PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sëmundja e epilepsisë tek fëmijët, pasojat dhe trajtimi
2012-08-31 16:39:09 CRI Komenti juaj Printoni

Diagnostikimi dhe trajtimi i epilepsisë

Fëmijët me epilepsi përballen çdo ditë me shumë sfida duke mos shijuar plotësisht moshën e bukur të fëmijërisë. Gjithashtu, edhe për të moshuarit kjo sëmundje, si çdo sëmundje tjetër ua vështirëson më shumë jetën. Atëherë, cilat janë mënyrat për trajtimin e kësaj sëmundjeje?

Sipas mjekësisë moderne, epilepsia shkaktohet nga çrregullimet fiziologjike të sistemit nervor. Epilepsia është më e vjetër se njerëzimi (pasi që secili tru me kompleksitet të mjaftuar, d.m.th jo vetëm ai i njeriut por edhe truri i llojeve të majmunit - kanë ekzistuar para njeriut - mund të shkaktoj shkarkime nervore me pasoja epileptike) dhe u takon sëmundjeve më të shpeshta kronike. Personat me këtë lloj sëmundje janë të pushtuar nga streset e përditshme që vijnë si rezultat i perceptimit të kufizuar. Ajo është një sëmundje që shkaktohet nga traumat si dhe nga dëmtimet e ndryshme të trurit. Kjo sëmundje shoqërohet me humbje të ndërgjegjes dridhje, humbje të kujtesës, dhe shfaqje të imazheve të paqena (halucinacione).

Një nga simptomat që manifestohet më shpesh gjatë epilepsisë është se i sëmuri humb papritmas ndjenjat dhe mund të rrëzohet përtokë.

Epilepsia është sëmundje nervore që paraqitet në formë të një ngërçi të fortë që pasohet me lëvizje të pakontrolluara, e përcjellur me një çlodhje dhe qetësim të plotë. Pas kësaj, nganjëherë kjo pasohet me një gjumë të rëndë. Shpeshherë të sëmurët ankohen për dhimbje muskujsh dhe koke. Kjo gjendje mund të përsërit shpesh. Po kur nis të shfaqet kjo sëmundje? Doktori Shao Xiaoqiu tha:

"Fillimisht epilepsia shfaqet që në periudhën e fëmijërisë, por kjo sëmundje mund të prekë edhe moshat e vjetra. Sidomos mundësia e shfaqjes së epilepsisë është mbi moshën 50-vjeçare. Epilepsia mund të zgjasë deri në një minutë apo pak më shumë. Në raste shumë të rralla, ndodh që sulmi epileptik të zgjasë deri në gjysmë ore e që emërtohet status epilepticus. Ky lloj i epilepsisë mund të ketë pasoja të rënda në rast se nuk ndërhyhet menjëherë nga ana e mjekut.

Të sëmurit me epilepsi i shoqëron, në shumicën e rasteve, shkuma e bardhë nga goja, gjatë ngërçit në tru i përcjell presion i fuqishëm në të dy nofullat dhe kafshim i gjuhës.

Sëmundja e epilepsisë mund të ndodhë në çfarëdo kohe të natës apo të ditës dhe më së shumti gjatë gjumit.

Lidhur me këtë, doktori Shao Xiaoqiu tha:

"Kemi parë shumë raste të epilepsisë, ku shpesh të sëmurët kanë marrë dëmtime në trup si pasojë e rrëzimit."

Doktori Shao Xiaoqiu tha se sëmundja e epilepsisë ndahet në dy lloje si epilepsi primare dhe epilepsi dytësore. Zakonisht, epilepsia dytësore shkaktohet shpesh nga sëmundje të tjera, si nga traumat apo goditjet në lindje, asfiksia, goditja e kokës etj.

Kurse epilepsia primare ndodh pa arsye dhe ndodh më shumë në periudhën e fëmijërisë. Disa tipe të epilepsisë lidhen ngushtë me faktorin trashëgimi. Disa të tjera kanë lidhje edhe me moshën. Afro 60 deri 80 për qind e të sëmurëve me epilepsi nisën të sëmuren para moshës 20-vjeçare.

Për arsye se shumica dërrmuese e të sëmurëve preken për herë të parë para moshës 20-vjeçare, kjo sëmundje ul nivelin e inteligjencës. Prandaj, shumë prindër shqetësohen se nëse kjo sëmundje mjekohet me medikamente, do t'i shkaktojë ndikim negativ inteligjencës së fëmijëve, të cilët janë në rritje e sipër.

Doktori Shao Xiaoqiu tha se sipas gjendjes konkrete të të sëmurëve me epilepsi do të merren dhe medikamentet përkatëse. Epilepsia është një lloj sëmundje kronike dhe po të mos mjekohet plotësisht mund të zgjasë për disa vjet. Ai shton se shumica e të sëmurëve me epilepsi mund të shërohen plotësisht. Ka dhe të sëmurë që shërohen shumë ngadalë e për këtë, ata duhet të jenë optimistë dhe të kenë besim se një ditë do shërohen. Gjithashtu, ata duhet të jenë edhe shumë këmbëngulës dhe të kenë durim për kohën e gjatë të trajtimit të plotë të kësaj sëmundjeje.

Të sëmurët duhet t'i marrin rregullisht ilaçet dhe të mos ndalojnë ose pakësojnë sasinë e tyre. Trajtimi me ilaçe në mënyrë të rregullt është shumë thelbësor për kurimin e saj.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China