PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Evropa përballë sfidës më të madhe të refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore
2016-01-01 18:51:49 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2015, Evropa priti valën më të madhe të refugjatëve, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, të cilët ndryshe nga e kaluara janë refugjatë nga zonat në konflikt në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Numri në rritje i refugjatëve jo vetëm ka shkaktuar probleme ekonomike dhe shoqërore për vendet europiane, por ka ngjallur dhe debate të ashpra brenda Bashkimit Evropian. Evropa po përballet me sfidën serioze të refugjatëve.

Në shtator të vitit 2015, fotoja me trupin e pajetë të 3 vjeçarit sirian Alan Kurdi në brigjet turke zuri faqen e parë të mediave kryesore botërore, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj krizës së refugjatëve në Evropë.

Për shkak të trazirës së vazhdueshme në Siri, Libi e rajone të tjera në Lindjen e Mesme e Afrikën Veriore, me përhapjen e organizatës ekstremiste "Shteti Islamik", shumë banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre. Evropa, gjeografikisht afër këtyre vendeve dhe me kushte të mira ekonomike dhe shoqërore u shndërrua në destinacionin e shumë refugjatëve.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, deri më 21 dhjetor numri i përgjithshëm i refugjatëve e emigrantëve që kanë mbërritur në nëpërmjet Detit Mesdhe apo rrugëve tokësore ka kaluar 1 milion, një shifër 5 herë më e lartë se në vitin 2014. Me hyrjen e paligjshme të refugjatëve në Evropë janë shënuar ngjarje të rënda si mbytje anijesh me pasojë vdekjen e shumë refugjatëve, njeri prej të cilëve ishte dhe refugjati i vogël sirian Alan Kurdi. Sipas staktistikave, vetëm në lindje të Mesdheut, çdo ditë kanë humbur jetën mesatarisht 7 refugjatë.

Mediat evropiane pothuajse çdo ditë raportojnë për vdekje refugjatësh, të cilët largohen nga vendet e tyre dhe asfiksohen në kamionë apo trena me destinacion Evropën.

Pas këtij fluksi refugjatësh që është më i madhi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, fillimisht reagimi e Bashkimit Evropian ishte i ngadalshëm dhe në nivel të ulët. Vendet anëtare bënin kritika të ndërsjellta dhe BE-ja hasej me vështirësinë e hartimit të një politike të përbashkët për përballimin e krizës. Në maj, Komisioni i Bashkimit Evropian shpalli sistemin e kuotës me shpresë që vendet e ndryshme të shpërdanin refugjatët sipas sipërfaqes, popullsisë, fuqisë ekonomike etj. Por propozimi u kundërshtua dhe bisedimet për këtë temë janë shtyrë herë pas here. Vendet pro ndarjes së kuotave të refugjatëve, të kryesuara nga Gjermania deklaruan mirëpritjen e refugjatëve sirianë, por pala opozitare me Britaninë dhe vendet e Evropës Lindore në krye, kundërshtoi me vendosmëri pranimin e refugjatëve.

Zv-dekani i Institutit Studimor të Marrëdhënieve Moderne Ndërkombëtare të Kinës Feng Zhongping është i mendimit se vala e refugjatëve është shndërruar në krizën e refugjatëve, që do të kërcënojë integrimin e Evropës:

"Numri i refugjatëve nuk është shkaku themelor i krizës së kësajhershme, por çeshtje kyçe përbën paqartësia për mënyrën e shpërndarjes së tyre ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Mosmarrëveshjet mes vendeve anëtare do të ushtrojnë ndikimin negativ mbi ekzistencën e Bashkimit Evropian dhe bazën e sistemit të Shengenit, kjo është sfida më e madhe e Bashkimit Evropian."

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha hapur se kriza e refugjatëve është më serioze se kriza e borxheve në Greqi, pasi prek tërë Evropën.

Pasi sulmeve terroriste të nëntorit në Paris, shumë evropianë kanë kuptuar se zgjidhja e konflikteve të armatosura në Siri etj. është kyçi i zgjidhjes së krizës së refugjatëve. Lidhur me këtë, Feng Zhongping u shpreh:

"Krahas goditjes kundër IS-it, zgjidhja e luftës civile në Siri është shumë urgjente për zgjidhjen e krizës së refugjatëve në Evropë. Tani Evropa po merr pjesë aktivisht në zgjidhjen politike të krizës siriane, sepse pa zgjidhur këto probleme, nuk mund të hiqen kërcënimet ndaj sigurisë së vet."

Megjithëse ekzistojnë mosmarrëveshje, Bashkimi Evropian nuk mund të shmangë krizën e refugjatëve. Për të zgjidhur krizën, Bashkimi Evropian ka zhvilluar disa samite dhe ka marrë masa si ndërtimi i më shumë qendrave të strehimit të refugjatëve, shpejtimi i regjistrimit e i pranimit të refugjatëve, riatdhesimi i refugjatëve që nuk përputhen me kushtet e strehimit etj. Tani Bashkimi Evropian nuk ka zgjidhje tjetër përveç përballjes me krizën e refugjatëve. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China