PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Cilësia e ajrit dhe shëndeti
2012-12-28 18:33:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ndotja e ajrit, si brenda dhe jashtë, ështe një problem madhor që ndikon në shëndetin e të gjithëve si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim.

PM10 dhe LNP janë dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Ata shprehin sasinë e grimcave të ngurta pezull në ajër. PM10 (Particulate Matter) është një përzierje pjesëzash të lëngta dhe të ngurta që qëndrojnë në ajër, me një diametër më të vogël se 10 mikrometër. Burimi kryesor i tij janë gazrat e cliruara nga automjetet, sidomos nga makinat e vjetra me motor diesel.

Ky indikator është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si rreziku më i madh shëndetësor për zonat e urbanizuara, pasi këto lloj grimcash depërtojnë në pjesën e poshtme të mushkërive.

Gjithashtu edhe ajri jo cilësor në mjediset e brendshme mund të paraqesë rrezik për shëndetin e më shumë se gjysmës së popullsisë së botës. Në shtëpitë ku gazi dhe qymyrguri përdoren për gatim dhe ngrohje niveli i PM-së mund të jetë 10–50 herë më i lartë se norma e lejuar.

PM-ja ndikon në shëndetin e njerëzve më shumë se cdo ndotës tjetër. Përbërësir kryesorë të PM-së janë sulfatet, nitratet, amoniaku, klorid sodiumi, karbon, dhe uji. Ajo konsiston në një përzierje komplekse e grimcave solide dhe te lëngëta të substancave organike dhe inorganike të përqëndruara në ajër. Ozoni O3 është një ndotës i tipit sekondar, që formohet nga reaksione komplekse mes hidrokarbureve dhe oksideve te azotit, në prani të rrezatimit diellor. Tri kategori të madhësisë së grimcave të pluhurit në ajër, PM 10, PM 2.5 dhe PM 1 (respektivisht me diametër më të vogël se 10, 2.5 dhe 1 mikron), që të mbledhura së bashku përbëjnë atë që specialistët e quajnë (LNP), Lëndë e Ngurtë Pezull).

Ndikimet në shëndet

Të jetojmë si metropolitanë ndoshta na bën më të suksesshëm, por jo më të shëndetshëm. Në zonat urbane nivelet e PM-së janë më të larta. Ekspozimi i tepërt ndaj grimcave të larta të PM-së rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe probleme me frymëmarrjen, po ashtu edhe kancer në mushkëri. Në vendet në zhvillim, ekspozimi ndaj ambjenteve të ndotura rrit riskun e infeksioneve akute në rrugët e frymëmarrjes dhe lidhen me raste të larta vdekjesh tek fëmijët; ajri i ndotur në ambjentet e brendshme nga përdorimi i gazit, qymyrgurit etj, është gjithashtu një faktor i lartë rreziku për sëmundjet kronike të mushkërive tek të rriturit.

Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike, të cilat kanë efekte mbi organizmin e njeriut, mjedisin apo atmosferën. Disa nga grupet më të rëndësishme të indikatorëve të cilësisë së ajrit janë:

SO2, NOx dhe NH3 (amoniaku), të cilët shkaktojnë edhe shirat acide;

CO2, CH4 (metani), NO2, të cilët lidhen me emëtimin e gazrave;

PM10, LNP, që tregojnë masën e grimcave të ngurta në ajër.

Secili prej këtyre indikatorëve, shkaktohet nga arsye të ndryshme.

Ndotja e ajrit në zonat urbane (qytete)

Zonat urbane janë duke u rritur në mbarë botën e, bashkë me to, edhe nivelet e ndotjes së ajrit të tyre. Për shembull, Europa është kontinenti më i urbanizuar – më shumë se 70 për qind e banorëve të saj jetojnë në zona urbane. Trafiku i makinave, djegiet dhe prodhimi industrial kanë çuar në rritjen e përqendrimit të ndotjeve në ajër. Kjo ndotje e ajrit ka çuar në rritjen e gamës së problemeve të tilla, si rrezikimi i shëndetit, përshpejtimi i shkatërrimit të materialeve të ndërtimit etj.

Ndotja e ajrit nga transporti i makinave

Transporti rrugor është burim i rëndësishëm për lëshimin e substancave të dëmshme në ajër, siç janë: plumbi, benzeni, grimcat e imta dhe benzopireni. Pasojat janë paraqitja e smogut dhe koncentratet e shtuara të këtyre substancave në ajër. Transporti rrugor shkakton 35% të shkarkimeve organike të avullueshme. Automjetet me motor nafte prodhojnë grimca shumë të imta, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Ndotja e ajrit shkaktohet edhe nga industria. Niveli i ndikimit të shkarkimeve varet nga lartësia e oxhakëve që lëshojnë substancat e dëmshme, si dhe nga drejtimi i erës (rruga e rrymave të ajrit) që janë karakteristike për vendet ku ndërtohen kapacitetet industriale.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China