PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sëmundja e epilepsisë tek fëmijët, pasojat dhe trajtimi
2012-08-31 16:39:09 CRI Komenti juaj Printoni

Epilepsia është një ndër sëmundjet më të shpeshta në neurologji. Nga të dhënat statistikore, tani në Kinë ka afro 9 milionë të prekur me epilepsi dhe çdo vit shtohen rreth 400 mijë raste të reja. Epilepsia është sëmundja që prek më shumë fëmijët, duke shkaktuar vuajtje të madhe jo vetëm për ta, por edhe për familjarët e tyre.

Atëherë, cili është shkaku i sulmeve epileptike tek fëmijët?

Cilat janë siptomat që manifeston kjo sëmundje?

Në rubrikën e sotme "Kaleidoskop shëndetësor" kemi ftuar neurologen e njohur të Repartit të Neurologjisë pranë Spitalit Xuanwu, dr.Wang Yuping, e cila do të na njohi me shkaqet, problemet dhe trajtimin e epilepsisë tek fëmijët.

Epilepsia është një nga sëmundjet më e zakonshme në neuropediatri. Shumica e të prekurve fillojnë të sëmuren që në fëmijëri dhe manifestohen një sërë siptomash si sulme epileptike, konvulsione febrile etj.

Po cila është arsyeja që kjo sëmundje prek më shumë fëmijët?

Për këtë, doktoresha Wang Yuping u shpreh:

"Procesi i zhvillimit të trurit është një proces i vazhdueshëm dinamik. Truri i fëmijëve është në zhvillim dhe në ndryshim të pandërprerë, prandaj, ekziston mundësia e devijimit dhe e epilepsisë."

Ajo vazhdon më tej duke na shpjeguar shkaqet e kësaj sëmundjeje.

"Faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë trashëgimia, pra nëse ka histori të mëparëshme në familje, infeksionet e trurit, konvulsionet e shkaktuara nga temperatura e lartë etj.

Përveç këtyre, EEG-ja dhe MRI-ja ndihmojnë në ekzaminimin e epilepsisë dhe për të dhënë mjekimin e duhur.

Neurologia Wang Yuping u shpreh se përshkrimi i drejtpërdrejt i simptomave të epilepsisë nga mjekët është gjëja më e rëndësishme për të sëmurin.

Megjithatë, jo të gjithë prindërit e njohin epilepsinë dhe kjo gjë bëhet pengesë për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Prandaj, nëse prindërit do të vënë re se fëmija i tyre ka sjellje jo të zakonshme, atëherë duhet ta çojë menjëherë në spital. Për këtë, Wang Yuping tha:

"Sulmet epileptike ndodhin në mënyrë të përsëritur. Shumica e tyre zgjasin nga 10 sekonda deri në një minutë"

Kryesisht, metodat për trajtimin e epilepsisë janë marrja e medikamenteve dhe ndërhzrja kirurgjikale. 70 deri 80 për qind e të prekurve nga epilepsia trajtohen me medikamente, por pjesa tjetër nuk reagon ndaj këtij trajtimi dhe për këtë të sëmurët janë të detyruar t'i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.

Wang paralajmëron se familjarët duhet të kujdesen për fëmijët e sidomos në momentin e sulmeve epileptike. Përvec mjekimeve edhe përkujdesja e duhur është shumë jetike.

Megjithatë është më mirë ta parandalosh një sëmundje se sa ta trajtosh. Parandalimi i epilepsisë duhet të fillojë që nga koha e shtatzënisë. Gratë shtatzëna duhet të ruajnë humor të mirë dhe të evitojnë rrëzimin apo dhe goditjet ndaj barkut. Megjithatë neurologia është e mendimit se epilepsia është e trashëgueshme. Gjithashtu, gjatë ditës duhet të evitohen disa faktorë që shkaktojnë sulmet si temperaturat e larta, tronditja, gëzimi i tepërt, mbilodhja etj. Gjatë sulmeve epileptike, të prekurit duhet të kenë kujdes se mos lëndohen.

Epilepsia është një lloj sëmundjeje kronike dhe kërkon trajtim për një kohë të gjatë. Edhe pas shërimit, duhet merren medikamente për afro 3 vjet.

Përkujdesja e prindërve për fëmijën e prekur nga epilepsia, sidomos në momentet e sulmeve apo ngërçeve ka një rëndësi shumë të madhe dhe gjithashtu edhe në dhënien e ilaçeve në kohën e duhur dhe në dozat e sakta.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China