PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhang Lei, krijuesi i bazës së prodhimit të energjisë nga era
2011-03-04 20:55:14 cri komenti juaj Printoni

Në zonën e krijimit të teknologjive të larta dhe të reja, Jiangyin, ndodhet një park eolik i prodhimit të energjisë së erës. Këtu është qendra e prodhimit dhe e administrimit të pajisjeve e të parkut eolik të prodhimit të energjisë elektrike me anë të erës, si edhe baza industriale e energjive të reja të Kinës. Ai që mund të flasë quhet Zhang Lei, themeluesin e kompanisë.

Parku eolik i prodhimit të energjisë elektrike me erë i krijuar nga Zhang Lei, ndodhet në zonën e krijimit të teknologjive të larta dhe të reja Jiangyin. Në ekranin e madh të prezantimit të risive, shfaqet pandërprerë mënyra e prodhimit të energjisë elektrike në disa parqe eolike.

Një përgjegjës i sektorit, komenton pamjet që shfaqen në ekran, instalimin e 33 agregateve për prodhimin e energjisë elektrike me erë. Pamjet i referohen prodhimit në parkun Fujian, ndërsa parqe të tilla eolike, janë shpërndarë edhe në krahina të tjera të Kinës.

"Kjo është qendra jonë e kontrollit. Kontrollojmë informacionet dhe të dhënat e funksionimit të të gjitha parqeve eolike. Ne po krijojmë një qendër të përbashkët, një vend ku mund të kontrollojë të gjitha agregatet dhe mund t'ju dërgojmë të gjithë agregateve projektin e zgjidhjes. Tani, kemi mbi 200 agregate që po prodhojnë energjinë elektrike dhe mbi 100 agregate të tjera janë në proces instalimi."

Çdo sukses ka një fillim. Ky fillim është një ëndërr. Para 10 vjetësh, Zhang Lei, ëndërronte projektimin e agregateve të prodhimit kinez, për energjinë elektrike. Ai përcaktoi perspektivën e zhvillimit të madh të industrisë së prodhimit të energjisë elektrike me erë. Tani, ai është i bindur se energjia me karbon të ulët, është zgjedhje e domosdoshme e zhvillimit historik, ndërsa energjia elektrike e prodhuar nga era, është e vetmja energji e pastër.

Në shkurt të vitit 2007, Zhang Lei kryesonte një grup prej mbi 10 vetash, të cilët filluan projektimin e agregateve kinezë dhe regjistruan të drejtën e pronësisë intelektuale. Si rezultat, modeli i agregatit të parë realizoi prodhimin e energjisë elektrike dhe treguesit teknologjikë të agregatit, arritën në nivelin më të lartë ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, kompania e prodhimit të energjisë elektrike me anë të energjisë së erës, e drejtuar Zhang Leit, arkëtoi 2 miliardë juanë. Zhang Lei e realizoi ëndrrën e ti..

"Ne kemi një pozicion lider në fushën e teknologjisë për prodhimin e energjisë së pastër. Kohët e fundit, vazhduam krijimin e pajisjeve dhe agregateve të prodhimit të energjisë elektrike me anë të energjisë së erës, për të ruajtur pozicionin tonë."

Si biznesmen dhe themelues i kompanisë, Zhang Lei, mendon se grumbullimi i talenteve dhe shfaqja e potencialit të tyre janë forcë afatgjatë e dinamike për zhvillimin.

Tani Zhang lei ka mbi 200 punonjës që merren me teknologji të lartë., që kanë ardhur nga ndërmarrjet e përparuara në botë për prodhimin e energjisë me erë. Mosha e tyre mesatare është vetëm 35 vejçe.

Zhang Lei e konsideron kompaninë e tij jo si një fabrikë e manifakturës, por si ndërmarrje me teknologji të lartë. Për këtë kompani, qendra e kërkimit dhe e shërbimeve ndodhet në Jiangyin të Kinës, qendra e funksionimit në Shangai, qendra e novacionit në Danimarkë. SHBA-ja është tregu kryesor, ndërsa Evropa ofron kapitale për zhvillimin e mëtejshëm.

Zhang Lei, thotë se ne duhet të parashtrojmë çdo ditë objektivin dhe orientimin e ri, për ta shndërruar sektorin e prodhimit të energjisë me anë të energjisë së erës, në një kompani të teknologjive me karbon të ulët. Zhvillimi i sektorit është i pakufizuar.

"Në të ardhmen, ne duhet të gjejmë rrugë zhvillimi tërësisht kineze për prodhimin e energjisë së pastër."

Zhang lei shpreson kompaninë e tij do të bëhet një ndërmarrje e mençur, që përfaqëson Kinën. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China