PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Arsyet e depresionit të paslindjes (postnatal)
2014-01-17 15:09:07 CRI Komenti juaj Printoni

Sjellja e një fëmije në jetë është gjë e mrekullueshme për gruan. Megjithatë pas lindjes së bebes, shumë nëna të reja mund të hasen me paqëndrueshmëri psikologjike dhe emocionale për shkak të presionit të madh shpirtëror, që quhet depresioni i paslindjes. Nëse nuk i kushtohet vëmendje, drepresioni i paslindjes mund të shkaktojë psikozë si dhe shumë probleme të tjera.

Shtatzënia dhe lindja e bebes është një periudhë shumë e rëndësishme e grave. Gjatë kësaj periudhe, femrat ngarkohen me shumë presionin fizik dhe psikologjik. Gjatë 9-muajve të shtatzënisë po ashtu edhe lindjes me vështirësi të bebes, nënat e reja harxhojnë shumë energji fizike. Pas kësaj ato përballen me sfidat e tjera psikologjike, ku bëjnë pjesë dhe ndryshimi i stilit të jetesës, zgjimi gjatë natës për të ushqyer foshnjen me gji etj.

Nëse nëna e re nuk e përballon dot të gjithë këtë presion, atëherë ajo mund të vuajë nga probleme emocionale pas lindjes, që ndahen në 3 lloje:

1. psikoza e paslindjes

2. depresioni i paslindjes

3. simptomat e depresionit të nënës së re

Psikoza e paslindjes nis zakonisht nga dita e 3-të deri në ditën e 14-të pas lindjes. Në fillim, nënat e reja mund të kenë pagjumësi, humbje të vetëdijes dhe luhatje të madhe shpirtërore etj. Më vonë, ato do të kenë halucinacione, mendime të kota (si vetëvrasja, frikë se foshnja e tyre nuk do jetojë etj), konfuzion dhe paaftësi për t'u përkujdesur për beben. Psikoza e paslindjes zhvillohet shumë shpejt, por edhe lehtësohet brenda disa javësh ose pas 2-3 muajsh. Specialistët thonë se afro 90% e femrave që vuajnë nga ky problem do të shërohen pas trajtimit të efektshëm shpirtëror. Një përqindje shumë e ulët mund të shkojë në vetëvrasje.

Depresioni i paslindjes

Nënat e reja që vuajnë nga depresioni i paslindjes kanë probleme me përqendrimin, memorien afatshkurtër, shqetësime shpirtërore, qajnë vazhdimisht pa shkak, lodhen shpejt, janë të pikëlluara, zemëruara, kanë mendime negative etj. Ky problem shfaqet zakonisht nga dita e parë deri në javën e 6-të. Periudha më e rrezikshme është në 10 ditët e para pas lindjes. Depresioni i paslindjes tek disa femra zgjat 6 deri 9 muaj.

Po ashtu nënat e reja që vuajnë nga depresioni postnatal kanë ndjenjë faji, probleme me oreksin, shtim ose pakësim të tij etj. Këto simptoma paraqiten zakonisht në ditën e 3-të pas lindjes dhe largohen vetë brenda një jave. Ato janë më të lehta dhe nuk shkaktojnë pengesa psikologjike dhe probleme në aktivitetet shoqërore.

Nga se vjen depresioni i paslindjes?

1. Arsyet fizike që lidhen me çrregullimin hormonal. Ky fenomen vjen nga procesi i lindjes së bebes.

2. Arsyet psikologjike: mjekët theksojnë se gratë me depresion të paslindjes kanë vështirësi të përshtaten me rolin e ri të nënës dhe të kapërcejnë presionin e shkaktuar nga gjidhënia dhe përkujdesja ndaj bebes. Disa mjekë janë të mendimit se presioni i grumbulluar në periudhën e shtatzënisë dhe shqetësimet e mëdha mund të shkaktojë çrregullimet shpirtërore.

3. Arsyet shoqërore ku bëjnë pjesë problemet ekonomike, mungesa e përkrahjes nga bashkëshorti apo prindërit. Çdo nënë e re ka nevojë për mbështetjen e familjarëve.

Sipas studimeve tek mijëra gra, presioni tek nënat e reja shkaktohet nga 4 elemente kryesore:

1. presioni i shkaktuar nga roli i ri i nënës: nëna e re do të merakoset për qumështin e bebes, për veshjen e tepërt ose të paktë të bebes, sëmundjet e bebes dhe të gjitha detyrat e tjera që ka ajo si nënë.

2. presioni i shkaktuar nga mungesa e përkrahjes sistematike: këtu përfshihen shumë arsye si përkrahja e pamjaftueshme psikologjike, mungesa e mbështetjes apo ndihmës nga bashkëshorti apo prindërit.

3. Stresi i shkaktuar nga mënyra e re e jetesës: kur një grua sjell në jetë një qënie të re, jeta e saj kërkon disa ndryshime, si lënia e punës, kërkimi i një kujdestareje për beben, etj.

4. presioni i shkaktuar nga ndryshimi i trupit dhe i ndjenjave: për shkak të shtatzënisë dhe lindjes së bebes, forma e trupit ka ndryshuar po ashtu edhe psikologjia, duke shkaktuar shqetësime të reja, si mbipesha, konsumi i tepërt i ushqimeve, ndjenja e parehatisë etj.

Si të veproni?

1. Një fëmijë në jetën e një çifti patjetër që sjell ndryshime madhore, fëmija është i të dy prindërve prandaj të dy duhet të luajnë rol aktiv për rritjen e saj.

2. Femrat që vuajnë nga depresioni i paslindjes kanë tendencë ta fshehin atë për arsye të ndryshme duke u futur në një rreth vicioz.

Për këtë komunikimi është çelësi, komunikoni me bashkëshortin, familjarët ose miqtë. Qëndroni pozitive në mendime se kjo gjë do të kalojë, mos u fusni në dëshpërim.

3. Lindja dhe ushqimi i bebes janë detyra e të gjithë familjes jo vetëm të nënës së re. Prandaj, të gjithë anëtarët e familjes duhet të kontribuojnë për rritjen e fëmijës, pa ia lënë të gjithë barrën gruas.

4. Nëna e re duhet të bëhet një grua e pavarur, duhet të kuptojë gjithashtu veten dhe të kenë vetvlerësimin e duhur.

5. Nënat e reja duhet të komunikojnë më shpesh me miket e tyre, të cilat ndoshta kanë përjetuar të njëjtën gjendje. Kjo do t'i vlejë shumë nënës së re pasi ajo do të mësojë nga eksperiencat e mikeve të saj, duke shmangur humorin negativ.

6. Aktivitetet sportive janë gjithashtu një mjet efektiv për arritjen e një gjendjeje pozitive shpirtërore, pasi siç e dimë të gjithë gjatë ushtrimeve fizike nxitet sekretimi i endorfinave, duke parandaluar depresionin.

7. Mirë është që shqetësimet apo problemet që keni t'i diskutoni me personat më të afërt për t'u çliruar. Mos i mbani shqetësimet brenda, flisni me dikë.

8. Kur keni stres të madh për një kohë të gjatë konsultohuni me një psikolog. Pra, kërkoni ndihmë për të eleminuar të gjitha shqetësimet tuaj emocionale. Mos qëndroni në heshtje, pasi kjo vetëm sa do t'jua përkeqësojë gjendjen. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China