PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Trokasin ndryshimet në tregun kinez të "smartfonëve"
2012-10-11 20:57:49 CRI komenti juaj Printoni

Prodhuesit kinezë të 'smartfonëve' po rrisin dominimin në treg, duke zënë mbi gjymën e tregut në Kinë, por po përballen me vështirësinë e rritjes së fitimeve marxhinale, ndërkohë që futja e prodhimeve të reja do ta bëjë konkurrencën më të ashpër.

 

Në prill, 4 nga 5 telefonët celularë më të shitur në Kinë, prodhoheshin nga kompanitë vendëse, sipas të dhënave nga Sino Market Research Ltd. Katër kompanitë më të njohura vendëse siguruan mbi 40 për qind të vëllimit të shitjeve totale në treg.

 

Prodhuesi koreanojugor i 'smartfonëve', Samsung Electronic, regjistroi shitjet më të larta në prill, duke shitur më shumë se 2 milionë smartfonë.

 

"Prodhuesit vendës të telefonave të mençur kanë arritur të mbizotërojnë në tregun e nivelit të ulët e të mesëm gjatë viteve të fundit, por një numër i madh i blerësve janë shumë të ndjeshëm ndaj çmimeve dhe janë të gatshëm të shpenzojnë pak para në blerjen e telefonëve," shprehet Henry Lin, shefi i NQ Mobile Inc, lider në tregun botëror për sa i përket sigurisë së telefonëve.

Vetëm disa prodhues vendës janë në tregun e nivelit të lartë. Telefonët me çmime të ulëta kryesisht kanë fitim marxhinal më të ulët.

 

"Kompania Apple mori vetëm 2 për qind të tregut të smartfonëve, por pati më shumë se 80 për qind të fitimeve," shprehet Lin.

 

Ai shtoi se prodhuesit e telefonëve të cilësisë së lartë, janë të gatshëm të paguajnë kosto më të lartë për inovacionin, pasi konsumatorët presin më të mirën në performancën e produkteve.

 

Të dhënat për industrinë e telefonëve të mençur tregojnë një situatë më të ndërlikuar të prodhuesve vendës.

Produktet e kompanive Samsung dhe Apple sigurojnë 99 për qind të fitimeve, ndërkohë që markat vendëse duhet të konkurrojnë me prodhuesit e huaj për 1% që mbetet të fitimit, raporton Southern Metropolis Daily.

 

 

Për më tepër, gjigantët e huaj të telefonëve celularë po synojnë tregun kinez.

 

Në mars, Nokia Corp prezantoi telefonin e parë me sistemin operativ Microsoft Inc's Windows. Ky veprim shihet si një sinjal i kompanisë finlandeze Nokia për të ruajtur dominimin në tregun e telefonisë celulare në vend.

 

"E vetmja mënyrë për të ndryshuar situatën në tregun kinez është prezantimi i më shumë produkteve të mira," shprehet Stephen Elop, drejtori i përgjithshëm i Nokia-s.

 

 

Shumica e markave vendëse prodhojnë pajisje me çmime të ulëta - afro 1,000 juanë apo ($159).

"Kina ka potencial të jashtëzakonshëm për gjenerimin e mbi 1 miliard përdoruesve të smartfonë-ve në disa vitet e ardhshme," shprehet Lin, duke shtuar se një përdorues do ketë më shumë se një pajisje në të njëjtën kohë, duke krijuar një treg edhe me të madh për prodhuesit e telefonëve celularë.

 

Në prill, prodhuesi kinez Xiaomi Corp shiti 150 mije telefonë në vetëm 12 minuta në momentin që nisi raundin e 7-të të shitjeve online.

 

Kompania prodhon telefonë të cilësisë së lartë me çmime të përballueshme.

 

Çmimet e telefonëve nga kompania arrijnë në 2,000 juanë dhe deri në prill janë shitur mbi 1.65 milionë copë, njofton zëdhënësi i Xiaomi-t.

 

 

Në maj, motori kinez i kërkimit në rrjet, Baidu, bashkëpunoi me Sichuan Changhong Electric Co,  për promovimin e smartfonëve me çmime të ulëta, ku një copë kushtoi më pak se 900 juanë.

 

Gjiganti i biznesit elektronik, grupi Alibaba, prezantoi muajt e fundit smartfonin e tij të parë. Çmimi i pajisjes së re arrin në 999 juanë, aq sa kushtojnë një palë kufje bluetooth për iPhone.

 

Në të njëjtën ditë, Shanda Interactive Entertainment Ltd, një kompani IT, nxorri një smartfon me çmim pak më të lart, Bambook. Çmimi më i lartë për këtë pajisje është 1,499 juanë.

 

Pavarësisht konkurrencës në rritje, industria vendëse beson se ka akoma vend për prodhues të rinj, pasi kjo industri ndryshon me ritme të shpejta.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China