PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shndërrimi ekonomik do t'u japë mundësi të reja Kinës e botës
2011-10-09 16:47:09 cri komenti juaj Printoni

Në shtator 2008 Kina u prek përfundimisht nga i ashtuquajturi "efekt flutur" i nisur nga falimentimi i kompanisë amerikane "Lehman Brothers Holdings". Në atë kohë Kina kërkoi të gjente përgjigje për çështjet e ruajtjes së eksportit dhe të GDP-së. Sot, pas 3 vjetëve, përballë krizës së borxheve në Evropë dhe në SHBA, Kina ka më shumë pyetje për t'iu përgjigjur: A do të ngrihen çmimet më tej? A janë të sigurta borxhet vendore? Pse kompanitë aksionare kineze u pritën ftohtë në ShBA? Cila është dinamika e ekonomisë kineze pas politikës së nxitjes? Cilat do të jenë rreziqet e "uljes së fortë"? A është në gjendje Kina të luajë rolin e shpëtimtarit të ekonomisë botërore?

Me këto pyetje, dalim serish komentesh "6 pyetje për ekonominë kineze". Në këto komente mund të gjeni përgjigje të tilla:

Shprehja "Kina ka hyrë në periudhën e inflacionit të lartë" nuk është e saktë, duhet të themi që "Kina ka hyrë në periudhën e inflacionit nga struktura ekonomike";

Borxhi i përgjithshëm i administratave vendore është ende në nivelin e sigurt, por duhet të parandalohen rreziqet e mëdha në bazë të novacionit administrativ;

Aksionet kineze në bursat amerikane patën rënie, që u shkaktua nga elemente të brendshme dhe të jashtme. Vetëm nëse vetërregullohen, kompanitë kineze do të shkëlqejnë përsëri në bursat amerikane;

Rënia e qëndrueshme e rritjes së ekonomisë kineze vjen nga rregulli e kontrolli autonom dhe rritja ekonomike e Kinës është ende mjaft dinamike;

Ekonomia kineze nuk do të "ulet fort" dhe në të ardhmen Kina do t'i kushtojë më shumë rëndësi kërkesës së brendshme, që të nxitë më tej ndryshimin e ekonomisë;

Kina do t'i krijojë përsëri botës mundësi, por ndihmesa e saj për zhvillimin e ekonomisë botërore nuk do të mbetet vetëm në rritjen e GDP-së;

Kina do të bëhet motori i parë i zhvillimit botëror dhe udhëheqësja e reformës së madhe të botës.

Sa më sipër janë përgjigjet për problemet më të nxehta lidhur me ekonominë kineze, por këto përgjigje nuk kufizohen vetëm në parashikimin afatshkurtër. Në të ardhmen politika do të dalë shkallë-shkallë nga nxitja e ekonomisë, ndërkohë kërkesa e brendshme do të bëhet drejtimi i ri i rritjes ekonomike të Kinës dhe risia do të jetë dinamika e kësaj rritjeje. Përkrahja ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe shtimi i të ardhurave të qytetarëve të thjeshtë do të jenë baza e mbështetjes së rritjes së konsumit. Bota do të vërejë se si, me ndryshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik dhe me përmirësimin e strukturës ekonomike, Kina do të japë ndihmesë edhe më të madhe për ekuilibrimin e bilancit të pagesave, për pakësimin e fërkimeve tregtare dhe në përpjekjet për përballimin e ndryshimit të klimës. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China