PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Një talent" në muzikë-Flori Mumajesi
2015-06-19 18:13:58 CRI Komenti juaj Printoni


Një talent i muzikës shqiptare. Ashtu e quajnë mediat dhe vetë audienca e tij. Është i dashur nga të gjithë grup-moshat. Këngët e tij bëhen menjëherë popullore dhe të njohura nga të gjithë. Ai e di për çfarë ka nevojë publiku i tij, dhe e mbush atë me notat dhe zërin e tij të ëmbël e aq melodioz. Ai është këngëtarë "pop-i" dhe "dance", producent, si dhe fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fillimet e karierës së tij i pati në një grup të përbërë nga tre djem të ri, ku ky ishte solisti. Grupi quhet "The Dreams". Pas shpërbërjes së grupit, Flori fitoi famë si solist e më pas si kompozitor. Në festivalin e "Këngës Magjike" të 2002-shit, ai u vlerësua me çmim jo vetëm për këngën e tij, por edhe për këngët e kompozuara për këngëtarët e tjerë. Në atë kohë, ai punonte si menaxher për këngëtaren e njohur shqiptare "Soni Malaj" me të cilën kishte një marrëdhënie dashurie. Ai hapi shtëpin e tij diskografike të quajtur "Threedots Production", ku shumë shpejt u bënë pjesë e saj, këngëtarët më në zë të Shqipërisë, si: Elvana Gjata, Samanta Karavella, Vedat Ademi, Ronela Hajati, Argjentina Ramosaj, Mentor Haziri, Albatrit Muçiqi, Klajdi Haruni, Evi Reçi, Xhensila Myrtezaj, Aurela Gaçe, Genta Ismajli, Erik & Band dhe shumë të tjerë po firmosnin me të.

Që nga fillimet e tij si solist, ai pati shumë sukses, por kulmin e arriti pas lëshimit të këngëve "Tallava", "Playback" dhe "Me Zemër" ku publiku po e kërkonte dhe ai u bë këngëtari më i kërkuar dhe më i paguar i tregut muzikorë shqiptarë. Ai miksonte rryma dhe "Bit-e" të ndryshme me tingujt tradicional dhe komerçial, dhe kështu publiku arrinte ti memorizonte këngët dhe rritmet e tij në një kohë rekord.

Ai mori vëmëndje ndërkombëtare kur punimet e tij u shfaqën në Bulgarian Balkanika TV, kanali muzikor ballkanas më i famshëm. Ai fitoi shumë çmime nga Balkan Music Awards në 2009-ën. Ai fitoi edhe çmime të tjera ballkanase për këngët që kishte kompozuar për të tjerët, si p.sh, kënga "Origjinale" e Aurela Gaçe. Kjo këngë u u shpall "the Best Song from Balkans for 2010".Gjithashtu ai ka bashkëpunuar dhe ka kompozuar për shumë këngëtarë të njohur si (Getoar Selimi, 2po2, Fuga, Elvana Gjata, Julka, Orinda Huta etc).

Disa nga krijimet, më të njohura të Florit për publikun janë: (Crazy Girl, Making Off, Play Back, Gjithmone, Ste Fal, I Ngjan Asaj etj). Shumica e këtyre këngëve u realizua në bashkëpunim me këngëtarë si nga Shqipëria dhe Kosova.

Përveç këtyre, Flori kompozon këngë edhe për këngëtarë të njohur të Maqedonisë, Bullgarisë, Bosnjes, etj dhe të gjitha këto prodhime mbajnë firmën e "Threedots". Flori nuk para flet dhe komenton mbi jetrën e tij private, ai është ndër këngëtarët më të rezervuar përsa i përket kësaj çështje. Përveç marrëdhënies me këngëtaren Soni Malaj, ai nuk ka bërë publike asnjë lidhje tjetër. Edhe pse lidhja e tyre përfundoi shpejt, dhe nuk pati jetëgjatësinë e dëshiruar nga admiruesit, çifti në atë kohë konsiderohej si "Çifti i Vitit".

Flori shkëlqen jo vetëm në rritme, por edhe në balada, bashkëpunimi i tij me Argjentina Ramosaj, bëri që kënga "Ku isha unë " të transmetohej çdo ditë në emisionet radiofonike dhe televizive me kërkesa muzikore. Flori vazhdon e bën muzikë për dëgjuesit e tij të cilët nuk ngopen asnjëherë me hitet e tij.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China