"Ajo që është arritur në 30 vitet e fundit është një mrekulli. Zhvillimi i Kinës është një mrekulli ndaj ai është objekt studimi për të mësuar nga afër eksperiencën kineze në zhvillimin e vendit. Është çelësi magjik për të kuptuar se si zgjidhen problemet ekonomike të vendit. Edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, eksperienca kineze përbën një model zhvillimi shumë interesant, për të kuptuar çelësin e suksesit dhe faktorët që kanë ndikuar. Jam në gjendje si pak njerëz sot që mund të bëj krahasime të Kinës sot dhe Kinës së para 30 vjetëve. Edhe në Shqipëri është rritur niveli i jetesës, por kur shikon se sa shumë është niveli i jetesës në Kinë, atëherë vërtet që shtrohet një pikëpyetje e madhe për të kuptuar se çfarë ka ndodhur."

"Unë mendoj se Kina përbën një burim eksperience dhe një mundësi zhvillimi për ekonominë shqiptare përmes forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare."

"Më ka mbetur në mendje ajo që tha Ten Hsiao Pin, të gjejmë të vërtetën përmes fakteve. Dhe kjo duke u mbështetur në realitetin, duke i parë problemet në sy, dhe duke projektuar politika të përshtatshme ti je në gjendje të zgjidhësh problemet me të cilat përballesh dhe jo bazuar në ideologji, projekte dhe plane që mund të jenë hartuar para 100 apo 150 vjetësh, sepse bota nuk është ajo që ka qenë por ka ndryshuar."

"Mrekullia kineze nuk qëndron vetëm tek politikat por edhe projektimin e një aparati të aftë për t'i zbatuar ato."

"Ten Hsiao Pin e bëri shumë të qartë për kinezët dhe për botën që do të ndiqte ndërtimin e socializmit me karakteristika kineze. Pra nuk ishte me socializëm as i Marksit as i Leninit as i Stalinit as i Enver Hoxhës as i Mao Ze Dong-ut, por do të ishte një socializëm që do t'i përshtatej nevojave të popullit kinez. Dhe këtu unë mendoj se PKK-ja sot, në krahasim me PKK-në që kam gjetur unë në vitin 1973, janë gjëra që nuk ngjasojnë dhe aq shumë me njëra tjetrën në kuptimin e të trajtuarit të problemeve ashtu siç janë dhe jo bazuar në prizmin e ideologjive fikse. Sepse modeli i zhvillimit nuk mund të përcaktohet nga ideologji që kanë lindur dhe zhvilluar 100 vjet përpara. Pra në fushën ekonomike PKK-ja ka pasur kurajën që të reformojë të gjithë sistemin. Ndaj sot shumë vende, shikojnë modelin e Kinës si shumë të përshtatshëm për zhvillimin e ekonomive të tyre."

"Kongresi i 18-të i PKK-së do të jetë një shembull i ballafaqimit me realitetin. Shikoj se aktiviteti i PKK-së, zhvillohet në përputhje me rrethanat dhe realitetin që Kina përballet brenda vendit ashtu edhe në situatën ndërkombëtare. Unë sot nuk shikoj asnjë shenjë që PKK-ja të ketë një tendencë që të përpiqet t'ju mëshojë të tjerëve apo të mundohet të përhapë sistemin e vet politik apo ekonomik. Pra nga Kina të gjithë janë të sigurtë se nuk ka një përpjekje për ekspansion të mënyrës së tyre të jetesës apo të të menduarit. Gjithashtu shikoj se Republika Popullore e Kina ka vullnetin e plotë për të luajtur në bazë të rregullave të lojës të përcaktuar nga komuniteti ndërkombëtar."