PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Autobusi "Yutong"
2010-12-09 20:26:08 cri komenti juaj Printoni

Kompania kineze e prodhimit të makinave "Yutong" dhe Ministria maqedonase e Transportit, nënshkruan në Shkup më 14 prill 2009, një marrëveshje për prodhimin e 202 autobusëve me dy kate. Kjo ishte porosia më e madhe në tregun evropian, për autobusin "Yutong".

Nënshkrimin e marrëveshjes e përshëndeti përmes një telegrami edhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski. Sipas tij, Kina dhe Maqedonia në të ardhmen, duhet të zgjerojnë më tej bashkëpunimin reciprok në fusha të ndryshme.

Që nga viti 2007, qeveria maqedonase organizoi 5 tendera për prodhimin e autobusëve dhe pas konkurrimit të ashpër, kompania "Yutong", e fitoi tenderin. Kjo i shërbeu zgjerimit të kompanisë në tregun evropian.

Lajmi i dytë

Në Maqedoni u prodhua me sukses autobusi i parë "Yutong". Ministri i Transporteve dhe Komunikacionit të Maqedonisë, Mile Janakieski, së bashku me personalitete të fushës, morri pjesë në ceremoninë e kontrollit të autobusit të parë "Yutong" që u prodhua në Maqedoni. Ai shprehu kënaqësinë e tij për këtë autobus. "Aubutosi i prodhuar nga ju është i nevojshëm për ne. "Yutong" është i mirë." – tha ministri.

Pas kontrollit, ministri Janakieski, dhe inxhinierët maqedonas u shprehën të kënaqur për prodhimin. Inxhinierët ndërkohë e quajtën të drejtë zgjedhjen e fundit të qeverisë maqedonase. Autobuzi "Yutong" është me cilësi dhe për prodhimin e tij është përdorur teknologjia e lartë. Ky lloj autobusi me dy kate përputhet plotësisht me standardin evropian dhe me rregullat përkatëse vendore. Ai mund të shërbejë shumë mirë për zhvillimin e transportit publik të Maqedonisë.

Kompania kineze e prodhimit të makinave, "Yutong" është një ndërmarrje e madhe kryesisht me prodhimin e autobusëve, të makinerive, pjesëve të këmbimit, etj. Kjo kompani e ka qednrën në qytetin Zhenzhou të provincës Henan të Kinës Qendrore. Uzina e makinave, zë një sipërfaqe prej 170 hektarësh dhe çdo ditë, mund të prodhohen afro 140 makina.

Autobusi "Yutong" shitet në Kubë, Rusi, Iran, Arabinë Saudite si dhe në Hongkong, Makao etj.

Në vitin 2007, Kompania "Yutong" mori çmimin e madh të shitjes vjetore, dhënë nga Lidhja botërore të Autobusëve. Në vitin 2009, numri i autobusëve të shitur ishte 28 186, e përkthyer në vlerë financiare, 7 miliardë e 896 milionë juanë. Për këtë, kompania zuri vendin e parë mes prodhuesve kinezë të autobusëve.

Çdo autobus i prodhuar nga "Yutong" u shërben përdoruesve, ashtu siç thotë edhe motoja e kompanisë, "Përdoruesit janë të parët".

Nëpërmjet raportimit të punonjësve, kontaktit të drejtpërdrejtë me përdoruesit dhe përshtatjes me nevojat e tyre, kompania "Yutong", njeh kërkesat e tregut. Ajo merr parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e konsumatorëve.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China