"Mendoj që reformat në fushën ekonomike janë të thella dhe të plota. Novatorizmi i shkencëtarëve kinezë është shumë i admirueshëm. Dhe teknologjia e lartë e aplikuar në ekonomi në të gjitha fushat është gjithashtu i admirueshëm dhe populli kinez dua të theksoj është punëtor".

"Nga të gjithë bashkëbiseduesit e mi pranohet që ka korrupsion. Vetë fakti që pranohet është një gjë e lavdërueshme. Korrupsioni është i zi. Këtu ai pranohet dhe janë nxjerrë masa që ai të monitorohet dhe luftohet."

Gjithashtu zyrtari i Partisë Socialiste vlerëson nismën e fundit të qeverisë kineze për të bashkëpunuar me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

"Nisa e qeverisë kineze për një program zhvillimi për Europën Qendrore dhe Lindore është e admirueshme, ku vihen në dispozicion 10 miliardë dollarë. Si opozitar sot dhe në pushtet nesër do të paraqesim projektet tona për të përfituar nga ky program."