PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rruga e zhvillimit të ndërmarrjeve private të Kinës
2011-09-29 22:04:50 cri komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, ndërmarrjet private me kapacitet të plotë prodhojnë produkte të markave të huaja. Pra, Kina sot quhet "fabrika e botës". Produktet me marka "MADE IN CHINA" të prodhuara nga Kina, shiten në supermarketet e mbarë botës. Kjo i ka dhënë kontributin e madh zhvillimit të ekonomisë kineze.

Sot, Kina po nxit ndryshimin e mënyrës së "prodhimit të Kinës" në "Krijimin e Kinës". Për sa u përket ndërmarrjeve private, krijimi i markave të veta jo vetëm përshtatet me kërkesat e gjendjes së zhvillimit të vendit, por është edhe një garanci e zhvillimit të saj afatgjatë.

Në një simpozium të ekonomisë private, nënkryetari i komisionit të nxitjes së strategjisë së markave të Kinës, Ai Feng, vuri në dukje se në të kaluarën, në konceptin e shumë kinezëve ekzistonte një ide e gabuar, që prodhimi duhet të jetë gjithmonë në vendin e parë. Ata nuk kanë tërhequr vëmendjen e madhe për rëndësinë e markës së pavarur. Tani Kinës i duhet shpërthimi i "revolucionit të markave".

Gjatë 30 vjetëve të reformës dhe të hapjes, ekonomia e Kinës ka arritur suksese të mëdha, por në kinë mungonin markat e njohura të botës. Niveli i cilësisë së produkteve tona duhet të ngrihet më tej, megjithëse niveli i përgjithshëm i produkteve të Kinës është akoma i ulët, disa produkte të prodhuara nga ndërmarrjet kineze me marka të veta kanë hyrë në tregun e botës, si një sërë produktesh të markës Heir, që janë vlerësuar lart nga komuniteti ndërkombëtar.

Megjithëse prodhimet kineze kanë patur kosto të konsiderueshme, çmimi i këtyre produkteve ka qenë shumë i ulët. Këtu del se fitimi nuk ka qenë shumë i lartë.

Në të ardhmen, ne jo vetëm duhet të krijojmë markat tona, por edhe duhet të kursejmë energjinë dhe lëndët e para. Ne duhet të synojmë krijimin e markave të njohura të botës dhe duhet të përmirësojmë markat kombëtare. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China