PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ja si ta luftoni celulitin në kushtet e shtëpisë
2014-04-04 19:04:28 CRI Komenti juaj Printoni

A doni t'i thoni lamtumirë celulitit?

Nuk jeni vetëm. 90% e grave sot në botë kanë celulit, sipas një eksperti mbi celulitin dhe shenjat e tjera në lëkurë.

Po çfarë është celuliti dhe si të shpëtoj prej tij?

Celuliti është një lloj dhjami në një nënshtresë të lëkurës që përmban grupe të kontraktura të indeve lidhëse. Ky ind lidhës qe varion në trashësi dhe është i lidhur me qelizat dhjamore qëndron aty falë një rrjeti fibrash, që mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet tona.

Ai rrethohet nga një lëng që e ushqen. Kur yndyrnat, lëngjet dhe toksinat ngecin thellë në organizëm poshte epidermës indet lidhëse trashen dhe forcohen duke dhënë një efekt portokalli.

 

Megjithatë, shkencëtarët thonë se celuliti është një shenjë për prodhimin e hormoneve femërore dhe pjellorisë, pra në zhvillimin e seksualitetit.

Kjo jep një dimension krejt të ri të mendimeve jo të mira që lidhen me celulitin. Megjithatë, pavarësisht kësaj celuliti ka qenë dhe mbetet ende një problem për femrat, pasi u prish lëkurën e trupit sidomos lë shenja në zonën rreth vitheve, barkut, krahëve, kofshëve etj.

Megjithatë, edhe pse më parë thuhej se celuliti nuk mund të evitohej plotësisht, kjo gjë sot ka ndryshuar falë një trajtimi të ri me lazer që quhet Cellulaze, nëpërmjet të cilit celuliti hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Ata që e kanë provuar pohojnë se rezultatet janë shumë të pëlqyeshme, por kjo mënyrë ksuhton nga 5 -7 mijë dollarë.

Po vetë në shtëpi e eleminoj dot celulitin pa shpenzime?

Nëse nuk doni të shpenzoni shuma të "çmendura" për eleminimin e celulitit mund të bëni përpjekje për eleminimin e tij në kushtet e shtëpisë me trajtime dhe ushtrime, thotë Dr. Murad, dermatolog dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë. Celuliti zhvillohet në 4 faza dhe sa më herët të nisni trajtimin e tij, aq më i shpejtë dhe më i suksesshëm do jetë rezultati.

Për të eleminuar celulitin, Dr. Murad thotë se duhet të forconi dhe hidratoni qelizat e trupit dhe muskujt. Celuliti duhet luftuar njëherësh si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Ky është dhe një gabim që bëjnë shumica prej nesh, të cilët përdorin kremëra të shtrenjtë kundër celulitit dhe nga ana tjetër konsumojnë patate të skuqura dhe ushqime të gatshme me shumë kripë.

Për të qenë të bukura kërkohen disa sakrifica. Për këtë niseni me ndryshimin e stilit të jetesës.

•Hiqni dorë nga toksinat si pirja e alkoolit të tepërt dhe tymosja e cigareve. Toksinat në trup shtojnë celulitin, por jo vetëm.Prandaj evitojini sa më shumë të jetë e mundur toksinatapo helmet.

•Përmirësoni mënyrën e të ushqyerit. Kjo do të thotë të konsumoni më shumë perime me gjethe jeshile dhe fruta. Ushqimet organike janë më idealet pasi përmbajnë më pak toksina si pesticidet.

•Hiqni totalisht dorë nga ushqimet e shpejta, të përpunuara, pijet me ngjyra dhe gaz, po ashtu edhe nga yndyrnat si gjalpi etj. Kufizoni përdorin e sheqerit dhe kripës.

•Pini shumë ujë për të hidratuar trupin si dhe për të nxjerrë jashtë toksinat. Rekomandohen 8-10 gota ujë në ditë.

•Përgatisni scrubin tuaj kundër celulitit dhe fërkojeni zonën me lëvizje rrethore për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe limfës, për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës si dhe për të nxitur rritjen e qelizave të reja.

•Ruani një peshë të qëndrueshme, mos mbani dieta drastike pasi një dobësim i menjëhershëm ju prish edhe më shumë lëkurën.

•Pas dushit, shplarjen e fundit bëjeni me ujë pak më të ftohtë, për të tonifikuar lëkurën dhe mbyllur poret.

Merruni më shumë me sport të rregullt.

A më ndihmojnë kremërat kundër celulitit?

Shumica e kremërave kundër celulitit kanë kafeinë. Kafeina i jep lëkurës një përmirësim të përkohshëm në pamje. Pra, kremi kundër celulitit vetëm sa ndryshon mënyrën se si duket lëkura, por jo ta eleminojë plotësisht celulitin. Në fakt, kremërat kundër celulitit janë të shtrenjtë dhe ka patur dhe një pjesë të konsiderueshme konsumatorësh të cilët kanë mbetur të zhgënjyer. Tani ka shumë trajtime natyrale me kafe që do t'i përmendim më poshtë.

Pse nuk eleminohet celuliti edhe pasi kam ndjekur të gjitha këshillat e mësipërme?

Mund të ndodhë që edhe pasi të keni lënë duhanin, alkoolin apo edhe pasi të keni ndryshuar dietën tuaj, përsësi celuliti është aty. Kjo mund të ndodhë për shkak të:

•Vishni të brendshme sintetike të ngushta. Këshillohen të brendshmet e pambukut.

