PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang Guoqing, zëdhënësi i ri i KKPPK-së nga RJK-ja
2016-03-09 15:35:27 CRI Komenti juaj Printoni

Çdo mars, sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe ai i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) përbëjnë një ngjarje të madhe dhe konferencat e shtypit gjatë dy sesioneve kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore. Këtë vit, konferencat e shtypit të sesionit vjetor të KKPPK-së janë drejtuar nga zëdhënësi i ri, Wang Guoqing.

"Do të përpiqem t'i sqaroj çeshtjet delikate "

"Nëse nuk cënoj sigurinë kombëtare dhe atë të përgjithshme, përse të mos flas?"

"Do të përpiqem t'u përgjigjem sa më shumë shqetësimeve të qytetarëve ."

Këto fjalë para hapjes së sesionit vjetor të KKPPK-së e vunë Wang Guoqing në fokusin e mediave kineze dhe të huaja.

Kush është Wang Guoqing? Si e drejtoi ai konferencën e shtypit të KKPPK-së? Në programin e sotëm do t'ju flas për zëdhënësin e 14-t të KKPPK-së, Wang Guoqing.

Gazetari veteran

Wang Guoqing e quan veten veteran në gazetari. Kjo është e saktë pasi ai merret me gazetari prej 40 vjetësh.

Në vitin 1975, i sapodiplomuar nga Fakulteti i Gjuhës Angleze i Institutit të Gjuhëve të Huaja të Shangait, Wang filloi punë në sektorin e gjuhës angleze në departamentin e transmetimeve në gjuhë të huaja pranë Drejtorisë Qendrore të Radio-Televizionit të Kinës. Më vonë, ky departament ndryshoi emrin në Radio e Jashtme e Kinës. Në vitin 1976, Wang shkoi për studime në Universitetin McGill të Kanadasë.

Pas kthimit nga Kanadaja në vitin 1978 ai punoi si gazetar dhe redaktor në sektorin e gjuhës angleze të Radios së Jashtme të Kinës (CRI), zëvendës-shef i sektorit, kryegazetar i Radios së Jashtme të Kinës në Uashington, këshilltar i drejtorit të Radios dhe nëndrejtor i radios.

Pas vitit 2000, Wang Guoqing punoi si nëndrejtor i Zyrës së Shtypit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës dhe më pas u emërua nëndrejtor i Komisionit të Punëve të Jashtme të KKPPK-së.

Në dhjetor të vitit 2015, në mbledhjen e 38-të presidiumit të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, Wang Guoqing u caktua si zëdhënsës i sesionit të 4-t të KKPPK-së të legjislaturës së 12-të.

Megjithëse kjo është hera e parë që Wang Guoqing punon si zëdhënës i KKPPK-së, ai njihet si një nga themeluesit e detyrës së zëdhënësit në Kinë. Kur ishte nëndrejtor i Zyrës së Shtypit të Këshillit të Shtetit, Kina sapo kishte krijuar sistemin e përhapjes së informacionit qeveritar dhe përgatitja e zëdhënësve të niveleve të ndryshme ishte një nga detyrat kryesore të Zyrës së Shtypit. Pas vitit 2003, kur ndodhën ngjarje të rëndësishme, ministrat u ftuan në konferencën e shtypit të Këshillit të Shtetit, të cilën e drejtoi Wang Guoqing.

Komiteti Kombëtar i KKPPK-së është pjesë e qeverisjes dhe e konsultimeve për punët shtetërore. Ai përbëhet nga këshilltarë politikë nga 34 qarqe, nga fusha të ndryshme të shtetit por dhe përfaqësues të qytetarëve. Si zëdhënësi i këtij organi, Wang përballet me probleme të ndryshme.

Mësohet se për konferencën e parë të shtypit në sesionin e këtij viti të KKPPK-së, 63 vjeçari Wang Guoqing është përgatitur që prej një muaji, duke punuar mbi 10 orë në ditë. Ai mblodhi mbi 1400 çeshtje për shqyrtim dhe dëgjoi prezantimin nga mbi 60 sektorë.

Analistët janë të mendimit se me përvojën e pasur në media, Wang është një njohës i mirë i saj. Ndërkohë, eksperienca në punët e jashtme i jep atij nivel të lartë politik, por dhe reagim të shpejtë në trajtimin profesional të problemeve të ndryshme.

E vlerëson veten me 60 pikë për paraqitjen e parë si zëdhënës

Në konferencën e parë për shtyp të sesionit të sivjetshëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, zëdhënësi Wang Guoqing iu përgjigj pyetjeve të 17 gazetarëve, duke përfshirë tema shumë delikate, si "rënia e fortë" e ekonomisë kineze, akuzat e vendeve perëndimore ndaj Kinës mbi të ashtuquajturin "militarizim" në Detin e Kinës Jugore, trazirat në Mong Kok të Hongkongut, lufta kundër korrupsionit, keqësimi i mjedisit të investimeve të huaja etj. Duke iu referuar shifrave si dhe fjalimeve të liderëve, përgjijet e Wang-ut ishin me shumë informacione dhe të duhurat.

