PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përdorimi i antibiotikëve dhe epidemitë në Evropë
2012-11-30 18:47:15 CRI Komenti juaj Printoni

Përdorimi i antibiotikëve dhe epidemitë në Evropë

Çdo vit në Bashkimin Evropian vdesin mbi 25 mijë njerëz nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistente, ndaj antibiotikëve preken rreth 3 milionë të shtruar në spitale nga infeksionet bakteriale ndërsa kostoja vjetore e shpenzimeve shkon në 1.5 miliardë euro. Shtimi i mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve është kërcënim për jetën e pacientëve në spitale sepse infeksionet dhe infeksionet e mbivendosura me baktere rezistente zgjasin ditët e qëndrimit të pacientëve në spitale duke rritur koston e trajtimit.

Poçfarë është antibiotiku?

Një lëndë kimike me prejardhje prej një myku, apo bakteri që mbyt mikroorganizmat dhe shëron infeksionet. Bakteret kanë përqark tyre një mur mbrojtës ndaj sulmeve.Penicilina dhe disa antibiotikë të tjerë vrasin bakteret përmes pengimit të baktereve për të ndërtuar këtë mur.Pastaj ka edhe një grup tjetër të madh antibiotikësh që veprojnë duke shkatërruar procesin e metabolizmit (shkëmbimit të lëndëve) dhe të tjera që shkatërrojnë ADN-në e bakterit. Kur një individ i infektuar nga ndonjë bakter merr antibiotikun e duhur për të luftuar atë, pjesa më e madhe e baktereve nuk do të rriten më ose do të zhduken. Por, ka lloje rezistente të baktereve, të cilat mbeten të paprekura. Ato shtohen si gjithnjë duke u ndarë me përshpejtim. Në këtë mënyrë bakteret rezistente fillojnë të mbizotërojnë. Ato përhapen dhe brenda një kohe të shkurtër pjesa më e madhe e llojeve të baktereve zëvendësohen me këtë lloj.

Çdo herë që përdorim një antibiotik për të luftuar një infeksion, disa baktere arrijnë të mbijetojnë dhe shumohen duke u bërë më të fortë me kalimin e kohës. Herën tjetër do ta sulmojnë organizmin tonë dhe do të kenë një rezistencë më të fortë ndaj antibiotikut që i afrohet, i cili do të jetë më pak i efektshëm, për të mos thënë që do të jetë i paefektshëm.

Rritja e përdorimit të antibiotikëve dhe përdorimi i paarsyeshem i tyre janë dy faktorët kryesore që kanë sjellë rritjen e rezistencës së baktereve. Por, problematika rritet edhe nga faktorë të tjerë shpeshtësia e të cilëve është alarmante si marrja e antibiotikëve pa recetën e mjekut. Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët për shqetësimin më të vogël apo për një temperaturë të ngritur drejtohen te farmacitë duke tërhequr antibiotikë. Por, cështë më e keqja ende sot ka mjekë që këmbëngulin se gripërat stinore parandalohen apo mjekohen me antibiotikë. Në këtë kategori futen edhe prindër të cilët pa u konsultuar me mjekun i dendin femijët me antibiotikë, duke shkaktuar në këtë mënyrë jo vetem mbijetesën e mikrobeve të këqija dhe fuqizimin e tyre por edhe vrasjen e baktereve të mira.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China