PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Receta e jetëgjatësisë në Kinë
2013-10-18 15:25:47 CRI Komenti juaj Printoni

Cili është sekreti i jetëgjatësisë? Në provincën jugore të Kinës, në Hainan, një çift mbi 100 vjeç kanë jetuar së bashku për 80 vjet. Në Kinë u festua "Festa e të Moshuarve", ku nuk munguan veprimtaritë e shumta për nder të të moshuarve.

Po cila është receta për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme?

103 vjeçari Luo Kaiming po ndërton një gardh të ri për shtëpinë e tij. Së bashku me gruan e tij 104-vjeçare, ata kanë qenë të martuar për 83 vjet dhe bëjnë shumë humor me njeri-tjetrin.

Çifti ka 5 fëmijë, ku më i vjetri prej tyre është mbi 80 vjeç. Familja e tyre përbëhet prej 5 gjeneratash dhe ka mbi 100 pjesëtarë. Gjatë Festës së Mes-vjeshtës muajin e kaluar, mbi 90 anëtarë të familjes u mblodhën së bashku për të festuar këtë festë.

"Nipërit dhe mbesat vijnë për vizitë, kështu që prindërit e mi janë gjithnjë të lumtur," tha djali i katërt i çiftit, Luo Wenhe.

Wu Guanfeng na shpjegon se sekreti i jetëgjatësisë është të jetosh dhe të hash thjesht dhe duke pasur të njëjtin ritëm apo mënyrë të të jetuarit çdo ditë. Ata zgjohen në orën 5 ose 6 të mëngjesit dhe shkojnë për të fjetur rreth orës 8 të mbrëmjes. Për të gatuar ushqimin ata ende përdorin drutë. Peshku nuk mungon asnjëherë në tavolinë dhe disa herë edhe vera.

"Konsumoj shumë xhenxhefil. Është shumë i ushqyeshëm për shëndetin," thotë Wu.

Pothuajse gjithë kohën ata kanë jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë. Çelësi i suksesit të martesës së tyre 83-vjeçare është tek mirëkuptimi reciprok.

"Kur ishim më të rinj, ai punonte tepër shumë për të mbështetur familjen. E vlerësoj atë që ai ka bërë, kështu që gjithnjë evitoja grindjet. Kur ai kthehet i lodhur në shtëpi çdo ditë, përpiqem që të mos t'i mungojë gjë," tha Wu.

Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i kushtohen jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku. Peshku është një produkt që këshillohet në recetat e dietologëve, duke ia kaluar edhe mishit. Në fakt në shumë dieta sot mishi i kuq këshillohet të konsumohet pak ose aspak.

Peshku është i pasur me përbërës ushqimorë tepër të dobishëm për organizmin e njeriut, prandaj këshillohet të përdoret të paktën 3 herë në javë. E kanë cilësuar si ilaçin më të mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike.

Ka popuj sot në botë që e hanë peshkun të gjallë, sidomos japonezët. Ata cilësohen si populli më jetëgjatë në botë ku mosha mesatare për femrat është 85,6 vjet dhe 78,7 vjet për meshkujt, sipas OBSH-së gjendet në mes kombeve më të shëndetshme në botë, ndërsa një nga arsyet kryesore qëndron tek ushqimi. Kinezët gjithashtu përdorin sasi të madhe të peshkut, orizit dhe perimeve, duke e bërë këtë kuzhinë si një ndër tre kuzhinat më të shëndetshme në botë. Në një studim të fundit ndër 3 kuzhinat e para në botë më të shëndetshmet janë ajo japoneze, kineze dhe kuzhina e Singaporit.


peshk i gjallë

Në Singapor orizi hahet tri herë në ditë në sasi më të vogla, ndërsa nuk mungon asnjëherë fruti i quajtur durian – apo mbreti i frutave. Edhe në Kinë Duriani cilësohet si i tillë dhe konsumohet shpesh së bashku me mangostinën, që është cilësuar si mbretëresha e frutave. Nuk mungon edhe tofu me pak kalori dhe produktet nga soja të cilat janë shumë të shëndetshme.

Përveç kuzhinës së pasur dhe të shëndetshme kinezët janë "kampionë të botës" në pirjen e çajit. Në veçanti është i shëndetshëm çaji oolong i cili konsiderohet vrasës i yndyrave dhe shumë lloje të tjera.

Ndërsa në vendin e katërt për nga kuzhina e shëndetshme qëndron Suedia. Thuhet se suedezët kanë shprehitë më të shëndetshme ushqyese në Europë. Meqënëse dimri në Suedi zgjat shumë gjatë, banorët hanë shumë perime dimërore si lakra. Po ashtu ata konsumojnë sasi të mëdha boronice, të cilat kanë efekt antioksidativ. Pas këtyre kuzhinave renditen Franca, Italia, Spanja Greqia etj. Po ashtu spanjollët të cilët jetojnë gjatë në Europë, meritë kjo e kuzhinës mesdhetare e bazuar tek vaji i ullitrit, peshku dhe frutat e detit.

Pra, në të gjitha kuzhinat më të shëndetshme sot në botë gjendet peshku. Ai ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak, parandalon alzhaimerin, forcon kockat dhe na bën më të zgjuar. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës dhe migrenës. Sot në botën ujore ekzistojnë mbi njëzet mijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutaminës, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla).

Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Peshku përmban dhe një sasi të lartë vitaminash, ku veçohet vitamina A, që ndihmon për shikimin, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët. Është e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që janë vegjetarianë. Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12.

Ilaçi i shumë sëmundjeve

Peshqit janë të pasur me Omega 3, që është mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që na ndihmojë të jemi energjikë, shtojnë tonalitetin e muskujve dhe reduktojnë peshën e tepërt.

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna thanë se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve. Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur.

Megjithatë, nëse bëjmë një jetë të shëndetshme, zbatojmë rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të jetuar plot 100 vite janë të mëdha. Gjithashtu aktiviteti fizik, shëtitjet në park, largimi nga jeta e zhurshme dhe me stres si dhe bërja e meditimit apo yoga-s, të gjitha këto mund të përmirësojnë dhe zgjasin jetën tonë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China