PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jinan.Shangdong
2010-11-29 10:59:00 cri komenti juaj Printoni

Quhet ndryshe: Qyteti i burimeve

Vendndodhja: Kryeqendra e provincës Shandong, në lindje të Kinës. Ai gjendet në qendër perëndim të provincës.
 

    Jinan është një qytet i lashtë kulturor, i njohur për burimet ujore. Në mbarë qytetin ndodhen 733 burime natyrore. Ndër to burimi Baotu, që është më i famshmi, është quajtur ndryshe edhe si "burimi i parë nën qiell" . Eksploratori Marko Polo pasi vizitoi Jinan e vlerësoi atë duke u shprehur se : "Burimi Baotu, Liqeni Daming dhe Mali ku janë gdhendur mijëra skulptura të Budës e zbukurojnë Jinanin si Qytet Kopshti." 
    Në Jinan e ka zanafillën edhe kultura Longshan, një prej tri kulturave antike kineze. Në zonën Chengziai të qytetit Jinan ka ende gjurmë të kulturës Longshan, që i përket neolitit të vonë në Kinë dhe vlerësohet në botë si përfaqësues i "veprave më të dalluara të qytetërimeve para 4 mijë vjetëve në Tokë".
    Jinani është vendi ku kanë dalë shumë personalitete të famshëm të historisë së Kinës, si themeluesi i mjekësisë tradicionale kineze Bian Que, shkrimtarët Li Qingzhao,Xin Qiji etj., poetë të famshëm, si Li Bai, Du Fu, Su Shi, Zeng Gong etj.
    Jinan ndodhet në udhëkryqin e hekurudhave kryesore. Nga ky qytet mund të shkosh me tren në Pekin e Shangai brenda 3 orëve.

1 2 3 4 5 6
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China