PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina 10 vjet në Organizatën Botërore të Tregtisë
2011-02-01 21:12:31 cri komenti juaj Printoni

Mbledhja e 41-të vjetore e Forumit Ekonomik Botëror, që u mbajt nga 27 janari në Davos të Zvicrës, organizoi një simpoum të posaçëm "Ndikimi i Kinës mbi tregtinë dhe rritjen ekonomike botërore". Ky vit përkon me 10-vjetorin e pranimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ministri kinez i Tregtisë, Chen Dëming, që mori pjesë në këtë simpozium parashtroi një sërë faktesh për historinë 10-vjeçare të pranimit të Kinës në OBT. Sekretari i përgjithshëm i këtij organizmi, Pascal Lamy, e quajti pranimin e Kinës në organizatë, si një ngjarje me "përfitime të përbashkëta" dhe me një rëndësi të veçantë në historinë 60-vjeçare të OBT-së.

Ministri Chen Dëming, veçoi tre momente kyçe në 10-vjeçarin e pranimit të vendit në OBT.

Së pari; Pranimi i Kinës në OBT, është guri i themelit për reformën e rëndësishme të hapjes së vendit. Në vitin 1978, Kina filloi reformat dhe hapjen, duke zgjedhur një rrugë që i përshtatej gjendjes së saj. Para vështirësive dhe sfidave të shumta, qeveria kineze pranoi rregullat e tregtisë shumëpalëshe dhe u zotua për reforma të thella në industri, bujqësi, sektorin e shërbimeve, të drejtat e autorit dhe në fusha të tjera. Në vitin 2001, Kina u bë zyrtarisht anëtare e OBT-së. Kjo ishte një zgjedhje shumë e guximshme dhe e vështirë njëkohësisht. Gjatë këtyre 10 viteve, Kina është bërë gradualisht një vend nxitës për ekonominë globale. Ajo sakrifikoi shumë për pranim në OBT, ndaj është bërë një partnere e barabartë me vendet e tjera anëtare të organizatës."

Së dyti; Pranimi i Kinës në OBT solli të mira për Kinën dhe Botën njëkohësisht. Megjithëse në atë kohë disa vende dyshonin për pranimin e Kinës në OBT, gjatë 10 viteve, eksporti kinez u rrit 5.9 herë, importi i saj u shtua 5.7 herë ndërsa GDP-ja, u rrit mbi tre herë. 10 vitet e pranimit në OBT, u bënë një nga periudhat më të mira për zhvillimin e Kinës. GDP-ja për frymë u shtua në 2500 dollarë amerikanë në vitin 2009, duke shënuar një rritje prej 10%. Vitin e kaluar, importet e Kinës kaluan një trilion e 400 miliardë dollarë amerikanë, duke e bërë Kinën, vendin e dytë të importit në botë. Shifër kjo që zuri 10% të sasisë së përgjithshme të tregtisë botërore. Gjatë 10 viteve, investimet e huaja në Kinë arritën në mbi 700 miliardë dollarë amerikanë. Plot 347 mijë kompani të huaja investuan në Kinë. Shumë prej tyre, morën pjesë në ndërtimin e Kinës dhe gjithashtu u zhvilluan në tregun kinez. Veç kësaj, Kina filloi të shkojë investimet jashtë vendit. 10 vjet më parë, investimet kineze jashtë vendit, ishin vetëm një miliardë dollarë amerikanë, ndërsa deri në vitin 2010, ato shkuan në 60 miliardë dollarë amerikanë. Vitin e kaluar, Kina hoqi taksat doganore për 43 vende të pazhvilluara dhe zbatoi politikën "zero taksa" për 95% mallrave të importuara. Tani Kina është bërë destinacion më i madh i eksportit në këto vende.

Së treti; Gjatë 10 viteve të ardhshëm, Kina do të vazhdojë hapjen dhe do të zbatojë rregullat mes palëve. Në këtë 10-vjetor, Kina falënderoi familjen botërore që e pranoi në organizatë. Sistemi i tregtisë shumëpalëshe përputhet me zhvillimin e botës, ndaj në të ardhmen, Kina do t'i kushtojë më shumë rëndësi zhvillimit të përbashkët. Pas 10 vjetësh, pritet që Kina të bëhet tregu me konsumin më të madh në botë.

Sekretari i përgjithshëm i OBT-së Pascal Lamy, tha se fakti vërtetoi gjithçka. Kina ka fituar, por edhe bota fitoi. Ky është një shembull tipik i "përfitimeve të përbashkëta". (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China