"Edhe në Shqipëri ne po ndjekim zhvillimet e Kongresit. Ajo që dua të theksoj, është fakti se ndryshimi i elitave duhet të jetë një shembull për vendet ish-komuniste të Europës Lindore, apo edhe në vende që nuk e kanë demokraci të konsoliduar."

"Ndryshimi i udhëheqjes që bëhet sipas ligjeve të Kinës, pra një herë në 10 vjet, tregon se aty funksionon ajo që njihet edhe si ndryshimi i elitave. Kjo tregon qartë se pavarësisht se Kina është një shtet njëpartiak, ka një vëmendje të veçantë se si aty nderohen elitat, që nga kryeministri, presidenti i vendit e deri tek Byroja Politike e partisë qeverisëse. Një zhvillim politik që besoj është në të mirë të të gjithëve."

"Një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kinës është Radio e Jashtme e Kinës, pasi informacionet për Kinën janë mjaft të rëndësishme edhe për marrëdhëniet dypalëshe. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës janë intensifikuar sidomos muajt e fundit pasi kemi pasur vizita të drejtuesve të lartë të politikës shqiptare. Një rol të rëndësishëm për intensifikimin e marrëdhënieve luan edhe ambasada kineze këtu në Tiranë."

"Është e rëndësishme pasi radio juaj, jep një mesazh të drejtpërdrejtë dhe është urë lidhëse mes dy vendeve tona."

"Nga ana tjetër dua të theksoj se sot Kina nuk është vetëm një fuqi ekonomike, por tani edhe po i nënshtrohet reformës politike. Unë personalisht e shoh zhvillimin e Kinës në disa fusha. Dua të ndalem tek futbolli, ku shikoj se ka investime që po e bëjnë futbollin një sport popullor."

"Në fund dua t'i kthehem edhe një herë Kongresit dhe të theksoj se ndryshimi i elitës qeverisëse në pushtet, është një gjë të cilën zor se do ta bëni disa vende të ish-bllokut të Lindjes në Europë, ku kemi ende që qeverisin prej shumë vitesh të njëjtat elita politike, pa bërë ndonjë ndryshim thelbësor. Ky kongres tregon se Kina po i lë stafetën një brezi të ardhshëm dhe kjo do ta ndihmojë atë në një rritje edhe më cilësore të ekonomisë."