PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ndërthurja e Mjekësisë Tradicionale Kineze me atë perëndimore
2013-01-04 18:24:49 CRI Komenti juaj Printoni

Në ditët e sotme puna dhe stresi janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Raftet e farmacive janë të mbushura me qetësues, medikamente gjumi, qetësues për stomakun etj.

Në disa vende perëndimore, ata të cilët nuk ndihen mirë me medikamentet perëndimore për faktin se ato kanë efekte anësore u janë drejtuar mjekësisë tradicionale kineze. Disa të tjerë akoma nuk janë të sigurt se sa e efektshme ështe mjekësia tradicionale kineze

Sot, ne do të flasim me mjekët në Pekin, ku njëri prej tyre sugjeroi që të huajt mund të kenë keqkuptime në lidhje me trajtimet tradicionale kineze.

Disa prej të huajve janë të shtyrë nga kurioziteti, disa të tjerë mbase nga dëshpërimi në momentin kur mjekësia perëndimore nuk funksionon për ta. Nga pikëpamja e një të huaji, mjekësia tradicionale kineze mund të duket një formë e papërshtatshme mjekimi.

Disa spitale dhe klinika në Pekin si SpitaliiI Masazhit, kanë mjekë anglishtfolës, ku të huajt mund të trajtohen me mjekësinë kineze.

Dr Lihong Jiuling ka 2 vjet që punon në këtë spital dhe shprehet se trajtimet e zakonshme përfshijnë masazhet terapeutike, akupunkturën, hedhjen e kupave etj.

"Për mendimin tim, gjithnjë e më shumë të huaj vijnë në Kinë për të mësuar mjekësinë tradicionale kineze dhe gjithnjë ë më shumë të huaj e pranojnë këtë mënyrë trajtimi."

Spitalet dhe farmacitë ofrojnë gjithashtu medikamente të mjekësisë kineze. Pa dyshim, ideja e pirjes së cajrave të përgatitura nga barna me aromë të fortë dhe pjesë kafshësh nuk është një mjet i të gjithëve

Craig Lennox nga Glasgoë, kur mbërriti në Pekin 7 vjet më parë, ai nuk dinte asgje për mjekësinë tradicioanle kineze. Megjithatë, ai kishte provuar gjithcka për crregullimet që kishte në aparatin tretës dhe mesa duket asgjë nuk kishte funksionuar për të.Mjekët perëndimorë I kishin sugjeruar se ndoshta ushqimi që ai konsumonte nuk ishte I përshtatshmi, porn ë vetvete ai nuk besonte se problem qëndronte tek stomaku i dobët

"Kur erdha në Kinë, vizitova disa spitale perëndimore, në të cilat kostot e mjekimit ishin tepër të larta. Për më tepër efektet anësore ishin edhe më të rënda se sa simptomat nga të cilat vuaja unë. Kështu, gjatë bisedave me disa miq kinezë shumë prej tyre më sugjeruan që të provoja mjekësinë kineze. Mendova pse jo, cfarë mund të shkonte më keq se kaq. Shkova për një kontroll trupi dhe nisa vizitën me nje mjek kinez dhe mora mjekim tradcional. Megjithëse shija e tyre nuk ishte e mirë dhe aroma tepër e rëndë mund të them që unë kam shumë përmirësim. Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur për të mirën e shëndetit tim."

Megjithatë, jo të gjithë të huajt në Kinë kanë të njëjtat përvoja, thotë Richard Wells nga Liverpuli. Ai ka jetuar në Kunming dhe Shangai gjatë viteve të fundit dhe ka provuar në disa raste mjekësinë tradicionale kineze. Fakti që ai nuk beson tek kjo mjekësi është i lidhur me përvojën e tij personale, ku mjekësia nuk pati ndonjë efekt në të.

"Me sa kam kuptuar deri tani, në kushtet e një problem akut, nuk do t'i besoja kësaj mjekësie.Por ndoshta për trajtimin afatgjatë ose për parandalimin e sëmundjeve mbase mund të funksionojë, por jam ende skeptik."

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China