"Kam ndjerë nga afër forcimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe vendve të Europës Qendrore dhe Lindore. Vendet në Europën Lindore Qendrore, duke përfshirë edhe Shqipërinë kanë shfaqur vitalitet dhe mundësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Kina shpreson se nëpërmjet bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjes me to të ngresin marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri."

"Europa Qendrore dhe Lindore kanë rëndësi të jashtëzakonshme nga kuptimi strategjik. Mund të zhvillojnë marrëdhëniet dhe shkëmbimet me leverdi reciproke. Nëpërmjet krijimit të lidhjes së kësaj here si sekretariati i Bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore besoj se do të vazhdojnë të rriten edhe më tej bashkëpunimi dypalësh në çdo aspekt. Përsa i përket Shqipërisë, besoj se ato bashkëpunimet ose projektet në fushën e infrastrukturës, të energjisë, të rrugës, të ndërtimit etj., kanë më shumë mundësi për tu shfrytëzuar."