PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si t'ja bëjmë me mushkonjat?
2013-06-11 19:20:11 CRI Komenti juaj Printoni

Pothuajse të gjithë prej nesh e kanë provuar pickimin e mushkonjës dhe bezdisjen që ajo sjell si pasojë e irritimit dhe krruarjes.

Pickimi nga mushkonjat ndodh më shpesh gjatë periudhës kur dielli lind dhe perëndon, momente këto kur mushkonjat janë më aktive.

Edhe pse mushkonjat transmetojnë disa sëmundje vdekjeprurëse, për shumicën e njerëzve ato janë vetëm parazitë irritues, pickimi i të cilave sjell vetëm kruarje.

Ekzistojnë disa mënyra natyrale për lehtësimin e kruarjeve, e cila krijohet pas pickimit të mushkonjave.

Terapia e ftohtë me akull sjellë edhe lehtësim momental. Akulli paralizon mbaresat nervore dhe ndihmon që të mos ndjejmë kruarjen dhe dhimbjen.

Uthulla për shkak të aciditetit të vet, ndërsa mjalti falë veçorive të veta anti-inflamatore dhe anti-bakteriale po ashtu reduktojnë të kruarën.

Soda e bukës mund të neutralizojë balancën e pH të lëkurës. Ajo redukton inflamacionin i cili paraqitet në sipërfaqe të lëkurës.

Gjethet e borzilokut përmbajnë komponime kimike që lehtësojnë kruajtjen.

Gjithashtu lëvorja e bananes mund të ndihmojnë gjatë pickimit të mushkonjave.

Përzierja e ujit dhe qumështit e vënë në vendin e pickimit po ashtu redukton pezmatimin dhe kruarjen.

Cilët persona tërheqin më tepër mushkonjat?

Shkencëtarët vazhdimisht bëjnë eksperimente për të vërtetuar atë se çka i tërheq mushkonjat më tepër tek disa njerëz, e më pak tek disa të tjerë. Është e njohur se mushkonjat i zgjedhin "viktimat" e tyre në bazë të disa faktorëve.

Pasi të vëreni se ju ka pickuar mushkonja, menjëherë pastroni vendin e pickimit me ujë dhe sapun ose pastrojeni me alkool.

Pastaj mund të përdorni ndonjë nga medikamentet shtëpiake si:

Uthull molle;

Aloe vera;

Pastë dhëmbësh;

Përzierje kripë-ujë dhe vendoseni ne vendin e pickimit;

Lëvorja e bananes. Fërkojeni vendin e pickimit me lëvoren e brendshme të bananes;

Akull;

Përveç kësaj mund t'ju ndihmojnë edhe:

- Llak transparent për thonjë.

-Bëni shenjën „Х". Me ndihmën e thonjëve bëni një „Х" mbi vendin e pickimit. E ndalon kruarjen menjëherë!

-Pështymë. Në vendin e pickimit vendosni pak pështymë.

Kujdes:

Nëse pickimi nga mushkonja shkakton dhembje te fortë të padurueshme, kokëdhembje, ethe, marramendje, vjellje, temperaturë, menjëherë paraqituni tek mjeku!

Mbrojtja nga mushkonjat

Duke qenë se mushkonjat qëndrojnë në ambiente të ndotura, mund të përhapin shumë lehtë infeksione, nëse bien në kontakt me lëkurën e njerëzve dhe sidomos të fëmijëve, të cilët mbeten më të rrezikuar prej tyre. Ndaj rekomandojnë të tregohet kujdes me higjienën personale, por dhe të ambienteve ku qëndrojmë, të cilat, nëse nuk janë të pastra, mund të bëhen vend grumbullimi për insektet, duke shtuar rrezikun nga pickimet. Për fëmijët e vegjël rekomandohet përdorimi i kremrave që shërbejnë për të larguar insektet.

Është verë dhe vapa ka arritur kulmin, madje tash edhe mushkonjat janë shumë të mërzitshme. Ato, zakonisht vijnë edhe me disa shqetësime të tjera. Për mushkonjat ka mjaft mite- si mund të dëbohen, si të shërohemi nga pickimi, etj.

Mushkonjat bartin HIV-in. E pasaktë: Sipas informatave të Qendrës për mbikëqyrjen e sëmundjeve pranë Unversitetit Rutgers, mushkonjat nuk e bartin virusin e HIV-it nga një person tek tjetri. Por, bartin virusin e Nilit perëndimor dhe të disa sëmundjeve të rrezikshme.

Si të shmangim mushkonjat gjatë verës ?

Hudhra: Nëse planifikoni të dilni në natyrë, shtoni hudhrën në menynë tuaj ushqyese disa ditë para se të dilni. Insektet janë të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndjejnë përmes lëkurës së njeriut.

Qumësht: Thumbimi i insekteve dhe djegia nga dielli do të qetësohen nëse lyhen me përzierjen e qumështit, ujit dhe kripës. Nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj përzierje në vendin e thumbimit nga mushkonja ose në vendin e djegur nga rrezet e diellit, ashtu që enzimat nga qumështi do ta neutralizojnë helmin nga insektet, ose do ta qetësojnë vendin e dëmtuar nga rrezet e diellit.

Qepa: Përveç hudhrës edhe qepa në mënyrë të suksesshme largon insektet, sidomos mushkonjat. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ta përfshini qepën në menynë verore.

Lëvoret e agrumeve: Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për hundën e njeriut, mirëpo për mushkonjat nuk janë aspak të këndshëm.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China