Sipas njoftimeve të 25 gushtit të Agjencisë Franceze të Lajmeve, uebsajti i quajtur "Enciklopedia biologjike", që regjistron posaçërisht informacione për bimët dhe kafshët, ka tani 150 mijë zëra.
Ky uebsajt u krijua në vitin 1997. Një nga palët bashkëpunëtor të këtij uebsajti publikoi një deklaratë, sipas së cilës, pas përpjekjeve dyvjeçare, 75 % e punës për krijimin e këtij uebsajti ka mbaruar, por akoma ka 1 milion e 400 mijë zëra që duhet të plotësohen me përmbajtje.
Në këtë deklaratë thuhet se afro 2 milionë njerëz nga më shumë 200 vende ofruan materiale për këtë uebsajt. Çdo përdorues mund të krijojë një faqe elektronike në të, duke prezantuar një bimë ose kafshë nëpërmjet fjalëve ose fotografive. Të gjitha informacionet që miratohen nga specialistët, ruhen në këtë uebsajt dhe përdoruesit e internetit mund t'i lexojnë ato falas.
Punonjësit e këtij uebsajti shpresojnë se, pas 10 vjetëve, në të do të regjistrohen informacione për 1 milion e 800 mijë bimë dhe kafshë. (Yuan Xin)





