"Nga njoftimet rreth Kongresit të 18-të të PKK-së dhe raporti i mbajtur nga kryetari i Partisë Hu Jintao, mund të kuptojmë se partia po përpiqet të ndryshojë strukturën ekonomike, por edhe mirëqeniet më të miraë për popullin. Gjatë zhvillimit këtyre 30 vjetësh pas reformës dhe hapjes ndaj botës së jashtme, Kina ka rezervuar pasuri të konsiderueshme, por ka hasur edhe probleme të shumta në aspekte të ndryshme. Nga raporti mund të dimë se qeveria po bën çmos për të zhdukur ose të zbutur ose zvogëluar mosbarazi ekzistuese në shoqëri, duke ofruar popullit me më shumë shërbime cilësore.

Ndërkohë, mediat kineze po luajnë një rol gjithnjë e më aktiv si një vëzhgues publik për zbatimin e politikave të qeverisë. Gjiashtu, Partia theksoi se do të shpejtojë përparimin e punës kulturore, duke përhapur gjerësisht kulturën e lashtë kineze në mbarë botën që mund të favorizojë ndërtimin e një bote harmonike sepse qytetërimi kinez është njohur nga bota për esenca se saj për harmoni dhe bashkëekzistencat e kulturave të ndryshme. Gjithshtu, dua të shtoj se Shqipëria ka pasur shumë përparim në çdo fushë gjatë vizitave të mia në vitet e fundit."