PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të luftojmë hipertensionin
2013-10-18 15:23:49 CRI Komenti juaj Printoni



Hipertensioni sot është kthyer në një nga sëmundjet që prek shumicën e të moshuarve. Në Kinë, në një ndër tre familje do të ketë një pjesëtar që vuan nga hipertensioni apo tensioni i lartë. Po ashtu edhe në Shqipëri vitet e fundit kjo sëmundje po prek gjithnjë e më shumë persona.

Në fakt, lufta kundër hipertensionit është një sfidë e përbashkët e shoqërisë. Sot do t'ju prezantojmë disa këshilla dhe metoda të vlefshme nga Mjekësia Tradicionale Kineze për këtë problem.



Shpjegimet e MTK-së për hipertensionin


Sipas MTK-së, hipertensioni është një reagim instinkt i trupit tonë, ashtu si edhe ngritja e temperaturës. Këto fenomene kanë qëllime vetëmbrojtëse. Ngritja e temperaturës bëhet për të vrarë bakteret dhe viruset që sulmojnë trupin. Por hipertensioni vjen kryesisht nga ngushtimi i arterieve si pasojë e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Si rezultat, ngrihet presioni në enët e gjakut. Kur bëjmë një jetë të shëndetshme ushqehemi si duhet dhe ndjekim këshillat e mjekut, gjendja shëndetësore e atyre që vuajnë nga hipertensioni përmirësohet.

Metodat e thjeshta të MTK-së për hipertensionin

1. Dieta e shëndetshme:

Hipertensioni mund të kontrollohet efektivisht nëpërmjet dietës së shëndetshme, që favorizon qëndrueshmërinë e tensionit të gjakut. Një dietë e shëndetshme për hipertensionin është ajo që nuk përmban kripë dhe yndyrna si dhe përmban proteina cilësore.

a. Konsumimi i ushqimeve me kalori të kufizuar.


Është një mënyrë e shëndetshme e të të ushqyerit që brenda një dite të konsumohen më shumë vakte, por të kufizuara në ushqim. Pacientët e hipertensionit duhet të konsumojnë ushqime me një sasi më të vogël kalorish, të pakësojnë konsumimin e ëmbëlsirave, të ushqimeve me yndyrë dhe atyre pikante. Duhet të kufizohet edhe përdorimi i kafeinës, të konsumohen më shumë drithëra, perime të freskëta dhe fruta, si lakër, domate, patëllxhan, qepë etj. Mund të konsumojmë prodhime deti si peshk, karkaleca apo edhe mish pule etj. Ndërsa në darkë duhet të konsumojnë ushqime në sasi të vogël dhe pa kripë e yndyrë.


b. Konsumi i kufizuar i yndyrës


Gjatë gatimit mirë është të përdorni vaj cilësor. Është mirë të konsumoni dy ose tre herë në javë peshk, ku acidet yndyror të pangopura favorizojnë uljen e kolesterinës në gjak dhe përmirësimin e elasticitetit të arterieve.


c. Konsumimi i proteinave.


Duhet të konsumojmë proteinat bimore dhe shtazore. Personat që vuajnë nga hipertensioni dhe që nuk kanë probleme me veshkat mund të konsumojnë më shumë fasule, kikirikë dhe kërpudha. Për ata me probleme me veshkat, duhet të kufizohet konsumi i lartë proteinave.


d. Pak ose aspak kripë

Sipas studimeve, ulja e konsumit të kripës mund të favorizojë uljen e tensionit të gjakut. Konsumi i kripës së tepërt është një ndër arsyet e hipertensionit. Mos harroni që turshitë, proshuta, ushqimet e tjera të kripura kanë kripë.

e. Marrja e sasisë ditore të kaliumit, kalciumit dhe hekurit


Mineralet mund të favorizojnë uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ushqimet që përfshijnë kalium janë fasulet, kërpudhat, bananet, hidet, pjeshkat, portokalli, arrat dhe peshku. Ushqimet që përfshijnë kalcium janë farat e lulediellit, arrat, qumështi, kikirikët, karkarlecat etj. Ndërsa ushqimet që përmbajnë hekur janë spinaqi, kërpudha, kumbulla etj.


2. Aktiviteti fizik

Pacientët që vuajnë nga hipertensioni duhet të merren me aerobi, pasi kështu mund të nxitin qarkullimin e gjakut si dhe të pakësojnë përdorimin e ilaçeve. Por pakësimi i ilaçeve duhet të zhvillohet pas konsultimit me mjekun. Megjithatë edhe aerobia duhet të zhvillohet sipas gjendjes shëndetësore të pacientëve. Forca dhe intensiteti i sporteve duhet të shtohen gradualisht. Pacientët duhet të zgjedhin sportet e përshtatshme sipas nevojës personale. Ja disa nga sportet që mund të zgjidhni:

a. Noti- mund të forcojë funksionin e zemrës dhe mushkërisë, si dhe të nxitë qarkullimin në sistemin e frymëmarrjes.


b. Shëtitje ose vrap i lehtë



Duhet të bëhet shëtitje apo ecje në natyrë. Në fillim, shëtisni ose vraponi për 15 minuta ose më pak, pastaj mund të shtoni kohën e stërvitjes me 30 minuta ose më gjatë. Këto sporte mund të favorizojnë uljen e tensionit dhe të përmirësojnë qarkullimin dhe punën e zemrës.


c. Lëvizje me biçkletë


Shëtitjet me bicikletë duhet të zhvillohen në një mjedis me ajër të pastër


3. Ekuilibri psikologjik:


Shumë persona që vuajnë nga hipertensioni janë shumë të ndjeshëm. Shpesh ata ndjejnë ankth dhe stres, ndjenjë zemërimi etj, të cilat mund të shkaktojnë ngritjen e mëtejshme të tensionit të gjakut. Prandaj, këta pacientë duhet të bëjnë përpjekje për të ndryshuar metodat e jetesës me qëllim që të përshtaten me mjedisin natyror dhe shoqëror, duke shmangur luhatje të mëdha të emocioneve. Kur përballojmë presion të madh psikologjik, duhet të përpiqemi për ta çliruar. Mund të bisedojmë me miq ose të afërt, të dëgjojmë muzikë, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme argëtimi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China