PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Juani kinez forcohet pas garancive zyrtare për investuesit
2016-02-17 15:35:29 CRI Komenti juaj Printoni

Juani kinez forcohet pas garancive zyrtare për investuesit

Juani u forcua të hënën pasi guvernatori i bankës qendrore i siguroi investitorët se nuk ka vend për zhvlerësimin e monedhës.

Norma e referencës e juanit arriti në 6.4941 kundrejt dollarit amerikan në orën 19:00 të së hënës, duke shënuar një rritje prej 1.2 për qind që nga 5 shkurti, që shoi ditën e fundit të këmbimit përpara javës së pushimeve.

Rritja e juanit largoi shqetësimet e tregut dhe ndodhi pas komenteve të guvernatorit të Bankës Popullore të Kinës, Zhou Xiaochuan, në një intervistë për revistën "Caixin."

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës Zhou Xiaochuan tha se nuk ka bazë për zhvlerësimin e mëtejshëm të juanit. Shefi i bankës qendrore ndërkohë fajësoi pjesërisht spekulatorët e huaj për paqëndrueshmërinë e monedhës.

Ai tha se Kina do të mbajë një juan në thelb të qëndrueshëm kundrejt shportës së monedhave, duke lejuar paqëndrueshmëri më të madhe ndaj dollarit amerikan.

Përveç kësaj, guvernatori Zhou Xiaochuan sugjeroi se spekulatorët nuk duhet të lejohen të dominojnë ndjenjat e tregut në lidhje me rezervat valutore të Kinës, ndërsa shtoi se është krejt normale që rezervat të bien dhe të rriten.

Zhou tha se beson se reforma e këmbimit e juanit do të ndihmojë tregun të jetë më elastik në trajtimin e forcave spekulative.

Korrespodenti i CRI-së Bob Jones foli më herët me zotin Mike Bastin, Drejtor i Qendrës së Biznesit të Kinës me seli në Londër dhe fillimisht e pyeti në lidhje me reformën monedhës kineze RMB.

"Besoj se qeveria kineze bëri një deklaratë të fortë, duke nënvizuar se nuk do të tolerojë më (spekulantët) dhe do të ndërmarrë politika që do ta stabilizojnë monedhën dhe do ta menaxhojnë gjendjen. Ndaj ndërhyrja që ju përmendët dhe deklarata (e guvernatorit) më shumë se çdo gjë e bën shumë të qartë për tregjet në të gjithë botën së një gjë e tillë nuk mund të vazhdojë dhe unë besoj se kjo do të çojë monedhën kineze në një gjendje më qëndrueshme."

A është kjo një gjë pozitive apo mendon se ka ndonjë rrezik që vjen nga reforma monedhës?

"Unë mendoj se në përgjithësi kjo është pozitive. Le të jemi të ndërgjegjshëm. Padyshim që nuk do të këtë një liberalizim të menjëhershëm të ekonomisë kineze, do të ketë ulje dhe ngritje, do të ketë pak dhimbje gjatë rrugës. Gjithashtu mendoj se duhet të nënvizojmë faktin se monedha kineze nuk vepron e vetme, është gjithë ajo ekonomi botërore dhe janë një sërë faktorësh që ndikojnë dhe që sigurisht duhen marrë në konsideratë dhe ku qeveria kineze nuk ka kontroll mbi to."

Javën e kaluar bursat në të gjithë botën pësuan një rënie të thellë dhe shumë fajësuan Kinën për këtë, ndërkohë që tregu këtu në Kinë ishte i mbyllur për shkak të pushimeve të Vitit të Ri Hënor.

"Është e vështirë për të hedhur fajin në rastin e bursave. Çmimi i naftës, normat ekstremisht të ulëta të interesit në Perëndim, pra këta dy faktorë dhe i shtojmë kësaj dhe pasigurinë që ekziston kudo në Europë, ndaj ekonomia nuk është në një gjendje fort të mirë. Pra ka shumë faktorë negativë në ekonominë botërore, ndaj nuk është shkak vetëm fakti që ekonomia e Kinës po ngadalësohet, nga ana tjetër ekonomitë europiane nuk janë aq të forta ndaj ngrenë dhe shumë pikëpyetje mbi projektet europiane, pra siç e thashë ka shumë faktorë negativë dhe nuk është vetëm Kina."