Gjatë konferencës së parë për shtyp, Wang Guoqing tregoi 3 histori të shkurtra, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjë që bëri shumë përshtypje te përfaqësuesit e mediave.

Lidhur me veprimet jo të hijshme të disa turistëve kinezë jashtë vendit, Wang Guoqing tregoi këtë ngjarje:

"Fakulteti i Azisë Lindore i Universitetit Columbia është shumë i famshëm në qarqet amerikane të kinologjisë, por shumë pak njerëz e dinë se krijimi i fakultetit lidhet me një punëtor kinez në ShBA. Ky është i pari fakultet i gjuhës kineze në universitetet amerikane dhe sigurisht që nuk u krijua tërësisht me të ardhurat e këtij punëtori. Kjo ndodhi para mbi 100 vjetëve dhe emri i këtij punëtori kinez ishte Dean Lung. Pse ai propozoi të krijohej një fakultet i gjuhës kineze? Sepse ai dëshironte që amerikanët të njihin më mirë Kinën dhe kulturën kineze dhe për këtë ai i dhuroi Universitetit Columbia kursimet e gjithë jetës, 12 mijë dollarë. Kjo është një ngjarje mjaft prekëse." tha Wang Guoqing.

Ai shtoi se kinezët ngjajnë me një libër të trashë dhe çdo kinez është një faqe e gjallë e këtij libri. Pra, çdo kinez duhet të jetë i ndërgjegjshëm për ngritjen e imazhit të Kinës.

Historinë e dytë zëdhënësi Wang Guoqing e tregoi kur u pyet për ndihmat akorduar zonave të pakicave kombëtare, me synim shkëputjen nga varfëria. Ja se çfarë tregoi ai :

"Nuk e di a keni dëgjuar për "sëmundjen e ekinokokut"? Është një sëmundje parazitare, që u përhap gjerësisht në Kinë, në zonat blegtorale me klimë të ftohtë dhe të thatë. Për shkak të përqindjes së lartë të prekjes dhe të vdekshmërisë, ajo quhet edhe 'kanceri i krimbit". Kjo sëmundje ka penguar rëndë zhvillimin ekonomik të këtyre zonave dhe shumë familje ranë në varfëri. Vitin e kaluar, Komiteti Kombëtar i KKPPK-së organizoi vizita të anëtarëve të tij në krahinat Qinghai, Sichuan, Xinjiang dhe Ningxia për të parë nga afër punën për parandalimin dhe mjekimin e ekinokokut. Anëtarët e KKPPK-së vizituan një familje blegtorësh dhe jetuan bashkë me ta për të parë konkretisht gjendjen nëpërmjet inspektimit."

Wang Guoqing tha se Komiteti Kombëtar i KKPPK-së i ka kushtuar rëndësi të madhe zhvillimit të zonave të pakicave kombëtare dhe ka treguar vëmendje të veçantë për këto zona.

Historia e tretë ishte një përgjigje për keqkuptimin ndaj nismës "Një brez një rrugë". Wang Guoqing tha:

"Vitin e kaluar, Këshilli Ekonomik e Social i Kinës, i drejtuar nga Komiteti Kombëtar i KKPPK-së mori pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Kinë-ASEAN mbi Kapacitetin Prodhues, që u zhvillua në Xhakartë të Indonezisë. Përfaqësuesit që e morën fjalën në këtë forum ishin të mendimit se në kuadër të bashkëpunimit të kapacitetit prodhues, Kina dhe ASEAN-i kanë një bazë të mirë dhe potencial të madh. Ky bashkëpunim do të jetë në ndihmë të nxitjes së ristrukturimit të ekonomisë së vendeve të ASEAN-it dhe të zhvillimit të ekonomisë rajonale."

Wang Guoqing shtoi se Kina ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për kapacitetin prodhues me Kazakistanin, Egjiptin dhe mbi dhjetë vende të tjera, ndër to Kina dhe Kazakistani kanë zhvilluar bashkëpunim në kapacitetin prodhues në 52 objekte, me një vëllim të përgjithshëm prej 24 miliardë dollarësh.

Krahas qëndrimeve të hapura dhe të sinqerta, të dhënat konkrete dhe këto histori prekëse tregojnë mençurinë e Wang-ut. Ashtu siç tha vetë ai,

"Si zëdhënës i KKPPK-së, flas jo vetëm përpara mediave dhe publikut kinez, por i tregoj Kinën botës. Shpresoj se nëpërmjet shkëmbimeve me gazetarët të pasqyroj Kinën e vërtetë."

Meriton të përmendet se duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit që me sa pika vlerëson veten për paraqitjen si zëdhënës, ai me modesti e vlerësoi me 60 pikë, sepse kishte përgatitur shumë tema dhe nuk kishte patur kohë të mjaftueshme për gazetarët. "Nëse vazhdoj të flas, do të jetë një tjetër konferencë shtypi." tha Wang me humor. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China