PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hipokrati: "Lëreni ushqimin të jetë ilaçi juaj"
2013-02-01 17:15:16 CRI Komenti juaj Printoni

Hipokrati, babai i mjekësisë perëndimore ka thënë: 'Lëreni ushqimin të jetë mjekimi juaj '

Mjekimet kineze i konsiderojnë shumë ushqime si trajtime mjekësore: ushqimet pikante, për të ndihmuar tretjen dhe për të përballuar të ftohtin; hudhrën për të larguar toksinat nga trupi etj. Qëllimi përfundimtar i të ushqyerit është që të sigurojë vazhdimësinë e organizmit, por edhe "të mjekojë" në mënyra të ndryshme organet e trupit.

Për kinezët funksioni i ushqimit shkon më larg se thjesht mbushja e stomakut. Cai Jingfeng, në librin e tij "Ushqimi dhe shëndeti" shpjegon se ushqimi dhe barnat kishin origjinë të përbashkët që në kohët prehistorike, ku njeriu ushqehej me perime dhe fruta që kishin efekte terapeutike për trupin.

Është gjithashtu thelbësore për ruajtjen e një funksionimi normal dhe të shëndetshëm të organizmit si dhe për imunitet të fort. Në kohët antike kinezët besojnë që trajtimi i çdo sëmundjeje kalon nëpër tre faza: E para është ushqim vitaminoz dhe kalorik, e dyta ushtrime fizike dhe e treta ilaçet, të cilat konsiderohen si mjet i fundit në qoftëse dy të parat dështojnë. Praktikuesit e Mjekësisë Tradicionale Kineze na tregojnë se ilaçet dhe ushqimet ndajnë të njëjtën preardhje. Kjo vjen pasi një ushqim i përditshëm mund të ketë vlera mjekësore.

Selino në mjekësi kineze

Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut. Studimet kanë konfirmuar se prania e substancave tek selino rregullon tensionin e gjakut.

Selino përmban vitaminë C, e cila ndikon në sistemin tonë imunitar, forcimin e rezistencës ndaj ftohjes dhe inflamacionit. Është e dobishme për të luftuar problemet me stomakun, reumatizmën, obezitetin, sëmundjet e fshikëzës së urinës etj. Lëngu i selinos është një mjet i shkëlqyer për ruajtjen e një shëndeti të mirë pasi largon toksinat nga trupi.

Selino është një bimë që rritet në Evropë dhe Azi. Fillimisht ajo është përdorur si një bimë medicinale. Që në kohët e lashta ka qenë konsideruar si një përforcuese e shëndetit. Kjo bimë përdoret edhe në gatim si një erëz e veçantë. Përveç kësaj, farat e selinos përmbajnë një vaj të dobishëm, i cili përdoret gjerësisht në parfume dhe për qëllime farmaceutike. Vetëm dy gjethe selino përmbajnë 15% të dozës ditore të rekomanduar për vitaminën A dhe 15% të vitaminës C. Njëqind gram selino përmbajnë vetëm 16 kalori! Nëse e konsumojmë përditë në sallatë, përfitimet shëndetësore janë shumë të mëdha.

Selino përmban një sasi të balancuar të mineraleve kryesore dhe vitaminave. Kjo bimë është e pasur me vitaminë C, bën të mundur parandalimin e sëmundjeve të kancerit, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon për të përballuar simptomat e ftohjes.

Selino është e pasur me antioksidantë dhe sipas studimeve, ndihmon ndjeshëm në uljen e tensionit të gjakut.

Gjithashtu, ndihmon në reduktimin e stresit dhe ka efekte të dobishme për sistemin nervor. Përmban një sasi të ulët të karbohidrateve, duke i bërë ato ideale për diabetikët.

Edhe në kozmetikë kjo bimë ka gjetur terren pasi përmban vajra esenciale pë zbutjen e tensionit, si dhe vlera të ushqyeshme për flokët, lëkurën dhe sytë. Lëngu i selinos pastron gjakun dhe parandalon sëmundjet e lëkurës. Gjithashtu është i dobishëm për artritin.

Që nga lashtësia edhe sot, selino është parë si një nxitës i fortë natyror që ndihmon në rivendosjen e dëshirës seksuale.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China