PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Legjenda e Vjeshtës së Mesme në Kinë
2010-09-21 16:09:47 cri komenti juaj Printoni

Sipas kalendarit hënor kinez, një vit ka 4 stinë dhe korriku, gushti dhe shtatori janë muajt që i përkasin stinës së vjeshtës. 15 gushti, datë që bie në mesin e vjeshtës, është quajtur edhe si "Vjeshta e Meme". Në këtë ditë, hëna është shumë e shndritshme dhe forma e hënës është si një disk i rrumbullakët. Kur shohin hënën në këtë formë, njerëzit shpresojnë se mund të ribashkohen me të afërmit e tyre. Familjarët që ndodhen larg familjes ndjejnë mallin për vendlindjen e për të afërmit e tyre gjatë kësaj feste. Prandaj, Vjeshta e Mesme gjithashtu quhet edhe Festa e Ribashkimit.

Legjendën më e njohur për këtë festë është legjenda"Chang Ë fluturon për Hënën" . Në këtë legjendë,heroi Houyi që lëshoi një shigjete ndaj diellit i kërkoi mbretëreshës Wangmu në "Tempullin e Qiellit" një ilaç që mund të evitonte vdekjen. Pasi mori këtë ilaç, Houyi ia dha nuses së tij Chang Ë. Por, fqinji i tij Feng Meng e mori vesh këtë gjë. Ai i kërkoi Chang Ë që t'i japë atij këtë ilaç. Në këtë situatë, Chang Ë e piu ilaçin, si pasojë, ajo fluturoi në Hënë duke u shndërruar në një zanë qielli. Kur e morën vesh këtë gjë, shumë banorë të thjeshtë filluan të admirojnë hënën duke shpresuar se Chang Ë mund t'u japë fat të mirë dhe paqe. Qysh nga ajo kohë, ceremonia e lutjes ndaj hënës është bërë një zakon i kinezëve i cili është trashëguar deri në ditët e sotme. (Yuan Xin) (Albana)

 


Le të presim ardhjen e Festës së Hënës(Festa e Vjeshtës së Mesme), duke dëgjuar këngë tërheqëse në emisionin tonë.
"Keku i hënës", keku tradicional kinez në Ditën e Kekut të Hënës
Në fazën "Dita e Kekut të Hënës ", çfarë shohim? Ceremonia e lutjes së hënës


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China