PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
E lëshoj qëllimisht që ta nënshtroj përfundimisht
2009-07-28 17:50:32 cri Printoni

Ju flet radio e Jashtme e Kinës. Të dashur dëgjues, në rubrikën "Kultura tradicionale kineze" do të flasim për taktikën "E lëshoj qëllimisht që ta nënshtroj përfundimisht", që është taktika e 16-të nga libri "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike", një libër klasik kinez për artin ushtarak.

Në fushën ushtarake, taktika "E lëshoj qëllimisht që ta nënshtroj përfundimisht" do të thotë se, për ta nënshtruar përfundimisht kundërshtarin, mund ta lëmë të veprojë si të dojë, që të bindet gradualisht. Një shembull i mrekullueshëm i përdorimit të kësaj taktike në fushën ushtarake të lashtësisë është tregimi i vërtetë "Zënia rob i Meng Huos për herë të 7-të", ku flitet për luftën që bëri strategu i famshëm kinez Zhugë Liang për të nënshtruar Meng Huo, që ishte kreu i një fisi të atëhershëm në zonat jugore.

Në vitin 225 të erës sonë, gjatë periudhës së "Tri Perandorive" në historinë kineze, kryeministri i perandorisë Shu, Zhugë Liang, komandoi trupat për ekspeditë drejt jugut, për të konsoliduar prapavijën e shtetit të tij. Në kohën kur ai po bëhej gati të tërhiqte trupat pas fitores, Meng Huo, kreu i fisit Yi i jugut, duke prirë trupat e tij, nisi mësymjen kundër trupave të Shu-së. Por ai pësoi disfatë dhe u zu rob. Sipas logjikës, pas zënies rob të kryekomandantit të palës kundërshtare, Zhugë Liang mund të vazhdonte luftimin për të korrur fitoren përfundimtare, duke përfituar nga rasti i rënies së fuqisë luftarake të armikut. Por Zhugë Liang kishte parasysh se, meqenëse Meng Huo gëzonte prestigj të lartë dhe kishte influencë të gjerë në ato zona, nënshtrimi dhe kapitullimi i tij me dësirën e vet do të ishte shumë e dobishme për stabilizimin e vërtetë të zonave jugore; përndryshe, me vazhdimin e trazirave të fiseve të jugut, prapavija e perandorisë Shu nuk do të kishte qetësi. Kështu që, ai liroi Meng Huo, duke filluar një "luftë kundër zemrës".

Më pas, Meng Huo, duke prirë trupat e tij, luftoi edhe 5 herë të tjera me trupat e Zhugë Liangut, por pësoi disfatë çdo herë dhe u zu rob çdo herë. Megjithatë, Meng Huo ende nuk pajtohej me dështimin, duke bërë justifikimin se lloj-lloj faktorësh të papritur e shpënë atë në disfatë dhe në zënien rob. Kështu, Zhugë Liang e liroi edhe një herë. Meng Huo luftoi për herë të 7-të, por prapë u kap nga trupat e Zhugë Liangut. Kësaj here, ai pranoi më në fund se ishte i dobët në komandimin e forcave ushtarake në krahasim me Zhugë Liang, madje e falenderoi përzemërsisht për mosvrasjen, edhe pse ai u zu rob për 7 herët. Më tej, ai u betua se u nënshtrua dhe u bë njeri nën varësinë e Zhugë Liangut. Që nga ajo ditë, kishte qenë e sigurt paqja në prapavijën e peranorisë Shu.

"Lëshoj qëllimisht" është kyçi i përdorimit të taktikës "E lëshoj qëllimisht që ta nënshtroj përfundimisht". Zbatimi i kësaj taktike në praktikën reale është shumë e vështirë, sepse pakudesia sado e vogël mund të sjellë rezultatin e "lëshimit të tigrit të kthehet në mal", gjë që i lë kundërshtarit rastin e ikjes dhe të ripërtëritjes. Prandaj, përdorimi i kësaj taktike i kërkon vendim-marrësit që në radhë të parë të analizojë mirë dhe të gjykojë saktë gjendjen dhe pasataj të ndërmarrë veprimin e të luftojë për të korrur fitoren përfundimtare. (Zheng)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China