Ajo që po shikojmë në bursat botërore, mendon se do të reflektohen edhe në bursën e Kinës sapo ato të hapen pas pushimeve?

"Besoj se po, mund të reflektohet. Por ka një rrymë pozitive në ekonominë europiane dhe atë amerikane. Kjo mund të shkaktojë probleme, por mendoj se ekonomia kineze do të reagojë drejt, pra do të vazhdojë të sigurojë një normë shumë të mirë rritjeje në krahasim me ekonominë të e tjera në zgjerim. Mendoj se është radha e ekonomive europiane dhe asaj amerikane për të ndihmuar në rritjen e ekonomisë botërore, pasi ka shumë vite që nuk e bëjnë këtë dhe Kina e ka pasur rolin udhëheqës për një kohë të gjatë."

Kompanitë e huaja mbeten besimplotë për të investuar në Kinë

Pavarësisht ngadalësimit ekonomik me të cilin po përballet Kina, shumica e kompanive të huaja mbeten ende besimplotë në tregun kinez dhe kanë treguar interes në rritje për të investuar në vend.

Raporti i korrespodentit të CRI-së Chris Luo Wen:

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kinë publikoi një raport së fundi ku tregon se mjedisi i biznesit në Kinë është duke u bërë më i ashpër për shkak të rritjes së kostove të punës dhe sfidat rregullatore të tilla si kontrollet online dhe hetimet për monopol.

Megjithatë, raporti tregon gjithashtu se Kina mbetet ndër tre vendet kryesore për të investuar dhe përparësi e 60 për qind e të anketuarve, ndërkohë 70 për qind e firmave mbajnë qëndrim pozitiv në lidhje me paraqitjen ekonomike të Kinës edhe në dy vitet e ardhshme.

Drejtori i Përgjithshëm zyrës së Pekinit i Organizatës së Tregtisë së Jashtme e Japonisë, Yoshihisa Tabata thotë se investimet japoneze në Kinë vijojnë rritjen.

"Ekonomia e Kinës është ngadalësuar. Por pak firma japoneze mendojnë se ky fakt ka ndonjë efekt negativ në tregun kinez. Ata besojnë se ngadalësimi ekonomik është normal nën gjendjen e "Normales së Re". Shumë kompani japoneze mendojnë se në klimën e tanishme ekonomike duhet të zgjerojnë bizneset e tyre në Kinë."

Kryetari i BVWM Kinës Michael Bosman ka drejtuar delegacionet gjermane të biznesit në Kinë për shumë vit dhe gjithashtu mban një qëndrim mjaft pozitiv për tregun kinez.

"Ne kemi një pasqyrë mjaft të mirë për tregun kinez. Sollën shtatë anëtarë dhe shumë delegacione nga Gjermania në Kinë, sepse duam t'u tregojmë kompanive tona mundësitë e Kinës në mënyrë që ata të sjellin investime nga Gjermania, që do të thotë Investime të Huaja Direkte për Kinën."

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Tregtisë të Kinës tregojnë se shuma e kapitalit të huaj e investuar arriti në mbi 126 miliardë dollarë vitin të kaluar, duke shënuar një rritje vjetore prej 6.4 për qind.

Të dhënat gjithashtu tregojnë një total prej 26,575 ndërmarrjesh të huaja u vendosën në mbarë Kinën vitin e kaluar, duke shënuar një rritje vjetore prej 12 për qind.

Tang Wenhong, kreu i Divizionit të Investimeve të Huaja pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës, thotë se investimet në tregun në zgjerim të shërbimeve dhe të teknologjisë së lartë të të Kinës vazhduan të rriten.

"Vitin e kaluar, përdorimi aktual i kapitalit të huaj në industrinë e shërbimit arriti në 477 miliardë juan, 17 për qind më shumë nga një vit më parë. Përdorimi aktual i kapitalit të huaj në prodhimin e pajisjeve të teknologjisë së lartë qëndroi në 58.35 miliardë juan, duke shënuar një rritje prej 9.5 për qind nga viti në vit."

Më parë këtë muaj, Kina lehtësoi kontrollet mbi investimin e Investitorëve të Huaj Institucionalë të Kualifikuar, si një mjet për të hapur më tej tregun vendas të kapitalit.

Sipas politikës së re, shuma e investimeve është subjekt i një tavani prej 5 miliardë dollarësh, nga një miliardë dollarë që ishte më herët.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China