PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Trokasin ndryshimet në tregun kinez të "smartfonëve"
2012-10-11 20:57:49 CRI komenti juaj Printoni

 

Huawei kinez nxjerr smartfonin e ri in Turqi

 

Kompania kineze Huawei nxorri në tregun turk smartfonin e saj të ri Ascend P1.

 

Mbi 140 persona, përfshi dhe specialistë të industrisë, të marketingut dhe gazetarë ishin të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të tipit të ri.

 

Shefi i kompanisë Huawei për rajonin e Kaukazit dhe Azinë Qendrore, Ming Sun pohoi se Ascend P1 është smartfoni më i hollë në botë.

 

Ascend P1 është i pajisur me CPU 1.5 dhe sistem Android 4.0. Përmban gjithashtu kamerë 8-megapixel me video HD.

 

Bashkëpunimi me Turkcell, operatorin lider për telefonët celularë në Turqi, Huawei me tipin Ascend P1 ka mundësuar që telefonët e mençur të jenë në të gjitha pikat e shitjes së Turkcell në mbarë Turqinë. Çmimi i Ascend P1 është afro 1200 Lira Turke ose 667 dollarë amerikanë.

 

Sun shprehet se Huawei Ascend P1 synon veçanërisht të rinjtë në Turqi, të cilët ndjekin modën dhe e duan teknologjinë e re.

 

"Krahasuar me iPhone ose Samsung Galaxy, çmimi i Huawei Ascend P1 është më i volitshëm. Gjithashtu edhe cilësia është shumë konkurruese," tha Sun.

 

 

Huawei synon të krijojë tregun e tij në Turqi përmes lancimit të Ascend P1. Përvec Turqisë, Ascend P1 pritet të nxirret në tregun ndërkombëtar, në mbi 130 vende.

 

Huawei nisi biznesin në Ankara në vitin 2002. Deri tani Huawei Turqi ka punësuar mbi 850 punonjës.

 

Duke punuar ngushtë me universitetet vendëse dhe institutet e hulumtimit Huawei në Turqi ka investuar mbi 50 milionë dollarë amerikanë në themelimin e një qendre për kërkim-zhvillim në Stamboll, për të zhvilluar teknologjinë e fjalës së fundit. 

 

 


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China