PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hua Daming, dashuria ime për Shqipërinë
2015-12-02 16:55:15 CRI Komenti juaj Printoni

Në programin e sotëm do të takohemi përsëri me zonjën Hua Daming, ish drejtore e Zyrës së pritjes së delegacioneve të huaja të Shangait. Ajo ka mirëpritur dhjetra liderë nga vende të ndryshme të botës gjatë punës së saj në këtë sektor. Zonja Hua është përkthyesja në kinezisht e këngës në filmin e njohur shqiptar "Ngadhnjim mbi vdekjen". Në takimin e parë me të, zonja Hua na foli për përvojën e saj si studente kineze në Shqipëri. Biseda jonë vazhdon me eksperiencën e saj të pasur 40 vjeçare në marrëdhëniet me jashtë.

Ndjekim intervistën e gazetares sonë Zhang Zhuo me zonjën Hua Daming.  

Gazetarja: Pas kthimit nga Shqipëria ishin pjesë e projekteve të ndihmës kineze për Shqipërinë. Çfarë kujtoni nga kjo periudhë?

Hua Daming: Për 3 vjet kam qenë pjesë e këtyre projekteve, nga marsi i vitit 1968 deri në marsin e vitit 1971. Në fund të viteve 60-të të shekullit të kaluar, përfunduan shumë projekte dhe kërkohej që teknikët shqiptarë do të punonin në fabrikat, që u ndërtuan nga Kina në Shqipëri. Në atë kohë rreth 70 shqiptarë kryen specializim në fabrika si ajo e qelqit etj. Punoja shumë në atë periudhë me përkthimet në gjuhën shqipe. Nga marsi i vitit 1968 deri në marsin e vitit 1971, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë ishin të mira dhe shumë delegacione shqiptare nga fusha e politikës, arteve, sporteve kanë vizituar Shangain. Gjatë kësaj periudhe kam përkthyer për delegacionet si dhe kam përkthyer filma shqiptarë, të shfaqura në Kinë.

Gazetarja: Filmat shqiptarë pëlqeheshin shumë nga publiku kinez i asaj kohe. Ju keni përkthyer disa prej tyre, si dhe këngën e filmit të njohur shqiptar "Ngadhnjim mbi vdekjen". Cilat janë kujtimet tuaja për to?

Hua Daming:Gjatë revolucionit kulturor ishin shumë të përhapur filmat shqiptarë, koreanoveriorë dhe vietnamezë. Qendra e prodhimit dhe përkthimit të filmit në Shangai kishte një grup përkthyesish në rusisht dhe frengjisht dhe ata luajtën një rol të rëndësishëm për përkthimin e filmave shqiptare. Në atë kohë mungonte përkthyesi i shqipes, ndaj nga pala kineze i kërkohej palës shqiptare që tekstin ta sillnin të përkthyer në rusisht ose frengjisht. Dublimi i një filmi në gjuhë të huaj realizohet me sukses kur përputhet mirë shqiptimi i aktorit me zërin e dubluesit të tij. Por teksti i përkthyer nga shqipja në rusisht apo frengjishtja dhe më pas i sjellë në kinezisht sillte moskoordinimin e duhur gjatë dubilimit të një filmi. Kur zyra e përkthimeve të filmave mësoi se në Zyrën e jashtme të Shangait punonte një përkthyese e gjuhës shqipe më njoftuan të jem pjesë e përkthimit. Kur tekstet nga pala shqiptare na vinin në shqip për mua ishte më e lehtë ti përktheja në kinezisht. Kujtoj se kam përkthyer në kinezisht filmin "Mëngjese lufte" për 2 ditë pasi nuk ishte shumë i vështirë.

Gazetarja: Ishte i vështirë përkthimi i filmave? Çfarë kujtoni nga kjo përvojë ?

Hua Daming: Nëse kisha tekstin në shqip nuk kisha vështirësi në përkthim. Kujtoj përkthimin e këngës në filmin "Ngadhnjim mbi vdekjen" e cila përsëritej disa herë gjatë kolonës zanore. Menduam se edhe kënga duhet të përkthehej në kinezisht. Specialistët e zyrës së përkthimit më thanë ta dëgjoja disa herë këngën për ta përkthyer sa më mirë. Arrita ta përktheja pas punës këmbëngulëse gjatë një nate. Sigurisht mund të kishte dhe ndonjë gabim të vogël. Po kështu edhe me filmin "Mëngjese lufte" apo "Cucën e maleve".  

