PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lokomotiva kineze që tërheq botën
2010-11-12 22:32:45 cri komenti juaj Printoni

Tani vagonët do të prodhohen me një material i cili i tejkalon edhe standardet ndërkombëtare. Ishte kompania me përgjegjësi të kufizuar për prodhimin e trenave të pasagjerëve Changchun,pjesë e grupit CNR ( China CNR Corporation Limited) e cila testoi me sukses fortësinë e strukturës së çelikut, me të cilin ndërtohen lokomotivat dhe vagonët për hekurudhën e Hong-Kongut. Rezultatet treguan arritjen e standardeve edhe më të larta se ato ndërkombëtare. Trenat e Hong-Kongut janë prodhuar nga çeliku, inoksi më i fortë i tipit A, të punuar sipas metrove dhe standardin më të lartë në botë.

Metroja e Hong-Kongut është më e mira në botë e në të kaluarën, vagonat kryesisht importoheshin nga vendet e tjera. Grupi CNR nënshkroi me metronë e Hong-Kongut, projektin e furnizimit me 10 trena me nga 80 vagona për pasagjerët. Metroja e tipit A shënoi hyrjen me sukses të CNR-së në tregun e trenave në nivelin e lartë botëror.

Tani kompania e trenave për pasagjerë Chuangchun, pjesë e grupit CNR ndërtoi me sukses 4 baza profesionale për prodhimin e trenave të shpejtësisë së lartë, metrove, trenave të pasagjerëve etj., si dhe është bërë shtyllë e kësaj industrie.

Tani po i tregohet botës epërsia në këtë fushë përmes përpjesëtimeve të prodhimit, nivelit të produkteve, aftësisë për kërkime shkencore dhe të testimeve që janë arritur në nivelin e klasit të parë në botë.

Më 27 maj të këtij viti, doli me sukses nga linja e prodhimit e kompanisë së trenave të pasagjerëve Changchun treni i parë i brezit të ri i shpejtësisë së lartë CRH 380A i projektuar dhe prodhuar nga Kina. Shpejtësia maksimale e tij mund të arrijë në 380 km/orë, që do të thotë se është treni me shpejtësinë më të lartë sot në botë.

Drejtori i Këshillit të kësaj kompanie, Dong Xiaofeng, tha se pas ndërtimit të bazës për prodhimin e trenave të shpejtësisë së lartë, kapaciteti i prodhimit të kompanisë Chanchun do të arrijë në përmasa të mëdha me aftësi prodhimi 500 trena hekurudhorë, 1000 trena me shpejtësi të lartë, 1200 metro dhe 6000 në vit. Shuma e përgjithshme e prodhimit vjetor do të arrijë në mbi 20 miliardë juanë, përpjesëtimet e prodhimit do të jenë në një shkallë të re të klasit të parë botëror.

Duke u ndodhur përpara kantjerit të ndërtimit të bazës së prodhimit të trenave të shpejtësisë së lartë të kompanisë Changchun, një specialist teknologjie i kompanisë gjermane Siemens u mahnit: " Kjo për ne duket një ëndërr! ", tha ai. Tani kompania Changchun e CNR-së është bërë një pikë e rëndësishme që vizitohet nga ekspertë dhe klientë kinezë dhe të huaj.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China