PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rruga drejt shërimit nga depresioni
2013-08-23 15:37:45 CRI Komenti juaj Printoni

Depresioni është një nga problemet psikologjike më shqetësuese dhe nga më të përhapurat sot në botë. Kjo sëmundje mund të prekë shumë persona të cilët manifestojnë simptoma të ndryshme. Disa nga simptomat më të përhapura janë; personat ndihen gjatë gjithë kohës keq shpirtërisht dhe fizikisht, kanë vetvlerësim të ulët, mendimet negative i ndjekin ngado, ndihen fajtorë për gjëra të paqëna, kanë probleme me pagjumësinë, nuk kënaqen me asgjë, humbasin interesin për aktivitete të ndryshme, duan të qëndrojnë vetëm mbyllur në shtëpi etj, etj.

Kinezët besojnë se depresioni shkakton një ngadalësim në qarkullimin e energjisë chi, që është forca e jetës, dhe përdorimi i barnave bimore kineze rregullin ekuilibrin e kësaj energjie, sipas studimeve të fundit. Disa barna bimore kineze që influencojnë mëlçinë kombinohen për të trajtuar bllokimin e kësaj energjie tek mëlcia. Funksioni i mëlçisë konsiderohet si shkaku kryesor i depresionit, thuhet në artikullin, "Formulat e reja bimore për trajtimin e depresionit".

Disa lloje të depresionit vazhdojnë brez pas brezi në familje që tregon se ai mund të trashëgohet.

Por, nga ana tjetër depresioni gjithashtu mund të shfaqet edhe tek personat të cilët nuk kanë histori familjare me depresion.

Depresioni pakëson energjitë, shpresat dhe shuan dëshirën për të bërë diçka, duke e bërë të vështirë kryerjen e atyre aktiviteteve që ju bëjnë të ndiheni mirë. Megjithëse mposhtja e depresionit nuk është e lehtë dhe e shpejtë ajo nuk është e pamundur. Çelësi i shërimit nga depresioni është të përpiqeni pak e nga pak çdo ditë. Të ndjerit mirë merr kohë por kjo mund të arrihet nëse bëhen zgjedhje pozitive çdo ditë dhe të mendohet pozitivisht në çdo kohë.

Rruga drejt shërimit nga depresioni

Të shërohesh nga depresioni kërkon veprim nga ana juaj si marrja e një aktiviteti sportive, apo kontaktet e shpeshta me natyrën, pirja e një kafeje me miqtë apo dhe vajtja në kinema.

Çelësi për shërimin nga depresioni është ta fillosh me disa qëllime të vogla dhe ngadalë të ecësh përpara.

Një rol të rëndësishëm për mbajtjen larg të depresionit luan edhe mbështetja e familjarëve apo miqve. Megjithëse personat që vuajnë nga depresioni e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë nga të tjerët, izolimi dhe vetmia e përkeqësojnë gjendjen edhe më shumë. Pra, një nga ato hapat e vogla që duhet të ndërmerrni çdo ditë është edhe mbajtja e marrëdhënieve te afërta dhe aktivitetet sociale për t'u shëruar nga depresioni.

Disa hapa të përditshëm për lehtësimin e depresionit.

1.Flisni me dikë për ndjenjat tua

2.Ndihmo dikë vullnetarisht

3.Pi nje kafe apo ha një drekë me një mik apo mike

4.Shoqëro dikë për në kinema, koncert apo në ndonjë "party"

6.Telefononi apo dërgojini e_mail një miku të vjetër

7. Kujdesuni për vetveten

Për t'u shëruar nga depresioni ju duhet të kujdeseni për vetveten. Kjo përfshin edhe kohën që gjen për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë apo që ju pëlqejnë.

Edhe pse ndonjëherë është e vështirë të përjetoni lumturi vazhdoni të bëni ato aktivitete që më parë i cilësonit si të kënaqshme, një hobi apo sport që ju ka pëlqyer më parë. Dëgjoni muzikë, mund të provoni të dëgjoni Moxartin apo të pikturoni.

Lista e gjërave që ju bën të ndjheni mirë

Hartoni një listë të gjërave që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Përfshini në të çdo strategjie, aktivitet etj, që ju ka ndihmuar më parë.

1.Kalojeni kohën në natyrë

2.Listoni tiparet që ju pëlqejnë

3.Lexoni një libër apo revistë interesante

4.Shihni më shpesh filma komik

5.Bëni më shpesh masazh apo shkoni në Spa

6.Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar

7.Përmbushni disa nga detyrat që i keni lënë pas dore

8.Mbani një kafshë shtëpiake ose merruni me rritjen e luleve

Sforcoheni vetveten për të bërë gjëra spontane, do të befasoheni se sa mirë do të ndiheni kur të dilni nga guacka, në vend që të qëndroni i izoluar. Edhe nëse depresioni juaj nuk largohet menjëherë ju gradualisht do të ndiheni më mirë dhe më energjikë.

