat e trasha, por duke u veshur gradualisht me to.

Kjo thënie daton që nga lashtësia, në fakt ajo përfshin teorinë e rëndësishme mjekësore dhe filozofike kineze. Në programin e sotëm, do të analizojmë njohurinë e rëndësishme mjekësore lidhur me këtë thënie.

Sipas teorisë së mjekësisë dhe filozofisë kineze, njerëzit janë të lidhur ngusht me natyrën. Njeriu dhe natyra janë dy elemente që nuk ndahen nga njëri-tjetri, ata shkrihen në një të vetëm. Në kushte normale, qarkullimi i brendshëm i trupit përputhet njëkohësisht dhe harmonisht me faktorët e jashtëm natyrorë. Në konceptet e mjekësisë kineze, janë përdorur "Yin" që përfaqëson ftohtësinë, qetësinë, rezervën, elementet negative etj., dhe "Yang" që përfaqëson nxehtësinë, aktivitetin, lulëzimin, elementet pozitive etj. Nëse ndryshimi i "Yin"-it dhe "Yang"-ut brenda trupit nuk përshtatet me ndryshimin e "Yin"-it dhe "Yang"-ut në natyrë, do të prishet gjendja shëndetësore e trupit. Nëse shëndeti keqësohet më tej, atëherë do të lindin sëmundjet e ndryshme.

Por, si ndryshojnë dhe transformohen "Yin"-i dhe "Yang"-u në 4 stinët?

Në librin "Huang Di Nei Jing", shkruhet se forca e energjisë "Yang" në pranverë lind, në verë lulëzon, në vjeshtë reduktohet dhe në dimër rezervohet në veshkë.

Në pranverë, sapo lindi energjia "Yang", shkrihen akujt dhe çelin lulet. Energjia "Yang" e sapolindur ngjan me filizin, që s'mund t'i rezistojë ftohtësinë në fillim të pranverës. Prandaj, duhet të përpiqemi për të mbrojtur energjinë "Yang", e cila sapo ka lindur brenda trupit, njësoj sikur kujdesemi për mbjelljen e filizit në serrë në pranverë. Më vonë, energjia "Yang" do të lulëzohet më tej në verë. Si rezultat, duhet të vishemi më trashë në pranverë, për të ruajtur energjinë e brendshme "Yang".

Sipas shkencës moderne, toka mund grumbullojë dhe rezervojë energjinë dhe ftohtësinë. Kur temperatura mbi tokë fillon të rritet gradualisht në pranverë, ftohtësia e grumbulluar në tokë nuk mund të largohet menjëehrë dhe për këtë temperatura e tokës do të rritet ngadalë. Nëse vishni më pak rroba menjëherë sapo ngrohet koha në pranverë, atëher trupi juaj është terren që mund të sulmohet më lehtësisht nga ftohtësia e tokës dhe kjo mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme.

Një fjalë tjetër e urtë kineze është se "moti i pranverës ngjan me fytyrën e bebes, ndryshon shumë shpejt".

Temperatura normale e trupit është afro 37 gradë dhe ne kontrollojmë temperaturën e trupit nëpërmjet rregullimit të gjakut nën lëkurë, djersitjes etj. Përveç kësaj, veshja e rrobave është një metodë e rëndësishme e rregullimit të temperaturës së trupit. Njerëzit që kanë përjetuar një dimër të ftohtë që është mbrojtjur nga rrobat e trashë, sistemi i rregullimit të trupit është mësuar me këtë ritëm. Nëse i hiqni tepër shpejt rrobat e trasha, përballoni me ndryshim të temperaturave dhe sistemi i rregullimit të temperaturës trupore nuk është përgatitur ende për të krijuar një ekuilibër të ri dinamik. Në këtë situatë, imuniteti e rezistenca kundër sëmundjeve do të bjerë dhe trupi mund të sulmohet më lehtësisht nga sëmundjet.

Si duhet të vishemi në fillim të pranverës?

Si fillim, nuk këshillohet heqja e menjëhershme e rrobave dimërore.

Së dyti, me rritjen e temperaturës, mund të visheni më hollë në pjesën e sipërme të trupit dhe më vonë të pakësoni rrobat e poshtme, për shkak se i ftohti vjen nga toka dhe duhet të tregoni kujdes për këmbët.

Në vjeshtë, temperatura ulet dita-ditës. Energjia "Yang" e natyrës fillon të bjerë. Në të njëjtën kohë, energjia "Yang" e trupit hyn në gjendjen e fshehjes. Fshehja e energjisë "Yang" në vjeshtë është një përgatitje e rezervimit të "Yang"-ut për dimrin e ardhëm, që është baza e lindjes së energjisë "Yang" në pranverën tjetër. Por "Yang" është një lloj energjie aktive.

Si mund të fshihet dhe rezervohet "Yang" brenda trupit?

Në "Huang Di Nei Jing", është shënuar një parim tjetër, që quhet "Yang-u kufizohet nga Yin-i dhe Yin-i kufizohet nga Yang-u". Për energjinë e brendshme "Yang", moti i ftohtë në vjeshtë është "Yin", i cili mund të kufizojë energjinë "Yang" të trupit dhe të ndihmojë fshehjen e saj brenda trupit. "Vishuni më hollë në vjeshtë", kjo vlen për të forcuar rolin e përkufizimit të "Ying"-ut të natyrës ndaj energjisë "Yang".

Kjo ka kuptimin që të mos shtoni tepër herët ose tepër shumë rrobat. Stimulimi i përshtatshëm i ftohtësisë favorizon rritjen e rezistencës kundër të ftohtit. Trupi ynë mund të ketë më shumë rezistencë për të përballur ftohtësinë më të madhe dimërore. Përveç kësaj, në fillim të vjeshtës, nxehtësia e verës nuk ikën plotësisht dhe temperatura është shumë e paqëndrueshme, shtimi i rrobave të tepërta ose shtimi para kohe i rrobave të trasha mund të shkaktojë djersitje, që mund të çojë në prekjen nga i ftohti apo gripi.

Megjithatë, "të veshurit më trashë në pranverë dhe më hollë në vjeshtë" duhet të përdoret sipas nevojave personale dhe kohës lokale. Ky parim nuk duhet të zbatohet në pranverën dhe vjeshtën e vonshme. Përveç kësaj, të moshuarit dhe fëmijët e vegjël po ashtu edhe të sëmurët nuk duhet të vishen shumë hollë në fillim të vjeshtës. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China