PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
HTC- konkurrent potencial i"Apple"
2011-01-13 21:12:06 cri komenti juaj Printoni
HTC është kompania tajvaneze, e njohur në mbarë globin, që është e specializuar për prodhimin e telefonave celularë. Kohët e fundit, "HTC"-ja ka arritur nje sukses të paimagjinueshëm dhe po përpiqet të mposhtë i-phone.
Synimi
Prej shumë vjetësh, kompania e specializuar për përpunimin e telefonave celularë, "HTC", e krijuar në vitin 1997, ka bërë përpjekje të shumta për të konkurruar prodhuesit e tjerë të mëdhenj të njohur në botë dhe si rezultat, produktet e kësaj kompanie shiten mirë në tregun botëror. "HTC" bashkëpunon me kompanitë kryesore globale të telekomunikacionit, duke përfshirë 5 kompani të njohura telekomunikacioni në Evropë, 4 kompani të mëdhaja amerikane si dhe shumë kompani aziatike të rritura shpejt në këtë fushë.
Në SHBA, "HTC"-ja bashkëpunon me kompaninë e ndërlidhjes Vodafon, kompaninë Sprint dhe kompaninë T-Mobile. Por, para një viti, një në 10 amerikanë, e njihnin emrin "HTC". Kurse tani gjendja e njohjes së kësaj kompanie është ndryshe. "HTC" tha se vetëm falë reklamave, përqindja e njohjes në treg arriti në 40 për qind.
"Ne shpresojmë se do të bëhemi një nga udhëheqësit e qarqeve përkatëse", kështu tha John Vang kryepërgjegjesi i shitjeve i kompanisë "HTC" me një histori prej 13 vjetësh.
1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China