PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Disa nga vështirësitë që mund të keni gjatë shtatzënisë
2014-04-04 19:01:50 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë shtatzënisë një nga problemet më të zakonshme është rënia e hemoglobinës, që është proteina e gjakut që shërben për transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në inde periferike. Ajo gjendet në qelizat e kuqe të gjakut, duke dhënë ngjyrën karakteristike të kuqe.

Për këtë këshillohet konsumi i ushqimeve që përmbajnë hekur si spinaqi, lëngu i portokallit, lëngu i kumbullave të thata, bathët etj.

Ato femra që vuajnë nga anemia, ndjehen shumë të lodhura dhe pa fuqi, po ashtu mund të shfaqin simpotama të tjera si marrje mendsh dhe probleme me frymëmarrjen.

Prandaj nëse gruaja shtatzënë ka probleme me aneminë duhet të konsumojë ushqime që përmbajnë hekur, vitamina të grupit B sidomos B12, proteina, vitaminë C dhe acid folik.

Një problem tjetër që mund ta shqetësojë femrën gjatë shtatzënisë është ankthi dhe frika sidomos në lidhje me shëndetin e bebit. Gruaja shtatzënë ka raste nis krijon në kokën e saj mendime që ndoshta nuk janë reale. Psh nëse fëmija nuk lëviz për disa orë ajo do të ketë stres dhe ankth për shëndetin e bebes. Këto hipoteza të ngritura nga gratë shtatzëna bien poshtë pas komunikimit me gjinekologun.

Po ashtu këshillohet çaji i kamomilit, sidomos në rastet e pagjumësisë.

Gratë shtatzëna shpesh kanë dhe djegie stomaku dhe urth, tretje të dobët dhe dëshirë për ushqime të veçanta

Urthi, rikthimi i ushqimit në ezofag, dhe tretja e dobët, shkaktohen nga progesteroni duke reduktuar lëvizshmërinë e stomakut. Kjo do të thotë se ushqimi mbetet në stomak për një kohë gjatë.

Gjatë shtatzënisë gruaja preferon ushqime të caktuara dhe refuzon disa të tjera.

Duhen shmangur ushqimet me shumë yndyrë apo ato të rënda. Gratë shtatzëna këshillohet të konsumojnë shpesh nga pak. Këshillohet evitimi i ushqimeve të skuqura, kripa e tepërt, pijet me gaz apo kafeinë.

Ja disa këshilla si të keni një shtatzëni sa më të qetë

1. Shkoni tek mjeku juaj sapo të zbuloni që jeni shtatzënë. Po ashtu ushtroni kontrolle të rregullta për shëndetin tuaj dhe të bebit.

2. Ushqehuni mirë

Ushqehuni mirë me një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Përpiquni të konsumoni të paktën 5 racione frutash dhe perimesh çdo ditë.

•Po ashtu konsumoni karbohidrate dhe drithëra integrale për të marrë sasinë e nevojshme të drithërave.

•Proteinat si peshk, mishi pa dhjam, vezët, arrat ose qumështi dhe nënproduktet e tij.

•Dy porcione peshk në javë. Peshku përmban proteina, vitaminë D, minerale dhe acide yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor të bebes suaj.

3. Kini kujdes për higjenën e ushqimeve

Ka disa ushqime që është më mirë mos të konsumohen gjatë shtatzënisë, pasi kjo rrezikon shëndetit e bebit.

Shmangni konsumin e ushqimeve të gatshme, djathit brie, mishit të pulës të pagatuar mirë.

Ndërsa përsa i përket vezëve duhet të jenë të gatuara mirë. Veçanërisht higjena e ushqimit është e rëndësishme kur jeni shtatzënë. Për këtë duhet:

•të gatuani sa duhet mishin

•t'i lani mirë frutat dhe perimet për të hequr të gjitha papastërtitë

5. Bëni rregullisht ushtrime

Ushtrimet e rregullta sjellin përfitime të shumta për nënat e ardhshme:

•për një lindje sa më të lehtë si dhe për të mos shtuar kilogramë të tepërt.

•Për të përmirësuar humorin

Ndër ushqimet duhet të përfshihen

•ecja e lehtë

•noti

•joga

 

6. Hiqni dorë nga alkooli

Të gjitha pijet alkoolike shkojnë tek bebi juaj nëpërmjet gjakut dhe placentës.

7. Reduktoni kafeinën

Kafja, çaji, koka-kolat dhe pijet energjike janë stimulantë dhe konsumi i tepërt i tyre mund të çojë në abort spontan. Po ashtu konsumi i tepërt i kafeinës mund të ndikojnë tek pesha e fëmijës suaj.

8. Hiqni dorë nga duhani

Duhanpirja gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë komplikacione për beben tuaj. Këtu përfshihen:

•aborti spontan

•lindje e parakohshme

•bebe nën peshë

Nëse pini duhan është mirë ta lini jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe të bebes.

9. Pushoni sa duhet

Provoni teknikat që janë të këshillueshme për gratë shtatzëna:

•yoga

•stretching

•ushtrime me frymëmarrjen

•masazh i lehtë

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China