PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sëmundja e epilepsisë tek fëmijët, pasojat dhe trajtimi
2012-08-31 16:39:09 CRI Komenti juaj Printoni

Epilepsia, rreth 30 mijë të sëmurë në Shqipëri

"Kemi një imazheri të zhvilluar, kemi mundësi për të diagnostikuar, kemi rezonancën magnetike. Numri i pacientëve të cilët vuajnë nga epilepsia është 30 mijë. Nga këta rreth 60 për qind ecin mirë me medikamentet që marrin për trajtim, por 20 për qind prej tyre nuk i binden mjekimit me medikamente", kjo ka qenë deklarata e shefes së neurologjisë në spitalin "Nënë Tereza", Jera Kruja.

Sipas saj, me disa shtesa që nevojiten pjesa më e madhe e aparaturave që shërbejnë për diagnostikim ndodhen edhe në qendrën spitalore. Rezonanca magnetike ka një rol tepër të rëndësishëm para realizimit të ndërhyrjes. Kjo aparaturë përcakton zonën epileptike dhe më pas mund të kryhet operacioni. Çdo vit, në spitalin e Tiranës kryhen rreth 3 mijë ekzaminime të rezonancës. Ndërsa kjo pajisje nuk ndodhet në disa spitale të rajonit.

Sëmundja e epilepsisë mund të trajtohet, por edhe mund të kurohet. Epilepsia ka vite që njihet dhe trajtohet si sëmundje në Shqipëri. Ata pacientë të cilët e evidentojnë në kohë dhe trajtohen sipas protokollit të përcaktuar nga mjeku kanë rezultat. Pjesa tjetër mund që shfaq rezistencë mund të futet në operacion. Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), të cilat shkaktohen pa asnjë arsye e cila mund të parashikohet. Një sulm epileptik shkaktohet si pasojë e shkarkimeve sinkrone të qelizave nervore të trurit, gjë që dërgon te sjelljet apo gjendjet shpirtërore stereotipike.

Kjo sëmundje ka për të sëmurin ndikim të madh në jetën e tij të përditshme dhe kjo gjë duhet të merret parasysh gjatë mjekimit të saj. Një nga problemet që kanë mjekët shqiptarë me pacientët që vuajnë nga epilepsia, në mënyrë të veçantë me fëmijët është edhe ndërprerja e kurës apo rastet kur prindërit kërkojnë ndihmë te metodat popullore dhe jo te trajtimi me medikamente. (Du/Albana)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China