"Në Kongresin e 18-të të PKK-së, partia ritheksoi rëndësinë kundër korrupsionit dhe përmirësimin e mirëqenies së masave popullore. Kjo tregon se partia i ka në dijeni shumë të qartë për qëllimin më kryesor të qeverisjes së ardhshme. Thelbi i konceptit të zhvillimit shkencor është "i pari njeriu". Me zhvillimin e shpejtë të ekonomisë së Kinës, shteti me popullsinë më të madhe ka zgjidhur problemet e ushqimit dhe veshjesh-mbathjes. Por përveç kërkesave materiale, kinezët kanë tani më shumë kërkesa shpirtërore. Rishkrimi i Statutit të Partisë Komuniste të Kinës dhe futja e konceptit të zhvillimit shkencor, nuk është vetëm suksesi i krijimit të një teorie të re, por edhe tregon gjithashtu se partia ndodhet në një moment historik për të ndërtuar një shoqëri të begatë.

Në amendinin e Statutit të miratuar në Kongresin e 18-të, hyn për herë të parë zhvillimi ekologjik dhe shpjegohet se Partia Komuniste e Kinës do të "këmbëngulë në rrugën e zhvillimit, duke mbrojtur mjedisin".

Sipas statutit, zhvillimi ekologjik do të futet në procesin e zhvillimet ekonomik, politik, kulturor dhe shoqëror. Gjithashtu zhvillimi ekologjik përfshihet brenda konceptit të zhvillimit shkencor të përmendur nga sekretari i përgjithshëm Hu Jintao në raportin drejtuar Kongresit. "