PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rrepa e bardhë, bima magjike që parandalon kancerin
2013-12-06 10:11:49 CRI Komenti juaj Printoni

Rrepa e bardhë është një lloj bime e lashtë, e cila mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, dimri është stina më e përshtatshme për konsumin e kësaj bime. Ajo përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin. Një fjalë e urtë kineze thotë se "kur rrepa e bardhë del në treg, nuk do të ketë njerëz në farmaci". Pra, numri i pacientëve do të ulet ndjeshëm pas konsumimit të kësaj bime. Në vijim po ju paraqesim 4 efekte shëndetësore të kësaj bime dhe disa mënyra si mund të gatuhet.

1. Ruan freskinë e lëkurës

Rrepa e bardhë përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

2. Shtimi i oreksit

Rrepa e bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtes dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën. Sipas teorisë së MTK-së, rrepa e bardhë mund të përdoret për mjekimin e shumë sëmundjeve dhe quhet si bimë magjike.

3. Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizimit

Përveç vitaminave, rrepa e bardhë përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Sipas MTK-së, pastrimi i zorrëve rregullon lëkurën dhe zhduk puçrrat në fytyrë.

4. Parandalimi i kancerit

Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Po ashtu, enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit.

Kemi folur shumë për efekte të shëndetshme të rrepës së bardhë, tani do t'ju prezentojmë disa metoda për gatimin e saj.

1. Llapa orizi me rrepë të bardhë:

Për këtë nevojiten 100 gramë rrepë të bardhë, 100 gramë oriz dhe pak sheqer.

Pasi e keni pastruar mirë rrepën dhe prerë në copa të vogla; zieni orizin derisa të marrë valë dhe më pas shtoni rrepat dhe lërini të ziejnë për rreth 30 minuta. Shtoni sheqerin në fund. Kjo lloj pjate redukton nxehtësinë e brendshme, nxit tretjen dhe largon etjen.

2. Supë me rrepë të bardhë dhe sallatë deti:

Algat e deti përmbajnë jod. Kjo supë eviton ënjtjen dhe fryrjen e trupit si dhe parandalon fryrjen e tiroides.

Për këtë supë nevojiten, 300 gramë rrepë të bardhë, 100 gramë alga, 10 gramë xhenxhefil.

Prisni në copa të vogla rrepën e bardhë, algat dhe xhenxhefilin. I zieni së bashku në ujë të valuar për afro 1 orë. Në fund shtojini kripë dhe erëza.

3. Supë me rrepë të bardhë dhe dardha:

Kjo supë pastron mushkëritë, pakëson kollën dhe gëlbazën. Kemi folur që dardha mund të pakësojë nxehtësinë e tepërt në trup. Kjo supë këshillohet të konsumohet gjatë stinës së dimrit.

Pasi e keni pastruar rrepën ndajeni në copa të vogla së bashku me dardhën. I fusin së bashku në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i zieni për afro 20 minuta. Shtoni pak sheqer në fund.

Sipas MTK-së, lëngu i supës është shumë i vlefshëm dhe i dobishëm, prandaj këshillohet që më parë të konsumohet lëngu dhe më pas copat e rrepës dhe dardhës.

4. Supë me mish qengji dhe rrepë të bardhë

Kjo supë klasike është shumë e preferuar në kuzhinën tradicionale kineze, veçanërisht gjatë stinës së dimrit. Mishi i qengjit është shumë i preferuar në dimër, për shkak se ai mund ta largojë ftohtësinë dhe ta sjellë më shumë ngrohtësi në zemër dhe stomak.

Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi përdorimi i tepërt i mishit të qengjit rrit zjarrin e brendshëm. Rrepa e bardhë ka efektin e mënjanimit të nxehtësisë së brendshme dhe të asgjësimit të gëlbazës. Ajo mund të tresë dhe yndyrat në gjak. Prandaj, konsumimi i mishit qengji me rrepën e bardhë mund të shërbejë pasi merren vlerat ushqimore të dy produkteve dhe reduktohen efektet negative të mishit të qengjit.

Për këtë supë nevojiten

500 gramë rrepë të bardhë, 250 gramë mishi qengji, 30 gramë salcë soje, 50 gramë sheqer, 50 gramë vaj bimor, 15 gramë xhenxhefil, 15 gramë qepë, pak kripë.

Së pari, pastroni mishin e qengjit dhe priteni në kubikë të vegjël. Pasi ta keni zierë në ujë të valuar për 5 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Së dyti, përgatisni rrepën e bardhë, duke e ndarë në kubikë. Gatuajeni në ujë të valuar për 2 minuta, dhe lëreni edhe rrepën mënjanë.

Së treti, shtoni në një tenxhere 50 gramë vaj bimor dhe nxeheni për 30 sekonda, shtoni sheqer. Më pas shtojini mishin e qengjit, i cili pas gatimit do të marrë një ngjyrë të kuqe. Shtoni më pas salcën e sojës, xhenxhefilin dhe qepën.

Së katërti, lëreni të gatuhet për 5 minuta. Më pas shtojini ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejë për mbi 40 minuta. Në fund hidhini rrepën e bardhë dhe kripë dhe lëreni të gatuhet për afro 30 minuta të tjera.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Brazili do të jetë qendra e botës për të gjithë adhuruesit e futbollit për 30 ditë. Si mendoni cila skuadër do të fitojë Botërorin 2014?
Pyetësor për dy sesionet vjetore të vitit 2014
A mendoni se bashkëshorti duhet të jetë i pranishëm në sallën e lindjes?
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China