Mirë është që të kujdesini edhe për shëndetin apo dietën tuaj

Mundohuni të flini mjaftueshëm, qëndroni në natyrë pasi mungesa e dritës së diellit mund të përkeqësojë depresionin.

Praktikoni teknikat e relaksimit, pasi një praktikë ditore mund t'ju ndihmojë të liroheni nga simptomat e depresionit, të zvogëlojë stresin dhe shtojë ndjenjat e gëzimit dhe mirëqënies. Provoni yoga, meditim, relaksimin progresiv të muskujve, apo edhe masazh e akupunkturë.

Identifiko stresorët. Gjej të gjithë ata faktorë që ju stresojnë në jetë. Për shembull, mbingarkesa në punë, gjumë i pamjaftueshëm, një martesë jo e lumtur, një marrëdhënie jo e mirë me kolegët etj. Mundohuni të planifikoni eleminimin e këtyre stresorëve.

Merreni veten me të mirë. Sfidoni mënyrën negative të të menduarit tuaj. Pra, nëse në kohë ju qarkullojnë një serë mendimesh negative mire është të ndaloni, merrni frymë thellë dhe përqëndrohuni diku, tek një pamje, lule apo ndërtesë. Kjo teknikë do të bëjë që zërat në kokën tuaj të ndalojnë përkohësisht. Praktikoheni shpesh këtë metodë për të larguar mendimet negative. Gjithashtu bën një listë me afirmime, shkruaji gjërat që do të donit të kishit, dhe shkruajini ato në kohën e tashme. Unë kam…. apo unë jam. Mos i nisni ato me unë nuk dua… unë nuk jam….Përqëndrohuni në ato gjëra që doni të keni me të vërtetë. Lexojini këtë listë disa herë gjatë ditës, do të habiteni nga efektet e saj.

Bëni ushtrime të rregullta fizike.

Shkencëtarët thonë se aktiviteti fizik mund të jetë i vlefshëm për të luftuar një gjendje depresive të moderuar. Duke ecur apo vrapuar çlirohet endorfina, që rregullon humorin, gjithashtu lehtëson muskujt e tensionuar.

Ushqimet që përmirësojnë humorin

Mënyra si ushqehemi ka shumë rëndësi për ata të cilët vuajnë nga çrregullimet e humorit.

Specialistët e fushës këshillojnë se nuk duhet ta anashkalojmë mëngjesin, pasi ngrënia e tij është përgjegjëse për energjinë që do të shpenzojmë gjatë ditës.

Minimizoni sheqernat dhe karbohidratet.

Merrni ato ushqime që përmbajnë vitaminë B. Mungesa e vitaminës B mund të nxisë depresionin. Konsumoni më shumë fruta si portokalli, limoni, perime, fasule, pulë dhe vezë.

Acidet Yndyrore të Omega-3 luajnë një rol esencial ne stabilizimin e gjendjes shpirtërore. Burimet më të mira janë peshqit si salmoni dhe sardelet. Burime të tjera janë vajrat e perimeve dhe arrat e fasulet e sojës.

Omega 3 është një yndyrë që përftohet nga prodhimet e detit.

Depresioni

Deri më sot ka ekzistuar bindja që Omega 3 mund të parandalonte deri në njëfarë mase depresionin dhe kjo bazohej kryesisht te vëzhgimet epidemiologjike të profesorëve të ndryshëm, që zbuluan se depresioni në Gjermani ishte më i pakët në zonat bregdetare, pra aty ku njerëzit konsumojnë një sasi më të madhe peshku se në zona të tjera. Por së fundmi, një tezë e tillë është konfirmuar plotësisht.

Mënyrat si të sfidojmë mendimet negative:

Pyet vetveten nëse do t'ia thuash dikuj tjetër ato që po i thua vetes.

Mbaj një ditar të mendimeve negative. Sa herë që përjetoni një mendim negativ shkruajini mendimet në ditar së bashku me atë që e ka nxitur kët mendim. Më pas shqyrto dhe konsidero nëse negativiteti që është shprehur atje, është real apo ka qenë i rremë. Për një mendim të dytë ju gjithashtu mund të konsultoheni me një mike apo terapistin tuaj.

Zëvendëso mendimet negative me ato pozitive. Shqyrto ditarin tuaj të mendimeve negative dhe më pas për çdo mendim negativ shkruaj një pozitiv. Për shembull, "shefi më urren. Ai më dha një detyrë të vështirë për ta përfunduar" mund të zëvendësohet me "Shefi im sigurisht ka besim tek unë përderisa ma la këtë përgjegjësi mua".

Shoqërohu me persona pozitivë. Shpesh ndodh që personat të cilët shohin anën e bardhë të situatave i kapërcejnë gjithnjë sfidat e jetës. Mirë është të mendoni dhe ju kështu. Nëse e provoni diçka por pa sukses, provojeni sërish më me shumë optimizëm e këmbëngulje. Dee ajo që është më e rëndësishme për të fituar betejën me depresionin është këmbëngulja, mënjanimi i frikës dhe shpresa.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China