PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Panairi i Guangzhou-t: NVM-të kërkojnë daljen nga vështirësitë
2011-10-20 20:45:06 cri komenti juaj Printoni

Në edicionin e 11-të të Panairit të Guangzhou-t marrin pjesë më shumë se 24 mijë ndërmarrje, mbi 80 % e të cilave ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM). Përballë situatës së ndërlikuar brenda e jashtë vendit, NVM-të kineze po rregullojnë aktivisht taktikat në përpjekje për të dalë nga vështirësitë.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që marrin pjesë në këtë panair, thonë se gjatë zhvillimit të tyre kanë hasur shumë vështirësi, si ngritja e çmimit të lëndëve të para, rritja e kostos së krahëve të punës, shtimi i vlerës së RMB-së etj. Në këto rrethana, gjithnjë e më shumë NVM po kërkojnë rrugëdalje nëpërmjet zhvillimit të produkteve të reja dhe zgjerimit të tregut.

Z. Li Hong, përgjegjësi i një ndërmarrjeje makinerish në Wenzhou, tha:

(......1)

"Duhet të zgjerojmë tregjet e reja nëpërmjet ngritjes së cilësisë. Në të kaluarën tregjet tona ishin kryesisht në Evropë, me çmime të larta, kurse tani synojmë vendet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë Juglindore."

Kompania "Anzhi sh. p. k." e provincës Anhui ndryshoi strategjitë e tregut qysh nga viti 2008, gjatë krizës financiare, duke i vlerësuar tregjet e reja si tregjet kryesore të eksportit. Menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie Zhu Xianmu tha se në edicionet e fundit të panairit është shtuar përvit sasia e fletëporosive.

(......2)

"Në tregun ndërkombëtar Evropa dhe SHBA-ja janë të dobëta ekonomikisht, por shitjet e produkteve tona në tregjet e Amerikës Latine e të Evropës Lindore kanë një rritje prej 30-50 %. Kjo rritje plotëson mungesën në tregjet evropiane dhe amerikane. Jam optimist për perspektivën." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China