Gazetarja: Di se Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Shangait ka patur dhe një kurs për mësimin e gjuhës shqipe. Cili ishte kontributi juaj në këtë kurs?

Hua Daming: Në vitet 70-të të shekullit të kaluar, Shangai luajti një rol të rëndësishëm në ndihmën e Kinës për Shqipërinë. Vetëm Kombinati Metalurgjik i Elbasanit dërgoi 400 punonjës të specializoheshin në Shangai ndërsa mbi 1mijë kinezë u përfshinë në këtë veprimtari. Në Shangai u mendua të përgatitej një grup kuadrosh njohës të gjuhës shqipe. Në fundin e viteve 70-të pas rifillimit të regjistrimit të studentëve nga sektorë të ndryshëm u hap dhe kursi i gjuhës shqipe pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Shangait. Pedagogu ishte përkthyesi i gjuhës rusepor takoheshim çdo javë për kursin e gjuhës shqipe dhe ai me shumë zell e përvetësoi atë e nisi të japë leksione për studentët. Një nga studentet e diplomuara në këtë kurs nisi punë në Zyrën e Jashtme të Shangait. Kam patur një bashkëpunim të mirë me të gjatë pritjes së delegacioneve. Por më vonë kursi nuk vazhdoi veprimtarinë e tij.

Gazetarja: Pas vitit 1996, disa udhëheqës shqiptarë kanë vizituar Shangain dhe ju keni qenë pjesë e stafit të pritjes së tyre. Cilat janë kujtimet tuaja të asaj periudhe ?

Hua Daming: Në janar të vitit 1996, ish presidenti Sali Berisha vizitoi Shangain. Di se ai ishte diplomuar për mjekësi në Universitetin e Tiranës dhe se jemi gati bashkëmoshatarë, madje kemi kryer në të njejtën periudhë studimet e larta. Këshilltari për politikën e jashtme i zotit Berisha më tha se kujtonte studentët kinezë në Shqipëri. E prita në aeroportin e Shangait zotin Berisha dhe delegacionin shqiptar me përshëndetjen "Tungjatjeta!". Ai u gëzua shumë dhe në mbrëmje gjatë darkës së shtruar nga zv-kryetari i Bashkisë së Shangait Xu Kuangdi vlerësoi faktin se në tokën kineze i kishin uruar mirëserdhjen shqip. Mendoj se ashtu si i gjithë populli kinez dhe banorët e Shangait kanë ndjenja miqësore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nënkryetari i Bashkisë së Shangait zoti Xu kishte mbaruar studimet për metalurgji në Shangai dhe foli gjatë takimit me ish presidentin Berisha për pjesmarrjen e tij në projektin e nxjerrjes së çelikut. Zoti Berisha e ftoi atë të vizitonte Shqipërinë por kjo vizitë nuk u realizua.

Gazetarja: Në vitin 2010 Shangai organizoi me sukses Ekspozitën Botërore dhe dy delegacione shqiptare ishin të pranishme. Një delegacion i drejtuar nga ministri i atëhershëm i bujqësisë Genc Ruli dhe delegacioni tjetër i kryesuar nga ish presidenti Bamir Topi. Keni ndonjë mbresë nga këto takime?

Hua Daming: Sigurisht. Si punonjëse e Zyrës së Jashtme të Shangait isha pjesë e pritjes së delegacioneve shqiptare, ndonëse puna ime në atë periudhë përfshinte dhe pritjen e 10 delegacioneve të tjera të huaja, si përshembull të ish presidentit amerikan James Carter. Shoqërova delegacionin e kryesuar nga ministri Ruli dhe punuam shumë për përgatitjen e pavijonit shqiptar në maj. Koordinova punën me Ambasadën e Kinës në Tiranë për pritjen e delegacionit shqiptar. Meqë fondet e Shqipërisë në atë periudhë nuk ishin të mëdha ne ofruam ndihmën tonë. Delegacionet u mirëpritën nga ana jonë dhe kam kryer detyrën time. Sigurisht që e dua Shqipërinë dhe në çdo rast kam dhënë kontributin tim për çeshtje të lidhura me të. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China