•Hiqni dorë nga pantallonat apo xhinset shumë të ngushta, jo vetëm shkaktojnë celulit, por edhe myk.

- Keni probleme me stresin

Evitoni stresin, bëni më shumë joga apo meditim.

- Ndoshta nuk ecni apo nuk rrini në mënyrën e duhur

Duhet të ecni drejt me barkun brenda dhe shpatullat e hapura. Kurrizin duhet ta mbani drejt jo vetëm kur ecni, por edhe kur jeni duke punuar.

Kura natyrale kundër celulitit

Pjesa më e madhe e dermatologëve këshillojnë scrubin me kafe, sheqer dhe vaj ulliri:

- 1/2 gotë kafe e bluar

- 1/4 gotë sheqer

- vaj ulliri

Doktor Oz thotë se kjo maskë funksionon pasi kafeina rrit metabolizmin e yndyrnave, duke e zbehur celulitin. Megjithatë ndryshimi nuk do vijë menjëherë. Këtë maskë përdoreni 2 herë në javë për disa javë rresht.

1. Aplikoni vaj ulliri në zonat ku keni celulit.

2. Përzieni kokrrat e bluara të kafes me sheqerin.

3. Përdorni kërë scrub në zonat ku keni celulit. Masazhi të jetë i lehtë dhe me lëvizje rrethore. Bëni masazh të butë për rreth 10 minuta.

4. Shplajeni lëkurën. Më mirë ta praktikoni këtë metodë kur jeni në dush, për të evituar rrëmujën...!

Trajtimi nr.2:

Scrub trupi me kanellë, piper të kuq dhe të zi dhe vaj kanelle

•1 lugë gjelle kanellë pluhur

•1 lugë gjelle piper i kuq

•1 lugë gjelle piper i zi

•vaj kanelle derisa të formohet një pastë e njëtrajtshme

Përgatitja

Përziejini të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një pastë e njëtrajtshme.

Ky lloj trajtimi anti-celulit funksionon më së miri kur vaji masazhon zonat e trupit të prekura nga celuliti duke për rreth 4-5 minuta, derisa lëkura skuqet pak. Shplajeni me ujë të ftohtë.

Përdoreni këtë trajtim 2 herë në javë

Trajtimi nr 3: Vaj trupi me limon, vaj bajamesh dhe piper i zi

Ky është një trajtim që është provuar nga shumica e femrave, të cilat kanë pohuar se kjo kur natyrale i ka ndihmuar vërtetë kundër celulitit.

Për këtë ju duhen

•i lugë lëng limoni

•100 ml vaj bajamesh

•piper i zi

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit së bashku.

Ky lloj vaji funksionon shumë mirë nëse përdoret çdo natë në formën e locionit të trupit. Masazhoni zonën ku keni probleme për 5 minuta.

Maskë kundër celulitit me çokollatë, parafinë, çaj jeshil dhe limon.

•1 filxhan çokollatë të zezë të grirë

•1½ parafinë e grirë

•7 pika vaj esencial çaji jeshil

•10 pika vaj limoni

Shkrini parafinën në banjo mari dhe më pas shtojini çokollatën. Ulni temperaturën dhe shtojini vajin e limonit dhe të çajit jeshil. Përziejini së bashku.

Kjo maskë funksionon më mirë kur aplikohet e ngrohtë. Lëreni për 20 minuta në zonat ku keni celulit dhe më pas shplajeni me ujë. Rezultati është pothuajse i menjëhershëm dhe do ngeleni të kënaqura.

Përdoreni këtë trajtim kundër celulitit 1 -2 herë në javë.

Trajtimi kundër celulitit me vaj karote, kafe dhe mandarinë

Ky trajtim kundër celulitit largon qelizat e vdekura të lëkurës si dhe redukton dhjamin nën lëkurën.

Për këtë ju duhet:

•100 ml vaj karote

•4 lugë gjelle kafe filtër

•20 pika vaj mandarine

Përgatitja

Pëziejini të gjithë përbërësit së bashku dhe masazhoni me këtë vaj të gjithë trupin derisa lëkura të skuqet pak. Bëni kujdes, lëvizjet rrethore duhet të jenë të buta. Shplajeni me ujë. Mos përdorni asnjë sapun apo shampo trupi.

Këtë trajtim përdoreni dy herë në javë

Përveç maskës në kushtet e shtëpisë duhet të kuptoni që shëndeti nis me dietën dhe ushtrimet dhe disa ushqime mund të reduktojnë pamjen e celulitit. Duke shtuar më shumë qepë në dietën tuaj do të keni një përmirësim të lëkurës pasi qepa është një diuretik natyror që ndihmon në zhbllokimin e lëngjeve të bllokuara në sistem.

Vaji i arrës së kokosit ndihmon gjithashtu në reduktimin e celulitit. Sa më shumë dhjamë të ketë një person në trup aq më shumë shanse ka për zhvillimin e celulitit. Çaji jeshil stimulon gjithashtu trupin; pasi përmban antioksidantë që ndihmojnë në riparimin e qelizave të lëkurës. Në këtë mënyrë lëkura duket më e fortë dhe elastike, duke mos lejuar shfaqjen e celulitit. Çaji jeshil ndihmon edhe për dobësimin, duke eleminuar dhjamin e tepërt që ka ndihmuar shfaqjen e efektit portokall.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China